28 Mars 2024

Gjykata Speciale me dëshirë a më zor

Shkruar nga Blerim Burjani

Ngërçi që ka kapluar jo vetëm institucionet vendore por edhe ato ndërkombëtare ndaj përpjekjeve të gjitha këtyre për të themeluar një gjykatë  speciale me “zor”, i pëlqej kujt si pëlqej, u dukë absurd, apo jo absurdë,  të gjithë pra edhe bashkësia ndërkombëtare u qua në këmbë më themeluar dhoma të veçanta për të ndjek persona të dyshuar për trafikim me organe gjatë luftës në Kosovë.

Ka politikanë  që themelimin e  kësaj gjykate e quajnë tradhti ndaj bashkë luftëtarëve e disa e quajnë drejtësi.

Përderisa bashkësia ndërkombëtare vazhdon me fol pa ndal, se kjo nuk është gjykatë që merret me shantazhe dhe injorim apo zhvlerësimin te luftës së bërë nga kosovarët por me te supozuarit e veprimeve individuale te tyre.

Një valë e pakëndshme e ka kapluar një  pjesë të disa njerëzve të PDK-së, përderisa ka ide një me të ndryshme prej asaj se ky koalicion nuk është serioz në këtë temë  dhe stopues,  e deri të ajo që ky koalicion po ballafaqohet me të me të padëgjueshmit brenda subjektit politik.

LDK në këtë temë duket komod edhe pse duken të pakënaqur që gjykata nuk do të trajtoj rastet e pas luftës, por vazhdojnë të shohin si shpresë të tyre të hakmarrjes ndoshta edhe politike ndaj rivalitetit kryesor të saj në politiken shtetërore të vendit,  edhe pse bashkë janë bërë” ujku  e dhia” për të udhëhequr shtetin ne momente krize që ishte vitin e kaluar me ngërç politik artificial, dhe mos gatishmëri për bashkëpunim me PDK fituese, e që kishte edhe veprime anti-kushtetuese  të asaj opozite atëherë.

Njëherë kishim ngërç për  “qefin” se kush do të udhëheq me shtetin e tash kemi ngërç edhe me faktorin ndërkombëtar ,jemi bërë njerëz ngërç me të gjithë edhe me miqtë tanë ,e  të cilët gjithnjë e me tepër po shqetësohen dhe po  mendohen  çka është ky veprim i këtyre njerëzve?.

Bashkësia ndërkombëtare për  këtë temë është marr vesh me kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e parë të vendit , dhe ata kanë premtuar, por se këto premtime nuk janë parazgjedhore po shihen kanë dal ”kapuç me mangë”, s’ka gjë njëherë prej premtimeve  të bëra por ka  zbavitje me temën e themelimit të kësaj gjykate.

Themelimi i kësaj gjykate është bërë politikë ndërkombëtarë,  realisht askush nuk din në Kosovë ekzakt pse u  vendos që prej një raport të Këshillit të Evropës të themelohet një gjykatë?

Ka pas ide të ndryshme se kjo po themelohet për shkak neglizhencës së qeverisjes vendore për krimet e dyshuara nga një raport ndërkombëtar, për shkak se vendoret nuk kishin asnjë informatë që te ketë mundur të ndodhin krime të tilla nga një ushtri mbrojtëse e civilëve.

Çudira te shumta e kapluan skenën politike vendore , tash u arrit të ndodhë një anarki e madhe në këtë temë sa që ekzakt askush nuk e din pse paraqitet  kjo temë “prej qielli”,pa përgjigje.

Tash pritet ti kenë dy këmbë në një këpucë deputetet e Kosovës, javët që vjen s’mund as të shijojnë as pushimin vjetor, njëherë vendimin për themelimin e gjykatës e pastaj pushimin, kushtëzim interesant.

Sidoqoftë ja me hatër ose  më zor është ka shkon kjo temë. S’ka rrugë tjetër a dëshirojnë a jo  institucionet vendore apo duhet pas iniciativë ndërkombëtar për themelimin e kësaj gjykate?Tash me rëndësi është duhet te themelohet pak ka rëndësi nga kush?

Edhe pse më mirë gjithmonë kemi thanë me te themelua ne, se sa me na e themeluar OKB ose ndonjë mekanizëm tjetër ndërkombëtar?

Pra së paku Kosova të shpëtoj nga historiati i ruajtjes së dosjes në OKB edhe për shumë shekuj për një tribunal për Kosovën.

Kështu logjikojnë të gjithë njerëzit intelektual e profesional, andaj duhet pas parasysh pasojat tjera që mund te mbetën relevante në marrëdhënie ndërkombëtare.

Të gjithë e dimë së s’ka argumente për këtë temë , e cila të gjithë  e kemi thënë është vështirë të “besojnë fëmija  e lere me të rriturit”, por kjo po i bien se duhet me marr diçka të tillë parasysh s’ka lidhje  se nuk ka kurrgjë, andaj nuk duhet të iket nga drejtësia me rëndësi është me  u tregua njëherë e përgjithmonë e vërteta dhe lufta e drejtë e Kosovës për liri dhe pavarësi.

Këtë javë pritet të themelohet kjo gjykatë me për plotë paqartësi dhe konfuzitet por edhe kjo quhet politik edhe drejtësi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)