29 Mars 2024

LDK sërish në udhëkryq - raportet po ashpërsohen

Shkruar nga Blerim Burjani

Kundërshtimet e ashpra dhe negative i kanë kapluar njerëzit e këtij subjekti politik, për plotë pakënaqësi brenda strukturave të degëve, përplot mllef të mbledhur njeri kundër tjetri në LDK, ky subjekt duket sërish të gjendet në udhëkryq.

Politika inerte e pa vullnetshme, plogështia e vendimmarrëse e karakterizon këtë subjekt prej themelimit të saj.

Vendimmarrja e ngadalshme, kalkulimet e shumta e deri të pa aftësia politike e plotë. Ky subjekt gjithmonë kështu ishte, pa kurrfarë ndryshime. Manipulime me anëtarësi e shumë telashe tjera, zgjidhje të problemeve politika me metoda te vjetra dhe oportuniste, është dhe mbetet pjesë politike e këtij subjekti.

Njerëzit e këtij subjekti politik e luftojnë njëri me tjetrin dhe të tjerët në mënyrë tinxare politike dhe janë në gjendje të kthejnë shpinën njeri tjetrit, në gjuhen popullore gjuaj me guri dhe fsheh dorën ose me pyka politike. Plotë gjera dhe komplikime priten në këtë subjekt politike, vështirë për të kuptuar.

Në opinion duket subjekt politik jo bashkëpunues me shoqërinë civile dhe me një pjesë të madhe të popullit, ajo që ky subjekt ka kërkuar gjatë historisë së vet ka proklamuar vizionin rugovian të pashkruar madje edhe të pa marrin vesh nga vet ata.

Politika e urtësisë ishte njeri nga principet e këtij subjekti, por s’po dalin fare të urtë njeri kundër tjetrit, dhe me të tjerët. Ky subjekt asnjëherë nuk ka arriti ti mbetet besnik parimeve të përbashkëta të proklamuara nga vet ata, kjo u vërejt gjatë ngërçit politik. Parimi paqësor- këtë subjekt e ka karakterizuar mungesa e guximit gjatë viteve 90.

Ky subjekt më së miri e mendon se dikush nga qielli e liron nga kundërshtarët e saj apo nga partitë rivale, kështu e kishte menduarky subjekt me punën e gjykatës speciale por ra e tëra poshtë, nuk duel gjë prej kësaj teme, se kjo gjykatë nuk do t’ia krye punën me rivalin e tyre politik para dhe pas luftës të transformuar në PDK.

Politika e jo besueshmërisë e ka përcjellë gjithmonë këtë subjekt asnjëherë s’ka pas mundësi që dikush te merret vesh me këta njerëz të këtij subjekti politik të lodhur para opinionit publik.

Dikur veten e quanin parti institucionalista ,por jo më,edhe aty po sillet interesi politik personal i gjeneratës se mplakur të LDK, s’ka me “institucionalizim” kur është interesi i disa njerëzve shëtitës nëpër poste ministri apo deputet të njëjtë gati që 15 vjet.

Njerëzit e këtij subjekti janë të dobët të negociojnë dhe kërkojnë vetëm me i votuat kotë, nuk kanë strategji, dhe bëjnë lojëra të dyfishta dhe të shumëfishta të cilët luajnë në mes veti, e tash edhe kësaj here jo transparenca, kurthe ,mashtrimet,prapaskena po mbizotërojnë ne prag kuvendit zgjedhor.

Gjenerata e mplakur ne LDK e mbanë pengë zhvillimin e këtij subjekti

 Beteja politike jo transparente po e përcjellë rivalitetin Mustafa- Sejdiu, elektorat i këtij subjekti është mbajtur ne ndasi të plotë, në disa degë brenda Prishtinës përkrahet Sejdiu, e në disa apo shumicë degësh Isa, pa marre “deri dje” këshilltar i F.Sejdiut.

Se ky subjekt pretendon larg syve të njerëzve ose duke tentuar për të mundur kundërshtarët e tyre në mënyrë tinxare me prapaskena dhe lojëra të njohura, qysh veprojnë njerëz të këtij subjekti të gjithë e din, një subjekt jo transparent jo demokratik, në anën tjetër shtiren për zbatim te ligjeve dhe demokraci, në anën tjetër me këto rregulla tentojnë ti mundin kundërshtarët brenda subjektit politik por edhe të tjerët jashtë, ka bërë që deri me tash tepri është mbërri nga ky subjekt me këtë llojë politike specifike.

Është edhe çudi qysh njerëzit kanë mundur të bashkëjetojnë me një politik të tillë kontroverse dhe manipulative me prapavija duke u thirr në ligje e demokraci, e në anën tjetër duke sunduar një numër i vogël i njerëzve brenda saj, përfitues të mëdhenj të këtij subjekti janë 5 a 6 njerëz të cilët gjithmonë ulen në afërsi të shefit, dikur të Ibrahimit një kohë afër Fatmirit e tash afër Isës.

Por gjithmonë kanë mbijetuar politikisht duke marr poste ministrash e deputetesh, e duke përmendur me nostalgji ish shefin e tyre, edhe kjo u quajt politik në këtë subjekt, askush nuk beson se këta njerëz mbajnë fjalën të anëtarësia e tyre, mbi 70% te degëve të tyre bëjnë një politik gjoja të padukshme por vepruese, besojnë në mjegullën dhe e bëjnë mjegullën politike.

Mos reformimi i këtij subjekti ka mbet te jetojë ne margjina të viteve ’90, reformimi është i domosdoshëm, ky subjekt po që se dëshiron të duket subjekt i së ardhmes duhet të ndryshojë strukturat udhëheqëse të saj të cilët ende sot e kësaj dite thirren në liderin e tyre të cilët më se kanë dhe mendojnë se ata janë pas ardhësit e tij, kjo komedi duhet të zëvendësohet me një gjeneratë të re brenda këtij subjekti.

Kapacitete ka mjaftë dhe njerëz të rinj por se vështirë e kanë të shkëputen nga dogma hezituese në veprim politik, jo gatishmëria.

Politika nuk është oportune por është zgjidhje e vazhdueshme e çështjeve, të lodhët si zakonisht, sa më shumë që maten për të marr vendime mbesin prapa dhe nuk shkojnë ka zgjidhjet.

Sidoqoftë sot LDK ballafaqohet me shumë probleme dhe politika e saja i kaluar afati në vitet ‘90 ,pa asnjë veprim reformues, me figura të njëjta politike së paku ato që i sillen nëpër ekrane tv apo media të shkruara, tash më të harxhuara.

Garë e fuqishme dhe tensionuese pritet të ndodhë në kuvendin e përgjithshëm ne mes dy rivalëve politik të brendshëm, LDK s’ka alternativë ose Isën ose Fatmir Sejdiun kështu ka ardh puna, ose një person të tretë, e që bazuar në zhvillimet e saj s’ka figure tjetër lideri që mund të qoj përpara këtë subjekt politik. 

LDK duket e pa perspektivë për gjeneratat e reja, gjenerata e vjetër e këtij subjekti sundon brenda saj

S’ka asgjë të dukshëm ne horizont se do të ndërroj gjë në zhvillimin e këtij subjekti të mpakur me disa njerëz te vjetër e të lodhur, përderisa pjesa dërmuese e të rinjve brenda këtij subjekti bëhen ose me një grup të mplakur në LDK ose me grupin tjetër.

Se gjeneratat e vjetra në LDK asnjëherë nuk do të pranon reformën dhe zëvendësimin e tyre me të rinj kuptohet duke u thirr pa ndal në politiken rugoviane por pa ndonjë lëvizje, një pjesë e tyre ishte e etiketuar në vazhdimësi.

LDK ka mjaftë njerëz të rinj por i duhet guxim për ndryshime edhe në politik s’ka dert mund te mbajnë ikonën e tyre politike Ibrahim Rugovën por kuptohet koha ecën e sa më larg që shkon edhe mbetet në arkiva të vjetra historike.

Këtë subjekt politik po e mban të fuqishëm rivaliteti me PDK, sa më shumë mospajtime publike dhe kritika, tentojnë të ruajnë ndikimin ne opinion publik duke u kacafytur politikisht dhe akuzuar me PDK, kuptohet të gjeneratat e vjetra të LDK.

Se gjeneratat po vinë duke u ndërruar s’do mend, andaj duhet menduar saktë që te vjetërit brenda këtij subjekti të zëvendësohen më të rinjtë, në të kundërtën s’ka gjë prej kësaj pune sepse duket politika e verbër që bëjnë.

Ndryshimet brenda këtij subjekti nuk iu konvenon asnjërit prej gjeneratës së viteve 90 që e udhëheqin këtë parti. Disa gjatë historisë së tyre janë përça ndërmjet veti dhe janë bashkuar sërish.

Njerëzit e këtij subjekti, një pjesë e tyre shkonin nëpër parti tjera por asnjëherë  nuk iu anë interesuar ato parti, por gjithmonë mendjen e tyre e kanë pas të rikthehen në LDK, këtë edhe e kanë bërë, por pritet edhe të bëjnë serish disa mbeturina të këtij subjekti në subjektet tjera politike që duken të zëshëm në partitë tjera.

Se ky kuvend te jetë i unitetit ,,kështu ishte dashtë të ndodhë që të gjithë njerëzit e shkapërderdhur nëpër parti tjera ti bashkon këtij subjekti për të bërë atë të fuqishëm.

Ky kuvend i këtij subjekti deri me tash nuk ka asnjë shenjë të vetme për të bërë ndryshime brenda saj por vetëm vërtetim ne mes dy njerëzve të fuqishëm të saj e tash rival Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa.

Jo rrallë pjesa politike e Isës brenda këtij subjekti e mohon dhe injoron fuqinë politike të F.Sejdiut,me çka duket gabim, sepse Fatmiri duket te ketë ndikim në disa degë të LDK në Prishtinë,Podujevë, Gjakovë tjera.

Prandaj gara për të parin e LDK do te jetë jo e lehtë. Të shohim se çfarë do të ndodhë në këtë subjekt politik se kush do te jetë lider i ri i saj. 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)