20 Prill 2024

Teori konspiracioni me qëllime antikombëtare

Shkruar nga Alban Bardhyli

Gazeta "Sot", ka hedhur teorinë e konspiracionit krejtësisht pa bazë se vrasja e turistëve çekë në zonën e Dukagjinit është bërë nga shërbime të huaja (!)

Teksa kjo teori është hedhur pa qëllime të këqija nga disa komentues me imagjinatë edhe në rrjetin social Facebook, hedhja e saj në një gazetë me tirazh të lartë të Tiranës (siç është fatkeqësisht \"Sot\') në këtë kohë, nuk është e rastësishme, por ka qëllime tejet antikombëtare.

Gazeta \"Sot\", me këtë shkresë, tenton edhe një herë ta paraqet në mënyrë indirekte (në shkrim nuk përmendet direkt) shërbimin shqiptar si i dobët, sepse nuk është parandaluar një skenar i supozuar i shërbimeve të huaja...

E them këtë gjë sepse dihet shumë mirë misionin antikombëtar i \"Sot\" për ta paraqitur shërbimin shqiptar si i dobët dhe i paaftë, madje se ka lidhje me politikën.

\"Sot\" kishte provuar në mënyrë konstante vitin e kaluar të përmbushë këtë mision, i porositur pikërisht nga armiqtë antishqiptarë, të krijojë \"skandale\" të ndryshme të medias kundër shërbimit shqiptar, por që gjithmonë ka dështuar në të!

Pra, nëse dikush bën punën e dreqit në Shqipëri për shërbimet e huaja, është pikërisht media antikombëtare, pjesë e së cilës është edhe \"Sot\"!

Vrasja e turistëve çekë në Shqipëri, fatkeqësisht është bërë nga vet shqiptarët dhe është turp i zi për Shqipërinë, për motive të rëndomta kriminale.

Atë që e bëjmë ne me dorën tonë për turp dhe kundër vetvetës nuk është e nevojshme ta kryejnë shërbimet e huaja...!

Duke shprehur ngushëllimet e mia popullit çek, them përfundimisht se është koha për një reflektim të gjerë në shoqërinë shqiptare për largimin e antivlerave dhe kriminalitetit, për një kthim në vlerat tradicionale të besës dhe mikpritjes shqiptare për parandalimin e akteve të tilla kriminale, siç është edhe kjo vrasje makabër!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)