29 Mars 2024

FAK-u në tavolinë apo në letër?

Islam Krasniqi


Problemet e shumta që po hasin lidershipi apo përfaqësuesit e popullit, po shkojnë  vetëm në dëm të Atdheut, mos përgatitja e liderëve që të marrin përgjegjësi për ti prirë karnavalit për ku jemi nisur drejt Bashkimit Evropian, po e shkatërrojnë të ardhmen dhe e njollosën të kaluarën që e kishim shumë të ndritshme.

Që nga  çlirimi i vendit që 16 vite Kosova nuk ka ushtri të vetën që do ti mbrojë kufijtë e saj, ushtrinë që patëm e çarmatosën dhe e transferuan në TMK-Trupat Mbrojtëse të Kosovës, pastaj prej TMK-së në FSK-Forca e Sigurisë së Kosovës.

Për transferimin e FSK-së në FAK-ë -Forca e Armatosur e Kosovë është dukë u diskutuar tash e dy vite, ku edhe një herë është sjellë në Kuvendin e Kosovës, por s’ka  pasur sukses sepse është futur në pako me disa projekte tjera, që nuk kanë qenë për të mirë të vendit, dhe s’ka mundur të kaloj.

Kur fuqitë e mëdha përgatitën çdo ditë e me shumë për luftë, ne ënde nuk kemi as ushtri. Fuqitë me të mëdha në botë apo me mirë të themi Shtetet me të fuqishme ekonomike dhe ushtarake, çdo ditë e me shumë shtyhen me prodhimin e teknologjisë ushtarake, e ne rrimë dhe presim si të mjerë së kur po na ndihmojnë Amerika apo BE-ja, e kur po na lejojnë serbet që ta transferojmë FSK-në në FAK.

Serbia s’do të na lejojë asnjë herë një gjë të tillë që Kosova të formojë Forcën e Armatosur të Kosovës dhe së serbet ende marrin urdhra apo janë të dirëktuar nga Beogradi.

Që të kalojë në Kuvend FAK-u serbet një herë kërkuan një batalion të vetën në pjesën veriore, tash të shohim se çfarë tjetër do të kërkojnë. Klasa politike e jona është futur në lumë pa ditur notë, pa e kuptuar thellësinë e ti, prandaj minoriteti serb po luan me ta si maca me miun.
Për formimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës si pikë e parë duhet të bëhen ndryshime kushtetuese , dhe kjo mund të bëhet vetëm edhe me pëlqimin e  minoritetit serb gjë që nuk do të ndodhë kurrë, sepse kemi ardhur në një situatë ku duhet pyetur Listën Serbe a do të kemi apo jo ushtri.

Po në rast se lista serbe pranon një gjë të tillë ajo do të kërkojë që Ushtria e Kosovës të mos ketë të drejt të lëvizë në pjesët e Kosovës ku janë të banuara të paktën 60% me serb.
Mos dituria e jonë e futi në lojë fatin e FAK-ut me listën Serbe, sepse bash nga ata që prej të cilëve duhet mbrojtur ne po kërkojmë leje.

Ka ardhur koha kur duhet të formohen Forcat e Armatosura të Kosovës, Ministria e Mbrojtjes, Mekanizmat mbrojtës në Kosovë dhe kompletimi institucional i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.
Po në rast së lista serbe e kundërshton transformimin nga FSK në FAK, atëherë  Qeveria duhet ta fuqizojë FSK-në ushtarakisht sepse edhe FSK është Ushtri.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)