24 Prill 2024

Apel vellezerve tane shqiptare ne Maqedoni

Shkruar nga Avni Tafili

Vellezer!

Ju apeloj te tregoheni te kujdesshëm. Ju mund te jeni shume te kujdesshëm nga ç\'ju kujtojnë te tjerët. Por ja qe bashkëkombësit tuaj shqetësohen.

Ndonjëherë te jashtmit jane ne gjendje te shohin pak me shume se sa te brendshmit.

Edhe pse te brendshmit e prekin gjendjen me duart e tyre. Ju ftoj te protestoni, te kundërshtoni, te luftoni për te drejtat tuaja, si shtetformues, e jo si minoritet.

Te dilni ne rruge, por pa u manipuluar nga turmat, te kujtdo qofshin ato. Te jeni sa me te organizuar e sa me te konsultuar mes vete.

Udheheqja e nesërme mund te jete po ajo qeveri e djeshme. Por thjesht ndërrim emrash e strategjish.

Mos nxitoni ne vendimet tuaja. Mos lejoni te udhëhiqen kërkesat e nevojat tuaja prej atyre që dje ju lane në baltë. Kushdo qofshin keta.

Vellezer!

Mos e harroni te kaluaren e dhimbshme, neper te cilen kaluan prinderit tane, e vellezerit e motrat tona. Jini sa me te vemendshem e te zgjuar. Mos lejoni te perseritet historia.

Bejeni ju historine, dhe ajo histori eshte e mbushur me lot e djerse, me mund e shume sakrifice qe te jetojme ne sot te lire e me dinjitet.

Mos ia besoni askujt besen tuaj me. Perveç atyre qe burojne nga mesi juaj i paster.

Mos t\'ju vije turp te kundershtoni edhe familjarin tuaj, nese ai eshte i padrejte. Jemi te porositur edhe nga feja jone, qe ta deshmojme te drejten, qofte ajo e drejte edhe kunder nesh.

Eshte koha te bejme me ne fund diçka per veten tone, vellezerit e motrat tona. Mos te lejojme te na humbe kjo mundesi. Ju mundeni. Dhe bejeni me kujdes te shtuar, maturi dhe mençuri.

Jemi me ju, ne paqe e ne lufte. Ne gezim e pikellim. Tani eshte radha juaj ta deshmoni se vertet jeni shtetformues, e jo minoritet e argat te sllaveve!

Zoti ju dhente mbaresi e ndriçofte rrugen tuaj!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)