28 Mars 2024

S'ka më me hanger banana

Shkruar nga Flora Morina

U bë bajat. Njerëzit po ikin, por jo për qejf, zori e kiameti i njerëzit i shtynë me menduar se ku do te mbetet familja e tyre dhe ne çfare kushte do të jeton.

Paramendoni sa njeriu ka ik,  e të gjithë ankohen,  por s’kanë më ndoshta as ku të kthehen, e të vinë e ti shohin qysh po përparojnë partitë politike me parat e popullit a? Kjo është e tmerrshme.

Përplot telashe dilni në Prishtinë vetëm shikoni sa ndërmarrja po bankroton e sa objekte ne qendër të qytetit po i lëshojnë me qira? S’ka me as çka të vynë me marr me qira objekte, jo fitimi, korrupsioni.

Ndërmarrjet private të lidhur me pushtetin vetëm ato mbi jetojnë këta tjerët  ecën, sipas kësaj dinamike pritet gati 50 % e ndërmarrjeve të vogla që funksionojnë në Prishtinë të mbyllën nga pronarët e tyre, sepse është e pa mundshme që të  mund të mbajnë më ndonjë dyqan e lere më fabrikë a?

Me u marr me një klasë të tillë  politike që përtej hunde sheh vetëm para : dollar, franga e përplot valuta është gjynah ,se jeta e luksit të kësaj klase politike është aq e gjerë sa që përfshinë strukturën e  disa gjeneratave të familjes së tyre që nuk do te jenë objektiv i fukarallëkut.

Dugaja, butika  e automjete, fakultete, shkolla privat e publike gjithçka fabrikë a ndërmarrje private ndërtimore, sektori i ndërmarrjeve private ka punuar me partitë politike si të ndërron partia ata kanë gjasa me bankrotuar,  kjo është gjendja që kanë sjellë patit politike aktuale.

Gjithë çka ka  ardhur duke u bërë bajat, besoni as bananet s’po hahen si këtyre here, s’ka pare, por po fillon koha e kerlanave e përpeqëve si ne vitet ‘50 ,nëse shkoni në një mini- market ka gjasa ta harxhoni rrogën për një ditë, e në fushatën parazgjedhore na patën premtuar se veç në keksë e çokollata kemi  me jetuar,  realisht po duket se kemi  me jetuar vetëm prej reklamave televizive duke i parë këto mallra.

Do politikan të opozitës po ngritën ne mëngjes me para nëpër banka perëndimore, e në xhirollogari iu kanë  pak a tërë ditën shëtitën kafeve sikurse deputetet të gjithë i gjen në Ringsë në shesh tu pi kafe, punë  kanë vetëm njëherë në javë, pra pjesën tjetër të punës e kanë në Rings.

E rroga iu ecë si me punua e në Gjermani, mirë shumë, rri kotë e merr mandat kotë e shëtit, një pjesë e tyre çdo dytën ditë janë në Durrës apo në shtetet perëndimore duke bërë qejf me parat tona ,kështu është gjendja në Kosovën e lodhur nga varfëria e pa punësia.

Unë s’po di as qysh po  munden këta njerëz me votuar për këto parti njëjtë që 15 vjet, ndoshta  dy mandate i hanë diqysh po qysh me i votuar me rrena e me iu dhanë rroga e disa me i bërë deputet e me dal me protestuar për të ardh në pushtet, a  jep njeri vota për parti  të tilla që ëndërr e shohin parat e qytetarëve, si po shkon puna ka nevojë  si popull me u këshillua a jemi kesajde?

Apo çka është duke u bërë në këtë shtet, a voton njeriu me iu dhanë paga tjerëve e vet me i ndejt pa punë. Kjo nuk bon kund vaki, me marr rrogën duhet me merituar e jo me ndejë kafeve edhe me ec rroga mujore, kjo nuk shkon kurrqysh? S’ka kuptim e askënd s’mundesh ta bindesh që është normal.

Postet publike janë bërë përnjëmend publike gjithkush mund ti ketë edhe  me dit s’ka nevojë se asnjë nuk din, por mirë është më kanë e marr ndonjë rrogë të fortë ne borde publike, rroga badihava duke ndejtur nëpër kafe dhe njëherë në javë me shkuar në borde e me prit pagën e fortë ne muajin vijues dhe me i ndjek dasmat, tash  fillon edhe vera edhe pak, e kështu me radhë.

Tash jemi ardhë deri këtu me mund por te jemi të sinqertë jemi lodhur më këta njerëz, nuk kemi të qartë çka do të ndodhë më familjet tona a do te kenë ata edhe ndonjë ditë me hanger normal si njerëz apo do të zbarkoj fukarallëku i fortë, tash  qeveria ka kohë më pritë, nuk ngutet, për veti janë mirë e për popull ka kohë, mos kofsh popull ne Kosovë se s’je kërrkushi?

As nuk mundesh me u ngij bukë e lere me sigurua diçka për fëmijët .Ky realitet po ndodhë , duhet më ndryshuar populli këtë klasë politike që  qeverisur deri me tash pa dallim me krye populli me këta njerëz keqbërës me ndal vuajtjen  e mjerimin.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)