25 Prill 2024

28 nëntorin ta kremtojmë në mënyrë paqësore

Shkruar nga Donjetë Ahmetaj

Më kujtohet kur shkrimet e mia të para qenë për lirinë e vendit tim. Kurse tani, çuditërisht mua më kanë kapluar të njëjtat ndjesi sepse diçka e keqe po i ndodh Kosovës sonë.

Vendit i cili ndër vite u la me gjak e u shpërla me lot por, gjurmët i ruan akoma me besnikëri.

Atë të cilin si fidan e mbollën shumë gjenerata në tokën e plleshme të lirisë. Ku tash e sa vite, në vend se të kultivohej në kushtet më të mira ashtu siç vërtetë e meriton, atij po ia thyejnë degët vazhdimisht duke mos lënë dhe shumë shpresë për të ardhmen, duke e gllabëruar këtë liri nga vet kjo gjeneratë e duke mos lënë t\'i mbetet asgjë gjenerateve të reja, pos problematikave që do e kenë një fill të përbashkët.

O vendi im i mjerë!

Nga shpina jote e rrahur ndër vite, ende vazhdojnë të përfitojnë disa pretendent të \"qeverisjes së mirë\".

Madje tani duan të të rrudhin, ty floririn që me mund të gëzojmë sot.

Fqinji ynë i cili nuk e ka shembullin më të keq në botë me përkrahjen e gjetur nga qeveritarët eminent, sot duan të të copëtojnë me plot indinjatë duke përfituar nga lashtësia e një edukate të lartë dhe toleranca e popullit tënd.

Të krijuarit e një mini-shteti në shtetin tonë, do bëj që të jemi të mallkuar neve si gjeneratë për të gjitha kohërat.

Ne s\'kemi tokë për të falur me demarkacion!

E as hapësirë të tepërt për ta strukur armikun e përbetuar me Asociacion!

Andaj pikërisht më 28 nëntor në përvjetorin e rradhës së pavarësisë së trojeve shqiptare, ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që këtë ditë ta manifestojmë më me krenari se çdo vit tjetër, në mënyrë paqësore, duke i treguar çdokujt që neve për vendin tonë gjithmonë jemi në gatishmëri dhe dijmë t\'i mbrojmë me dinjitet vlerat e tij.

 /Autorja është nënkryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)