20 Prill 2024

Pse...!

Shkruar nga Kushtrim Gashi

Pse na duken 10 euro shumë kur i japim për bamirësi, ndërsa shumë pak, atëherë kur duam të shkojmë në ndonjë restaurant për të ngrenë drek!

Pse na duken që 3 orë lexim janë shume të gjata, kurse 3 orë për futboll shumë shpejt na kalojnë dhe ankohemi pse aq shpejt kaluan!

Pse na duket 1 orë shumë e gjatë kur dëgjojmë ndonjë ligjëratë arsimore, edukuese, shkencore apo fetare, ndërsa 2 orë në internet na duket që shumë shpejt kaluan!

Pse na duket shumë e vështir që të lexojmë diçka të dobishme, si psh. Për shkollë, universitet, shkencë, kulturë, fe, etj, kurse për VIP na duket shumë e lehtë dhe lexojmë me endje!

Pse lajmet që na servohen nga gazetat dhe portalet i pranojmë shumë me lehtësi dhe ju besojmë, ndërsa për atë që thotë shkenca apo feja bëjmë shumë pyetje dhe me më vështirësi e pranojmë!

Pse cilivizimin e matim me lakuriqësi dhe  bëjmë maratonë se cili nga ne do të jetë më i cilivizuar dhe rrjedhimisht me i lakuriqësuar, kurse edukimin dhe moralin e cilësojmë si primitivizëm!

Pse na duket 1 orë para TV-së shumë pak kur shikojmë seriale latino-amerikane dhe turke, ndërsa 1 orë na duket shumë e gjatë kur shikojmë ndonjë emision me karakter edukativ!

Pse na duket trend bashkëkohor të bashkëjetojmë dhe të ndahemi, kurse të martohemi dhe të krijojmë familje na duket anti bashkëkohore dhe relikt i vjetër!  

Pse na duken njerëzit që korruptohen dhe merren me krimin e organizuar të zot, ndërsa që të gjithë kërkojmë që këto dukuri ti luftojmë!

Pse numri i të diplomuarve të papunë shtohet, kurse ata pa diploma punojnë!

Pse plagjiatura nuk konsiderohet krim akademik, por zotësi akademike!

Pse mbizotëron më tepër testimi i kujtesës tek nxënësit, ndërsa nxitja e mendimit kritik nuk është në rend dite!

Pse shumë njerëz shkojnë kah të frynë era, duke ju folur njerëzve fjalë të mira kur takohet me ta, ndërsa pak me parë të tjerëve ju ka thënë të kundërtën!

Pse ju besojmë mashtruesve dhe gënjeshtarëve, kurse përgënjeshtrohet i vërteti!

Pse të gjithë thonë aspak nuk janë të rëndësishme parat, ndërsa të gjithë vrapojmë dhe bëjmë gjithçka po për para! 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)