19 Prill 2024

Tradhtia brinjë s’ka

Shkruar nga Avni Tafili

Mos mbajtja e fjalës, është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së shumë njerëzve që na rrethojnë. Sa afër i kemi, i dallojmë, por vazhdojmë t’i arsyetojmë.

Aty të jep fjalën, aty për aty e thyen atë. Dhe më e keqja e kësaj të keqeje, se nuk ndihet keq. Nuk ndien kurrfarë sikleti.

Shkel besën e dhënë, nëpërmjet votës, as që i bëhet vonë. Premtimet e tyre elektorale, sipas tyre, janë thjesht ushqim i popullit ashtu si i pëlqen të ushqehet.

Me fjalë të medha e premtime. Kush di të thotë fjalë të mëdha e të japë premtime, të stolisura e argumentuara bukur, mbledh më shumë ndjekës-viktima, rreth vetes.

Më e keqja e më të keqes së kësaj, gjejnë forcë e guxim, të kërkojnë sërish e sërish besën e njerëzve, megjithë tradhtitë e tyre në një anë, e megjithë vuajtjet e atyre njerëzve në anën tjetër, vazhdojnë të ushtrojnë psikologjitë e tyre politike, për të mbajtur si bisht njerëz prapa vetes.

Më e keqja e të gjitha të këqijave, është kur njerëzit besën e tyre e tregtojnë. Do të thotë, nderin e nxjerrin në pazar- në ankand, kush paguan më shumë, atij ia japin!

Na duan të fjetur. Ata s’flenë ditë e natë duke menduar “mirë” për ne. Ndoshta është koha të mendojmë mirë ne për veten tonë, të mos i lëmë të tjerët të mendojnë për ne. S’është dashur asnjëherë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)