26 Prill 2024

Koalcioni PDK-LDK me ditë të numëruara

Shkruar nga Blerim Burjani

Koalicion i bërë për të kryer  disa punë ndërkombëtare dhe disa punë vendore sa të munden dhe deri ku të arrijnë ky është opinioni i ynë pse ekziston ky koalicion, pastaj  të pasurohen me tutje dhe të zgjidhin probleme personale.

Ende nuk po shohim ndryshime të duhura që do të kishin bërë që ne te ndihem pak me të relaksues. Premtimet për zhvillim ekonomik mbetën ende demagogji por asgjë ende realitet i prekshëm për të papunët.

Një gjë po dihet ky koalicion është  ndërtuar në parime dhe  interesa dhe konflikte në mes këtyre dy partive. 

Për shtetin ky koalicion është thënë është shpëtimi kur s’ka më mirë, kështu edhe duket te jetë.

Koalicioni do të funksionoj për të zgjidhë probleme dhe obligimet ndërkombëtare të marra nga bashkësia ndërkombëtare, këta edhe nuk mund të zgjidhin as zgjedhën qysh donë vet, por qysh të thonë ndërkombëtaret, ajo çka duket më se shumti publikisht - ky koalicion përkrahet më së shumti nga Gjermania dhe SHBA.

Ky koalicion do të bëjë përpjekje të zbatojë disa kërkesa ndërkombëtare dhe se fati i këtij koalicioni është i pa dijshëm dhe nuk dihet deri kur mund të funksionojë.

Megjithatë ky koalicion e ka nda dhe po e ndan pushtetin ne mes veti për mrekulli, borde, ambasada, ministra të gjitha po shkojnë në parametrat e menduar, edhe pse realisht LDK nuk vetët për  politika të larta, të cilët i kryen Hashimi edhe pa e pyet fare Isën.

Isa duket i kënaqur që është kryeministër, ky i fundit i bindi në mënyrë komuniste LDK se ai është zgjidhja me e mirë për LDK që ai te jetë dhe lider partie, dështime po të shumta ky Isa po kërkohej për inati ë PDK duhet ai të fitojë në zgjedhje të LDK, ky subjekt e ka të vështirë shumë,  sepse me inate pushteti nuk mbahet e më së paku mund të qëndroj në kurriz të elektoratit  te vet , ende ky subjekt është i për gjumosur që nga vitet ’90 , nuk mbahet partia me ëndrra të vjetra dhe me krijime mitesh për njerëzit kjo  kohë nuk është feudalizëm,edhe pse realisht politikisht Kosova është në pozita të sistemit feudal , feudalizmi kishte monark,  këta sot kanë liderë.

Struktura politike mitologjike  të thurura  për qytetarët , janë disa te vjetër dhe pensionist në LDK që ende jetojnë ne periudhën e viteve ‘70 dhe ’90, pa tentative fare të ndryshimeve të brendshme. Koalicioni PDK dhe LDK ka detyrat e qarta themelimin e gjykatës speciale, themelimin e FAK, liberalizimin e vizave ,faljen e borxheve  të qytetarëve,  si relaksim  se është me lehtë kjo se më bërë se  ndonjë zhvillim ekonomik dhe me sjellë investitor të huaj.

Premtime të vogla si dhe përpjekje që të bëhet një strategji ekonomike e shtetit, e vështirë se për strategji të qëndrueshme duhet partitë te  merren vesh  ne koalicion që të zgjatë një periudhë me e gjatë e  zhvillimit dhe zbatimit të strategjisë, besimi i Isës është në strukturat dhe asistentet e dikurshëm të tij në RINIVEST që e udhëheqin tani ,e kam një përshtypje se shteti ynë s’ka pas asnjëherë ekonomistë të mirëfilltë   por demagogë dhe politikanë se ky i fundit është zanati me i lehtë më krye, njëherë fillojnë me fol për ekonomi kur e shohin se s’kanë kapacitet atëherë dalin e merren me politik, këta njerëz shëndrrohen në cirkus mediatik. kur të i pshtjellën politikanëve në punën e tyre , apo atyre që merren me lidership.

Sidoqoftë k koalicion  ditët mund ti ketë të numëruar as ata vet nuk e din sa  do të  qëndrojnë edhe një realitet tjetër ky koalicion ka edhe njerëz të shoqërisë civile të cilët kanë marr obligime me i mbajt për sa të rrok , kur se rrok më me shkua ne zgjedhje.  

Është thënë të bëhet riformatizimi  i kësaj qeverie , çfarë reforme qeveritare me  këta njërës , këta i kanë bërë 21 ministri me u kënaq  me privilegje, mos kësaj here po e bëjnë  reduktimin e ministrive të shumta , ko vështirë mund t ë ndodhë edhe pse kishim pas dëshirë të kursehen para nga këta njerëz jo punëtor por përfitues nga politika.

Shteti mund të shkojë në zgjedhje pasit i përmbush obligimet e bëra ndërkombëtare për ti organizuar zgjedhjet  sërish ,edhe pse realisht nëse qytetarët i votojnë këto parti që janë pjesë përbërëse të kuvendit të sotëm është e kotë , pra mbetet gjendje e mjerë njëjtë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)