26 Prill 2024

Çfarë mund të presësh nga një popull - që di vetëm të hesht?!!!

Faik KRASNIQI

Shkrimtari, publicisti, gazetari, eseisti dhe kritiku i madh anglez, George Orwell, para shumë dekadave , e jep një definicion shumë të mirë për popujt e shtypur dhe servilë: ‘’Një popull që zgjedh në krye të vendit njerëz të korruptuar, hajdutë, maskarenjë dhe tradhëtarë, nuk është viktimë! Por është bashkëpunëtorë i tyre’’!

E çfarë mund të presësh nga një popull, që më shumë i respekton kriminelët sesa intelektualët! Çfarë mund të presësh nga një popull, që nuk lexon! Çfarë mund të presësh nga një popull, që vrapon pas diplomave! Çfarë mund të presësh nga një popull, që pranon ta bëjë punën dhe profesionin e huaj!

Çfarë mund të presësh nga një popull, që fare nuk i intereson interesi i përgjithshëm i shtetit dhe i të gjithë qytetarëve të Kosovës! Çfarë mund të presësh nga një popull, që fare nuk i intereson as humbja e territorit të vendit të vetë, por as krijimi i ‘’Zajednicës’’ serbe!

Çfarë mund të presësh nga një popull, që nuk i intereson fare se më shumë se gjysma e popullatës janë të papunë e gjysma prej tyre jetojnë në varfëri të skajshme! Çfarë mund të presësh nga një popull, që nuk i intereson fare pse kemi një shtet të kapur nga mafia-politike! Çfarë mund të presësh nga një popull, që nuk i intereson fare që kemi një ekonomi të shkatërruar, nga këta kriminelë, banditë, mafiozë dhe rrugaçë të pushtetit! Çfarë mund të presësh nga një popull, që nuk i intereson fare që ky pushtet mafioz dhe kjo klasë politike, është e korruptuar, e kriminalizuar dhe e degraduar! Çfarë mund të presësh nga një popull, që tash e 16 vite lejon të udhëheqet nga këta politikanë kriminelë e mafiozë!

Çfarë mund të presësh nga një popull, që nuk i intereson fare se kush i ‘’edukon’’ fëmijët e tyre! Çfarë mund të presësh nga një popull, që di vetëm të hesht dhe kur vije koha e zgjedhjeve, del dhe i voton prapë këta politikanë kriminelë që ua shkatërruan shtetin, jetën e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre! Çfarë mund të presësh nga një popull, që di vetëm të ankohet dhe nuk e merrë guximin që t’i kundërvihet këtyre pushtetarëve kriminelë dhe mafiozë! Çfarë mund të presësh nga një popull, që lejon këta debila të politikës, t’i vrasin, t’i plaçkisin e të tallen me ta! Çfarë mund të presësh nga një popull, që kënaqet me lugën bosh!

Çfarë mund të presësh nga një popull, që e hanë sapunin për djathë! Çfarë mund të presësh nga një popull, që jeton me ëndrra, iluzione dhe shpresa të rrejshme!  Çfarë mund të presësh nga një popull, që vuan për bukën e gojës, e në anën tjetër shikon me sy se si këta politikanë vjedhin çdo ditë dhe jetojnë në superluks me paratë e tyre!

Çfarë mund të presësh nga një popull, që kënaqet duke i shikuar këta kriminelë duke ia vjedhur dhe plaçkitur paratë, pronën e gjithë pasurinë, me paratë e tij duke jetuar në superluks, e vetë në varfëri! Çfarë mund të presësh nga një popull, që i pëlqen skllavëria!

Çfarë mund të presësh nga një popull, që i pëlqen diktatura! Çfarë mund të presësh nga një popull, që nuk i pëlqen drejtësia, sepse nuk është mësuar të jetojë me ligje e rregulla, prandaj lejon që drejtësia të jetë e kapur nga mafio-politika dhe parapolitika!

Çfarë mund të presësh nga një popull, që nuk e bren ndërgjegja se një i afërm i tij, motra, vëllai, kushëriri, fqinji, miku, vuajnë pa bukë e pa një vend pune, e ai përmers lidhjeve të forta të politikës dhe lidhjeve nepotike, jo vetëm që ka punësuar vehtën në institucionet shtetërore, por gjithë familjen e tij të ngushtë!Çfarë mund të presësh nga një popull, që mbajnë të uzurpuara me mijëra vende të punës në institucionet shtetërore, e në anën tjetër kemi mbi gjysmën e popullatës janë të papunë!

Çfarë mund të presësh nga një popull, që lejon këta politikanë mafiozë, t\'i vjedhin paratë e fëmijëve të sëmurë nga leukemia dhe kanceri, të cilët në mungesë të mjeteve financiare, vdesin çdo ditë në spitalet e Kosovës! Çfarë mund të presësh nga një popull, që akoma vazhdon të bëjë sehir! Çfarë mund të presësh nga një popull, që kurrë nuk kërkon llogaridhënie, nga të zgjedhurit e tij! Çfarë mund të presësh nga një popull, që është mësuar dhe pajtuar me këtë gjendje të të rëndë!

Çfarë mund të presësh nga një popull të heshtur, frikacak dhe të ‘’vdekur’’! Çfarë mund të presësh nga një popull, që rri vetëm në gjumë! Çfarë mund të presësh nga një popull, që nuk i bën fare përshtypje se çfarë krime bëjnë krerët shtetërorë! Çfarë mund të presësh nga një popull, që i bën dy sytë ‘’qorr’’ dhe i mbyllë veshët, duke mos shikuar se çfarë po ndodh rreth tij!

Çfarë mund të presësh nga një popull, që i ofendon dhe shtyp viktimat e padrejtësisë, dhe i mbron xhelatët e tij! Çfarë mund të presësh nga një popull, që vazhdimisht gënjehet  nga njerëzit e njëjtë!

Çfarë mund të presësh nga një popull, që ka frikë nga politikanët, e në gjithë botën ndodh e kundërta, politikanët kanë frikë nga populli! Çfarë mund të presësh nga një popull, që nuk i intereson fare pse kemi një shëndetësi të sëmurë dhe arsim të degraduar!

Çfarë mund të presësh nga një popull, që i intereson vetëm interesi i tij personal dhe prapanica e vetë, se si përmes lidhjeve të forta të politikës dhe parapolitikës, dhe nepotizmit të çmendur, ta uzurpojnë një vend pune dhe të bëhen servil të këtij pushteti kriminal! A rregullohen punët me mendësinë e këtij populli, që di vetëm të hesht, të jetë servil i këtij pushteti kriminal dhe egoist i sëmurë?

Jo kurrën e kurrës! Falë këtij populli jemi në këtë gjendje të mjerueshme dhe të rëndë! Falë këtij populli kemi këtë pushtet mafioz dhe këta analfabetë! Falë këtij populli që i toleroi kaq gjatë këta banditë, kriminelë, mafiozë, rrugaçë e analfabetë në politikë, erdhi deri tek krijimi i \'\'Zajednicës\'\' serbe, na u gllabërua territori nga Maqedonia dhe Mali i Zi, na u shkatërrua ekonomia, drejtësia, arsimi dhe shëndetësia! Falë këtij populli po vuajmë të gjithë, dhe deri sa ky popull hesht dhe nuk vetëdijesohet që të organizohet kundër këtyre horrave dhe hienave të mafio-politikës, punët jo që nuk do të na përmisohen ndonjëherë, por problemet do të na thellohen dhe do të vuajmë akoma më keq, e në anën tjetër pasuria e këtyre kriminelëve, do të shkojë vetëm duke u shumëfishuar, për faj të këtij populli! Kur populli të ndryshojë, do të ndryshojë gjithçka për të mirë! Më në krye të shtetit s’do të kemi njerëz të korruptuar, hajdutë, mafiozë, kriminelë, banditë, çobanë, analfabetë, maskarenjë e tradhëtarë!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)