28 Mars 2024

Bashkimi ekonomik i shqiptarve

Shkruar nga Lulzim A. Beqiri

Bashkimi ekonomik është detyrë për ne...

Bashkimi ekonomik  i shqiptarve është obligim për politikbërsit e të gjitha trojeve ku banojnë dhe jetojnë shqiptarët.

Nuk mjaftojnë vetëm mbledhjet e përbashkta të qeverive tona duhet të vëhen në praktik gjërat. Bashkimi ekonomik  do të thotë ndikimi i të gjitha forcave të shoqërisë në përmirësim të situatës ekonomike, sidomos të Kosovës dhe Shqipërisë, pa harruar edhe Luginen e Preshevës,  shqiptarët në Malin e zi dhe shqiptarët në Maqedoni e Qamëri.

Të jesh patriot në ekonomi do të thotë të kontribuosh në nxitjen e prodhimit vendor, të stimulosh kërkesën e brendshme për mallra dhe shërbime, të inkurajosh dhe të ndikosh në rritjen e eksporteve të cilat janë në nivel shumë të ulët në krahasim me importet sidomos në mes të Republikës së Kosovës dhe asajë të Shqipërisë, duke i bërë kështu mallrat tona më konkuruese. Këtë duhet ta bëjë para së gjithash qeveria dhe çdo sipërmarrës dhe qytetar i përgjegjshëm i vendit tonë.

Bashkimi i kapitalit të biznismenve kosovarë dhe atyre shqiptarë në mënyrë që të krijojnë korporata të mëdha dhe të jenë konkurent me ekonomin globale e me theks të veçantë me ekonomit e vendeve të rajonit.

Kosova dhe Shqipëria duhet urgjentishtë të fillojnë ti bashkojnë odat ekonomike, dhe të kenë një strategji të përbashkët të zhvillimit të shqipëtarëve kudo që ata jetojnë.

Partner kryesor tregtar janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me 40.6% për eksport dhe 41.5% për import, ndërsa vendet e CEFTA-s marrin pjesë me 28.5% për eksport dhe 31.8% për import. Përqindja më e madhe e eksportit ishte në Indi me (18.7%), Itali (12.6%),  Shqipëri (12.4%), Belgjikë (8.9%), Maqedoni (8.6%),  Serbi (3.2%), Mali i Zi  (2.8) etj.

Ndërkaq, sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga :

1.    Serbia (17.1%)
2.    Gjermania (10.2%) 
3.    Kina (9.5%)
4.     Italia (8.3%)
5.     Turqia (7.7)
6.    Shqipëria (7.2%)
7.    Maqedonia (4.9%) etj.

Partnerët tregtarë kryesorë të Kosovës në CEFTA mbesin vendet: Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia, vende të cilat kanë qenë si partnerë të rëndësishëm në importe dhe eksporte edhe gjatë periudhave të mëparshme.

Bashkimi i shqiptarve duhet të bëhet në të gjitha sferat si atë ekonomike, media, teknologji, turizëm etj.

 Sipas institutit INDEP Shqipëria është destinacioni më i rëndësishëm për eksportet e Kosovës, duke mbuluar mbi 13% të eksporteve të përgjithshme. Importet nga Shqipëria janë mbi dy herë më të larta se eksportet, por krahasuar me vendet tjera të rajonit, importet prej Shqipërisë janë ende në nivel të ulët.

 Karakteristikë kryesore e shkëmbimeve tregtare të Kosovës me Shqipërinë është rritja e tyre nga viti në vit, si në importe ashtu edhe në eksporte.

Duaje tënden

Qëllimi i kësaj fushate është që të vendosim këtë shenjë në çdo prodhim të vendit, në mënyrë që ato të identifikohen më lehtë nëpër dyqane dhe pika tjera të shitjes.

\"Duaje tënden\" është nismë e Lëvizjes VV, që ka për qëllim promovimin e prodhimeve të vendit, për ta nxitur zhvillimin ekonomik. Në ketë ditë kjo fushatë ka marr përmasa kombëtare.

Ashtu siç jemi patriot me rastin e ndeshjeve të futbollit duhet ta bartim edhe në sferen ekonomike ti duajm produktet tona.

Sot, në kohën e një krize të madhe globale, vendit tonë i duhet më shumë se kurrë ta zhvillojë ekonominë, t\'u sigurojë qytetarëve vende pune dhe mirëqenie sociale, duke i përkrahur prodhuesit e vendit.

Për vendet e vogla si Shqipëria dhe Kosova, promovimi i eksporteve është tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, gjë që reflektohet në krijim të vendeve të punës dhe mbi të gjitha në rritje ekonomike.

Rritja e eksporteve ndikon drejtpërdrejt në ngritjen e produktivitetit të kompanive dhe njëkohësisht është një shtytës shumë i mirë i krijimit të mundësive për specializim dhe ngritje të kualitetit të produkteve të ofruara.

Duke filluar nga viti 2008 e deri në fund të vitit 2014, në shkëmbimet tregtare, kryesisht, dominojnë metalet. Ne vitin 2008, vlera totale e eksporteve e shprehur në Neto Kg ishte 136,3 milion kg e cila arriti në 165,2 milion kg në fund të vitit 2014.

Në këtë interval vërejmë një rritje prej 21.22% në nivelin e përgjithshëm të eksporteve në mes të dy vendeve.

Pa bashkim ekonomik nuk ka bashkim kombëtarë ....

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)