25 Prill 2024

Dështimet nuk mund te quhen suksese

Shkruar nga Shyqiri Bytyqi

Në konferencën e parë për shtyp te Kryeministrit I shoqëruar edhe nga Ministri Hoti, ju dha një rendësi e theksuar te arriturat ne fushën fiskale si mbështetës te forte te zhvillimit ekonomik.

Ne ketë konference si dy te arritura te mëdha u konsideruar miratimi I te ashtuquajturës pako fiskale me theks te veçanet përshkallëzimi I TVSH-se si dhe miratimi I Ligjit për faljen e borxheve.

Ne fakte si një qytetare I Kosove do te doja realisht te dëgjoja gjera tjera konkret te Qeveris ne rrugën drejt përmisimit te zhvillimit ekonomike te vendit, gjera për te cilat do te besonte dhe pajtohej edhe vet Kryeministri dhe Ministri I financave si dy njohës te mire te fushës ekonomike.

Qeveria e quan një te arritur te madhe te përshkallëzimit te TVSh si një lehtësim për te ber biznes  si dhe lehtësim te jetesë se qytetari sepse për disa artikuj elementare qenka ulur norma e TVSH nga 16% ne  8%.

 Por cili është implikimi I vërtet e këtij ndryshim ne Ligjin e  TVSh te cilin implikim zyrtaret qeveritare e kane te qartë pavarësisht qe për opinion po e prezantojnë  ndryshe  ndërsa qytetaret do te ndjen pasoja e këtyre implikimeve me vone:

E kemi thënë edhe ne prononcimet tjera ne mënyrë te detajuar ndikimin e përshkallëzimit te TVSh-se ne formën siç është bere, rritja e normës se TVSH për shumicën e artikujve nga 16% ne 18%, si dhe disa artikuj elementare nga 0 TVSH ne 8% TVSH, Qeveria e Kosovës do te arrije te vjele me shume TVSH rreth 55 milion, ndërsa ulja e shkalles se TVSH për disa artikuj elementare nga 16% ne 8%, do te ketë zvogëlim ne vjeljen e TVSH-se për 15 milion, pra qytetare te nderuar ju pas një kohe relativisht te shkurtër do ta ndjeni koston e rreth 40 milion EUR me shume si efekt I ndryshimit te ligjit te TVSH-se.

Pika e dytë si sukses I arritur ne këtë konference na qenka Ligji për “Faljen e Borxheve” ne veçanti falja e borxheve fiskale  për biznese deri me 31.12 2008 si dhe ndëshkimet dhe interesi për periudhën 2009-2014.

Kjo falje e borxheve fiskale nuk është asgjë me shume sesa tendenca qe një dështim ne te kaluarën me përkthye si sukses ne te tashmen sepse ne fakte këtu nuk kemi te bëjmë me faljen e detyrimeve tatimore deri ne fundin e vitit 2008 sepse koto borxhe tashme janë bere   ligjërisht te pa mbledhshme  për Qeverinë. Bazuar ne Ligjin Nr. 03/L-222 Për Procedurat dhe Administratën Tatimore përkatësisht neni 33 pika  12.

Barra tatimore e përshkruar në paragrafin 1. të këtij neni përfundon gjashtë (6) vite nga data e vlerësimit dhe obligimi tatimor më nuk do të jetë i mbledhshëm pas asaj date.

 Do te ishte shume me e drejt qe qeveria ne vende te një komisioni për faljen e borxheve tashme te falura nga vete ligji te bënte një analize te këtyre borxhlinjve, kush janë këto biznese, pse është tolerua kjo mos pagës për një periudhe kaq te gjate ku ligji e obligon Administratën Tatimore qe te merr te gjitha masat për mbledhjen e detyrimit tatimor brenda periudhës 6 vjeçare.

Pikërisht neni 33 pika 1 e ligjit te lartcekur e obligon Administratën tatimore qe brenda 10 ditëve nga data e krijimit te një obligimi tatimore te merr masa për mbledhjen  e këtij borxhi.

Po ashtu veprimi dyte  ne këtë Ligj qe ka te bej me faljen e ndëshkimeve dhe interesi për vitet 2009-2014 krijon një mos barazi tek bizneset apo te themi me thjeshte kompanitë qe janë te rregullta ne pagesën e tatimeve goditen sepse shume biznese për shkak te problemeve financiare kohe pas kohe për këtë periudhe kane paguar me miliona ndëshkime dhe interes ne vonës te pagesave, ndërsa biznese e pa disiplinuara ju falen këto ndëshkime nga Qeveria.

Kjo do te thotë goditi te mirët sepse duhet mbrojtur te përkëdhelurit (kqinjet), ne vend qe te krijohen lehtësira për pagesa vullnetare te tatimeve.

Linde pyetje me këtë Ligj te faljeve te borxheve dhe ndëshkimeve a po krijohet një konkurrence e pa ndershme ne treg me vetëdije apo pa vetëdije te Qeverise.

Ne funde do ti beja një kërkesë Qeveris qe  fillimisht te del me një liste publike për te gjitha bizneset qe ju falet borxhi tatimore dhe dy pas tre muajve te na jep një analizë te ndikimit te këtyre pakove fiskale ne zhvillimin ekonomik te vendit.

I mirëpresim rezultatet pozitive!

/Autori është anëtar i Kryesisë së NISMA-s për Kosovën/



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)