28 Mars 2024

Plaçkitja që u bëhet konsumatorëve nga ana e KEDS-it

Shkruar nga Fatmir Kabashi


Plaçkitja & Padrejtësia që u bëhet konsumatorëve të Kosovës nga ana e KEDS-it në emër të shpenzimit, faturimit & pagesës së energjisë elektrike

- Vjedhja e TVSH-së duke mos lëshuar KUPON FISKAL;

- Tarifa fikse: 2.5 euro në emër të faturimit, shtypjes dhe shpërndarjes;

- Shkallët tarifore absurde të faturimit të shpenzimit (bllok tarifat);

- Njehsorët elektrik që regjistrojnë më shumë se shpenzimi real.

Sot, sikur edhe herëve të kaluara, shkova në sportelet e KEDS-it për të paguar energjinë elektrike, dhe e përmbusha obligimin tim në raport me borgjin që kisha ndaj furnizuesit me energji elektrike.

Sërish, sikur edhe tash e sa vjet prej se është privatizuar rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike, kompania monopoliste private për shpërndarjen e energjisë elektrike (KEDS alias KES-CO) vazhdon që si dëshmi të pagesës së energjisë elektrike në vend të KUPONIT FISKAL të lëshojënjë copë letër të thjeshtë që e nxjerrin nga shtypësi elektronik dhe e nënshkruajnë sikur me këmbë (pa ndonjë vulë, shenjë të mbrojtur holografike, apo diçka të ngjashme)!!!

Derisa edhe shitoret e thjeshta të perimeve tash e sa kohëlëshojnë kupon fiskal, kompania me qarkullimin financiar ndoshta më të madhin në shtetin e Kosovës, vazhdon tëmashtrojë dhe të plaçkitë qytetarët e Kosovës, duke mos u lëshuar kupon fiskal për pagesat e energjisë elektrike.

Sa për informim, KEDS alias KES-CO, të gjithë konsumatorëve ua faturon shpenzimin e energjisë elektrike duke e llogaritur edhe TVSH-në, gjë që nënkupton se KEDS-i e mbledh TVSH-në nga qytetaret, mirëpo si duket TVSH-në e mbledhur nga qytetarët nuk e kthen në buxhetin e shtetit, por e ndal për vete (ose e ndanë me dikë prej hajdutëve në pozita të larta vendim-marrëse të institucioneve publike!?).

Kësaj forme shumë të rëndë të plaçkitjes së qytetarëve të Kosovës duhet përfundimisht t\'i thuhet NDAL, dhe kompania në fjalë duhet të dënohet rëndë për këtë evazion fiskal që po ia shkakton buxhetit të shtetit të Kosovës.

Mos-lëshimi i kuponit fiskal nga ana e KEDS-it është shkelje e rëndë e Ligjit përkatës të ATK-së, në bazë të të cilit KEDS-i është i obliguar të pajiset me arka fiskale dhe të lëshojë kupon fiskal për secilën pagesë që realizohet nga konsumatorët.

KEDS alias KES-CO URGJENTISHT DUHET TË OBLIGOHEN TË LËSHOJNË KUPON FISKAL ME RASTIN E PAGESËS SË ENERGJISË ELEKTRIKE.

Tarifat fikse të KEDS-it që mbushin arkat private dhe varfërojnë konsumatorin

- KEDS-i aplikon tarifë fikse prej 2.50 Euro në muaj për secilin konsumator.

- KEDS-i ka rreth 480 mijë konsumatorë x 2.50 euro në muaj = 1.200,000 Euro në muaj.

- Brenda 1 viti: 12 muaj x 1.200,000 Euro = 14.400,000 Euro!!!

- Kompanitë turke “Limak & Çalik” kanë privatizuar rrjetin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike për VETËM 26.3 milionë euro!

- Sipas një kalkulimi shumë të thjeshtë rezulton që pronarët privat të KEDS-it (dyshohet se ka edhe mjaft aksionar nga Kosova në blerjen e KEDS-it!) për më pak se dy vite e kanë kthyer të gjithë investimin e privatizimit të tij, duke gjeneruar edhe fitim prej 2.5 milion €. Dmth. Për periudhën kohore: 2 vite x 14.400,000 € = 28,800,000 € vetëm nga tarifa fikse që e paguajnë konsumatorët.

Pothuajse askund në botë nuk ndodhë që për një periudhë kaq të shkurtër kohore të kthehet i gjithë investimi kapital për privatizimin e pasurisë publike dhe të realizohet edhe fitim.

Në anën tjetër, kohëpaskohe publikohen lajme në mjetet e informimit kinse KEDS-i investoi kaq mjete në riparimin e ndonjë trafostacioni, në instalimin e shtyllave dhe kabllove të reja, etj, kurse në fakt të gjitha këto investime po bëhen nga plaçkitja që i bëhet konsumatorit me tarifën fikse 2.5 €, me TVSH-në që vjelet nga konsumatori e nuk i paguhet shtetit, me njehësorët që regjistrojnë më shumë se shpenzimi real, dhe me shkallët tarifore absurde (bllok tarifat).

KEDS-i arsyetohet duke thënë se tarifa fikse mbulon kostot për leximin e njehsorit, shtypjen dhe shpërndarjen e faturës te konsumatorët! Maksimumi i një shpenzimi të tillë, edhe sikur të ekzistonte realisht nuk do të kalonte shumën prej 0.50 € për konsumator, duke e ditur faktin se e gjithë procedura e leximit, shtypjes dhe shpërndarjes së faturës kryhet me një vizitë të vetme nga ana e zyrtarit të KEDS-it në pronën e konsumatorit (aty lexohet, aty shtypet dhe aty shpërndahet fatura – pa bërë ndonjë shpenzim tjetër).

Rrjedhimisht, kjo është mashtrim dhe plaçkitje e popullit të Kosovës. Tarifa fikse prej 2.50 Euro është e papranueshme dhe urgjentisht duhet të heqet nga faturat e konsumatorëve!

Plaçka e konfirmuar që bëhet me njehsorët elektrik të KEDS-it

Pas shumë dyshimesh e spekulimesh, ishte konfirmuar se njehësorët elektrik të markës “Kohler” të instaluar nga KEDS-i regjistrojnë më shumë energji elektrike se që bëhet shpenzim real, me çka dëmtohen rëndë konsumatorët e energjisë elektrike.

Lidhur me këtë çështje, ishin bërë disa analiza dhe ekspertiza edhe  jashtë vendit, dhe resorët përkatës të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kishin nxjerrë vendim përmes të cilit kërkohej të ndërpritet instalimi i mëtejmë i njehsorëve elektrik përkatës.

Për të zbardhur çështjen e njehsorëve elektrik me defekte (Kohler, etj.) është thënë se po behën hetime nga ana e prokurorisë, mirëpo deri më sot nuk ka ndonjë transparencë të nevojshme nga prokuroria e shtetit, dhe as ndonjë vendim konkret për ngritjen e aktakuzës.

Çështja nuk bën të mbetet vetëm me kaq.

Duhet të kërkohet përgjegjësi penale nga zyrtarët e KEDS-it, dhe nga zyrtarët e MTI-së që kanë lejuar instalimin e rreth 25,000 njehsorëve të tillë elektrik me defekte.

Hapi tjetër duhet të jetë zëvendësimi i njehsorëve me defekte me njehsorë të rregullt, si edhe dëmshpërblimi i të gjithë atyre konsumatorëve që u është faturuar më shumë energji elektrike se që është shpenzuar në realitet.

Aplikimi shkallëve tarifore absurde (bllok tarifat) në faturimin e shpenzimit

Përderisa kostoja e prodhimit të 1 kvh të energjisë elektrike (të cilin e prodhon KEK-u – kompania publike) është i njëjtë sikur edhe kostoja e prodhimit të 10, 100, apo 1,000 kvh, nuk ka kurrfarë logjike që konsumatorit që shpenzon mbi 200, 400 apo 600 kvh t’i faturohen vlera më të larta financiare, duke aplikuar bllok tarifat, përmes të cilave përfiton vetëm KEDS-i (komponenta private në furnizimin e qytetarëve me energji elektrike), ndërsa të dëmtuar janë vetëm konsumatorët.

Ajo që duhet të bëjnë dhe për të cilën duhet të angazhohen instancat përkatëse është kujdesi, monitorimi dhe sanksionimi i keqpërdorimit të energjisë elektrike, mospagesa e shpenzimit, etj, por jo të ngarkohen konsumatorët me shkallët e bllok tarifave absurde, të cilat shkojnë vetëm dhe ekskluzivisht në interes të distibutorit privat.

Thëngjilli prej të cilit prodhohet energjia elektrike në Kosovë është pronë publike e popullit të Kosovës; kompania që e prodhon energjinë elektrike (KEK-u) është kompani publike; konsumatori që e shfrytëzon energjinë elektrike është qytetar i Kosovës; ndërsa, i vetmi në këtë mes që nuk është me status publik dhe as i Kosovës, e që përfiton ekskluzivisht nga shkallët e bllok tarifave absurde është distribucioni privat i energjisë elektrike (KEDS-i).

Ndokush mund të arsyetohet me faktin se shumica e punëtorëve të KEDS-it janë qytetarë të Kosovës, dhe një gjë e tillë dihet, mirëpo duhet të marrim parasysh faktin se të hyrat e gjeneruara nga shkallët e bllok tarifave nuk shkojnë në pagat dhe beneficionet tjera eventuale të punëtorëve të KEDS-it, por shkojnë ekskluzivisht në xhirollogarinë bankare të pronarëve të KEDS-it (Limak & Calik & Co...).

Konkluzione:

- Duhet të obligohet KEDS-i alias KES-CO të lëshojë KUPON FISKAL dhe TVSH-në e mbledhur nga konsumatorët ta paguaj në buxhetin e shtetit të Kosovës;

- Duhet të heqet TARIFA FIKSE në vlerë prej 2.50 euro nga faturat e konsumatorëve;

- Duhet të heqen bllok tarifat që shumëfishojnë shpenzimet e konsumatorit;

- Duhet të zëvendësohen njehsorët me defekte me njehsorë të rregullt dhe të dëmshpërblehen konsumatorët për mbifaturimin e paguar deri më tash.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)