19 Prill 2024

Krimi ndërkombëtar në drejtësinë vendore

Shkruar nga Islam Krasniqi

Ditët ecin, javët, muajt dhe vitet s’kanë të ndalur, pa drejtësitë vazhdojnë, çlirimtarët rrinë nëpër qeli të mbyllur sikur egërsira që i frikësojnë edhe zogjet në qiell. Misionet ndërkombëtare erdhën që ta ndihmojnë drejtësinë tonë, por  jo që e ndihmuan por e thelluan, e shkatërruan, burgosën çlirimtarët vetëm e vetëm që ta njollosim luftën tonë të pasur çlirimtare.

Rasti Kiçina-Ramadani një telenovelë e shkruar nga Serbia, e korrigjuar nga vendoret dhe e luajtur nga ndërkombëtarët, që e masakrojnë drejtësinë, ku edhe vulosët kurora e turpit të (pa) drejtësisë.  Misioni i Eulex-it i lidhur dhe i ndikuar nga politika e Beogradit na jep të kuptojmë se çka janë në gjendje ti bëjnë këtij popullit, çfarë drejtësie i kanë sjellë deri me tani këta njerëz, ndërsa instutucionet tona po heshtin edhe pse pothuajse janë përgjegjëse dhe bashkëfajtore.

Kur do të zgjohet ky popull nga gjumi dhe të ju thotë stop padrejtësive, dhe të marrë vetë timonin në dorë që ta ve drejtësinë në binar, e jo me  deklarata të udbashave e shpiunave si Fadil Suleviqi, të merren vendime errorr në drejtësi.

Misioni i Bashkimit Evropian \"EULEX\", erdhi për sundimin e ligjit në vendin tonë, por e  kapi nga bishti drejtësinë dhe e shtrembëroj atë duke bërë lojë me drejtësinë sikur Tomy and Jery dhe e fundosi nenë dhe.

Ku janë vëllezërit Ramadani e Kiçina, ku është Arsimi e Burimi, Arbeni e Jetoni, a nuk është turp për gjyqësorin tonë të marrë vendime sikur në politik, çfar matematike përdorën në gjykimin e këtyre trimave, ish-pjesëtarë të UÇK-së , apo sikur në politik \"zero prova, zero fakte, Minus (-) dëshmitarë e barabartë me 110 vite burg.

Këtë persona për çka luftuan? të gëzojnë Lirin, apo të vuajnë nga padrejtësitë që ju montuan nga mafia ndërkombëtare për ti fshehur kryesit e vërtet te krimit.
Në bazë të deklaratave të të pandehurve dhe avokatëve të tyre, ata ishin dënuar vetëm sipas dëshmisë së një dëshmitari të mitur pa prezencën e Avokatit të tij mbrojtës, apo një kujdestari, i cili filloi bashkëpunimin me prokurorinë si dëshmitar e përfundoi si i akuzuar dhe me pas edhe i dënuar

Maurizio Salustro kishte takuar dëshmitarin Blerim Kiçina i cili në kohën ku akuzoheshin ishte i mitur dhe i\'u kanë shkelur të gjitha të drejtat si i mitur. Salustro gjatë bisedës me Blerim Kiçinen kishte thënë se n\'ket lëndë ka shumë ndërhyrje nga \"shefat\" e ti te Eulex-it dhe nga vendoret qe kjo lënd të mbyllet duke dënuar katër personat që gjinden sot e 13 vite në burg. Salustro në ketë takim kishte thënë se ky kompromis ishte nxjerr me dijeninë e Johakim Ryker dhe disa vendoreve qe abuzojnë me drejtësinë për interesa të tyre personale.

Dan Urban, ish shef i zyrës së prokurorisë së UNMIK-ut në vendin tonë, në dasmën e gazetarit Milaim Zeka thotë se “ Këta persona janë plotësisht të pafajshëm. Ne e dimë kush i ka vrarë familjën Hajra, por nuk i tregojmë”. Ketë e konfirmon edhe ish ministri i drejtësisë Jonuz Salihaj, i cili ishte i pranishëm në ketë dasmë dhe e kishte dëgjuar me veshët e  tij.

Po e  harrojmë sloganin që çdo ditë e shohim neper mediat elektronike dhe të shkruara së askush nuk është i paprekshëm, askush nuk është mbi ligjin, por nuk po mund të dimë se për cilin ligj flitet.

Gjithashtu Milaim Zeka kishte siguruar edhe një dokument nga ndërkombëtaret, ku në vitin 2007 rekomandohej të rikthehet rasti “Kiçina” në rigjykim ama dikush e ndaloj dhe rasti nuk u kthye në rigjykim, mos harrojmë të cekim edhe ish prokuroren e EULEX-it Maria Bamieh, e cila zbulojë aferat korruptive brenda vet EULEX-it, në një përgjigje me shkrim dërguar vëllait të Arsim dhe Burim Ramadanit, deklaron se ka pasur interesim që të merrej me rastin “Kiçina”, por nuk i ishte lejuar nga shefi i saj, Jonata Ratel.

U dënuan me urdhra,jo me fakte e prova, Institucionet e shtetit tonë duhet te ndalin këtë krim ndaj këtyre ish pjesëtarëve të UÇK-së.

Për ketë krim të kryer janë zhdukur të gjitha provat materiale si në polici ashtu edhe në prokurori, e terë aktakuza ishte ndërtuar në bazë të një dëshmie të rrejshme.

Rasti “Kiçina-Ramadani” u debatua edhe në parlamentin e Kosovës në seancën e 15 marsit të vitit 2013, por pa ndonjë rezultat.

Të gjithë në politik arsyetohen që të mos përzihemi në punët e drejtësisë, sepse i kemi të ndara, ama që ta masakrojnë drejtësinë, i bien shabllon dhe nxjerrin vendime ku i dëmtojnë qytetaret e  R. së Kosovës s’ka rendësi ajo!, çfarë është kjo, a dëshirojmë të ndërtojmë një shtet të së drejtës, ku sundon ligji dhe demokracia, duhet ti thuash stop, ndalu me këto punë të pista dhe ik atje ku e ke mësuar dhe mos e turpëroni vendin që ju ka dërguar në vendin tonë, ju njerëz me mendje të prishur të misioneve ndërkombëtare.


Pavarësia e gjyqtarëve dhe gjykatave është një nga parimet themelore të një shteti demokratik, gjithashtu është i ndarë dhe i pavarur nga pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv,  Mirëpo sistemi i drejtësisë, \"prokuroria dhe gjyqësia\" kanë dështuar dhe kjo vjenë si pasojë e klasës politike kosovare e cila nuk u tregua e gatshme dhe e aftë ta krijonte një sistem të pavarur të drejtësisë në interes të popullit dhe vendit.

Po e  përfundoj me  një thënie të Sami Frasherit -\"Kalbën njerëzit e ndershëm, atje ku lartësohen kriminelet\"

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)