25 Prill 2024

Grujvski ke me dal prej pallatit qeveritar i zhveshur lakuriq

Shkruar nga Flora Morina

Terë atë që beri Gruevski për Maqedoninë është zhytja e shtetit në korrupsion, në hajdutëri, në konteste të shumta, loja me para publike dhe luksi i pa skajshëm.

Në Maqedoni Gruevski edhe kurrë mos me u marr me politik e ka krye misionin e vet duke pare ka bërë nga pushteti.

Punë e madhe që Maqedoninë deri tash e ka mbuluar fukarallëku, konflikti etnik, shumë paraskena e krime që po zbulohen për ditë, pastaj kur ti shtohet edhe pa aftësia për të dal nga qorrsokaku me kontestin e emrit Maqedoni plotësohet figura tragjike e demokracisë maqedonas.

Protesta e sotme ishte mesazh i plotë fare duhet bërë në Maqedoni pra duhet bërë zgjedhje të reja për ta larguar njeriun i cili fitoj gjithçka me pushtet, fyerjet  e tij e Jakullovskes, urrejtja ndaj shqiptarëve të gjithë pa dallim për të ndenjur në karrigen nën ombrellën shoviniste dhe nacionaliste, dy përgjegjësit kryesor për situatën tragjike rreth demokracisë në Maqedoni janë Gruevski dhe Jakullovska.

Ai, Gruevski pra  arriti të kontrollojë gjithçka në Maqedoni parat publike, doganat, spitalet e çka jo tjetër.

Pushteti i degjeneruar nga shovinizmi shtini ne kthetra politike edhe partitë shqiptare të lodhura dhe lëçitur  nga maqedonasit.

Shqiptarët janë dhe mbetën dekor nën ombrellën e pushtetit maqedonas, mirë që po shkon Gruevski, pro cka do të ndodhë me shqiptarët, a do të ndryshoj statusi i shqiptarëve ne Maqedoni nëse vjen Zajevi, a pritet qe edhe Zajev te sillet si krejt partitë maqedonase  pritet te shihet.

Nuk është mirë me u ngut, se na shqiptarët ngutemi si qumështi mbi shporet, e pastaj vajtojmë pse u bë. Se pozita e shqiptarëve në Maqedoni duhet të ndryshojë është evidente, atje duhet të fitojë demokracia qytetare, respekti për njeriun, për fëmijët dhe ardhmërinë e gjeneratave të tëra.

Nuk mund te kënaqemi duke parë shqiptar fukara ne midis Shkupi, te pa punë të lënë anash pa të drejta civile e të vetëkënaqen tre a katër ministra shqiptar e populli i ynë të ëndërrojë ikjen dhe njerëzinë dhe respektin njerëzor.

Kush e sjellë këtë për shqiptarët atje? Zajev , a po ?A më mirë mendua pse duhet me u përkrah Zajev a ka premtuar gjë deri me tash për shqiptarët apo po udhëheq luftën personale ndaj Gruevskit a per demokraci?

Koha e Gruevskit po shkon ai do ta dal lakuriq neper shesh te Shkupit prej turpit qe ka bërë, sa është varfëruar Maqedonia në kohën e tij, e  shqiptarët edhe dy herë më shumë janë varfëruar.

Shqiptaret e shkret janë mashtruar me do poste të falura dhe askush nuk u marr më me ta.

Kanë ndejt aty kanë hanger e kanë pijë me vite që prej luftës së fundit e pa hajrë kurrë, bile s’ka bërë ndonjë ndryshim pozitivë tek shqiptarët.

Me shku e me i pa shqiptarët ne Haraçin të Shkupit ende bajnë miell me magar si në Meksikë, fukarallëk e skamje e Ali Ahmeti me frizur të fortë e me kerre tu end poshtë e lartë, e populli në buzë të fukarallëkut, e tash çka me prit se kush po bëhet kryeministër i ri e me iu ngjit prapa me hangar sa të mundet e me shëtit, e po vallë na shqiptarët ishim kanë popull e milet, e” narod” e gjithçka kujt po iu duhet me u bë me të, e në fund me na la fukara e me na mashtrua  në fund.

Me shpresë se Maqedonia dhe shqiptarët do te shohin dritën e diellit nen qiellin e Maqedonisë së vuajtur pa demokraci dhe perspektivë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)