19 Prill 2024

Mbreti, rrobaqepësit, lakejt e mbretit dhe populli!

Shkruar nga Faik Krasniqi

Pothuajse të gjithë e njohin përrallën e \'\'mbretit lakuriq“! Morali i përrallës është \'\'mos u mbështet në fjalët por në veprat“! Në atë përrallë kemi katër palë personazhe!

Kemi Mbretin, rrobaqepësit, lakejt e mbretit dhe popullin!Mbreti mashtrohet nga \'\'rrobaqepësit“që nuk ishin gjë tjetër, vetëm se mashtrues!

Lakejt e mbretit duke mos pasur guximin për t\'i thënë mbretit se po e mashtronin luanin një rrol pasiv në mashtrimin që po i bëhej,gjithashtu për snobizëm u mashtruan dhe vetë duke parë atë që mashtruesët me talent reklamonin.

Populli e kupton mashtrimin dhe fillon të qeshë me mbretin lakuriq torallak e të mashtruar në maksimum! Tash t\'i kthehemi realitetit shqiptar! Realitetit të sotëm!Beson dikush se mbreti është budalla apo po e mashtrojnë të tjerët?

Beson kush se ai është një \'\'mbret lakuriq“? Jo ai është mbreti që ka kopjuar mashtrimin e rrobaqepësve mashtrues! Kjo klasë politike po përfiton maksimumin që mund të përfitohet dhe në kohën më të shkurtër!

Ata po mashtrojnë një pjesë injorante të shqiptarëve që me vetëdije po i japin votën! Po mbështet, për leverdi të vetë një grup lakejsh që e ndihmojnë në mbretërimin e tyre! Për këtë grup ai përdor çekiçin dhe arrën!

E largon dhe e afron sipas interesit! Kjo klasë politike, po detyron një pjesë intelektuale të popullsisë, që për një rrogë t\'i votojnë dhe t\'i mbështesin!

Po mashtron, po gënjen i mbështetur dhe nga ndërkombëtarët edhe popullin e shkretë, i cili duke u mbështetur në fjalë kujton se mund të përparojë!

Ky popull kujton se pa asnjë veprim mund t\'i rrëzojë këta mbretër diktator, që kanë uzurpuar çdo qelizë të shtetit!Populli- si opozitë e vërtetë - e shikon këtë lojë dhe nga pamundësia për të ndryshuar gjë fillon e qesh!Qeshje nga sikleti!

Populli, ka një armë në dorë...votën. Por çfarë peshe ka vota e popullit, kur në çdo zgjedhje duhet të votojnë fytyrat e njëjta, pa patur mundësi që të votojnë kandidatë të rinjë!

Dikush kërkon rrugën për t\'i hequr qafe këta \'\'mbretër\'\', që tash e 16 vite kanë uzurpuar çdo gjë dhe kanë instaluar një sistem me demokraci diktatoriale!

Populli është gjunjëzua, përçarë e përgjumur.

Vetëm propoganda Gebelsiane e forcoi dhe bëri të besueshëm për gjermanët nazizmin e Hitlerit.Sot në Kosovë ato i kanë uzurpuar këta kriminelë.

I ka kthyer të gjithë në eunukë të tredhur, të cilët vetëm kryejnë misionin e shefave të tyre!

Nje shtet i korruptuar e njeh mirë korrupsionin. Kam vetëm shpresën tek populli i vjedhur, i tradhtuar e i injoruar.

Atëherë zagarët tanë e të huaj do pushojnë së lehuri e do mbledhin bishtin nën shalë. Intelektualë të ndershëm, zgjojeni popullin nga gjumi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)