29 Mars 2024

Ardhja e mërgimtarëve sjell ringjallje financiare

Shkruar nga Lulzim A. Beqiri

Fal mërgimtarëve ekonomia e Republikës së Kosovës këtë verë pritet ti fitojë rreth 700 milion euro, nga numri i madh i qytetarëve që jetojnë dhe veprojnë  jashtë shtetit.

Paratë e remitencave që qytetarët e Kosovës i marrin nga të afërmit e tyre që gjinden jashtë vendit paraqesin një aspekt të rëndësishëm në mirëqenien dhe uljen e varfërisë.

Shumë familje kosovare varen nga dërgimi i parave nga jashtë duke financuar për ushqim, veshmbathje, shkollim etj.

Rritja e remitencave është lajm i mirëpritur nga qytetarët pasi pothuajse çdo familje ka një anëtar të saj jashtë vendit, duke pas parasysh gjendjen e vështirë ekonomike rritja e remitencave ndikon dukshëm në përmirësimin e jetesës së qytetarëve kosovarë.

Remitencat janë burim i pa kontestueshëm në zhvillimin ekonomik dhe se remitencat e kanë mbajtur Kosovën duke filluar nga vitet e 80-ta, kur pushtuesi Serb fillojë represionin mbi qytetarët e Kosovës.
Varfëria mbetet problem në Kosovë. Bazuar në raportet e UNDP‐së, niveli i papunësisë në Kosovë është rreth 43% kur 34% e njerëzve jetojnë në varfëri me më pak se 1,41 euro në ditë. 18%  jetojnë në varfëri të skajshme me më pak se 94 euro cent në ditë.

Numri i hyrjeve të reja në tregun e punës është shumë i lartë në krahasim me vendet në rajon. Vlerësohet se numri i të rinjve që hyjnë çdo vit në tregun e punës është i tillë që kërkohet së paku një rritje reale ekonomike prej 7.0% vetëm për të filluar absorbimi i këtyre hyrjeve të reja dhe për të kontribuar në uljen e numrit të madh ekzistues të të papunëve.

Bazuar në raportet e Bankës Botërore, një pjesë e madhe e progresit ekonomik të kohëve të fundit ka qenë i bazuar në ndihmën e donatorëve dhe remitencat, të cilat nuk mund të jenë bazë për strategji të qëndrueshme ekonomike.

Importi është 10 herë më i madh sesa eksporti, shumica e këtyre parave nuk do të qëndrojnë gjatë në Kosovë, 18.4% të importit e përbëjnë produktet minerale, 13.0% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 11.8% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 8.7% produkte të industrisë kimike, 8.2% metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 6.6% produktet bimore, 6.1% mjetet e transportit, 5.4% plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre etj.

 Ndërsa  sipas të dhënave ASK ( Agjencia e Statistikave të Kosovës) përqindja më e madhe e importit është nga Serbia (17.1%), Kina (9.5%) etj.

Dyqanet dhe restauranet janë përplot mergimtar, ato kanë zgjatur orarin e punës deri në orët e vona të mesnatës, kudo shef targa të makinave nga shtete të ndryshme të botës, laramani e veturave, Bmw, Porsche. Mercedes, Golf. Shkalla e papunësisë në Kosovë është rekorde, gjatë sezonit të verës ka një rënje të papunësisë pasi një numër i madh gjejnë punë në restaurane dhe hotele.

Ndërtimtaria, restaurantet, tekstili janë më të preferuarat e qytetarve kosovarë në mergim, sipas shumë analizave nga Shoqata e Ndërtimtarëve blerja e banesave ka shënuar rritje për rreth 70% gjatë sezonit verorë.

Më saktësisht për 10 vite mërgimtarët kanë dërguar në Kosovë 5 miliardë e 347 milionë e 800 mijë.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)