20 Prill 2024

Partizimi dhe klanizimi i Agjencive të Pavarura

Shkruar nga Kushtrim Gashi

Elementi kryesor i demokracisë janë institucionet e pavarura. Këto institucione luajnë një rol qensor në shtimin e përgjegjesisë dhe largimin e ndikimit politik. Megjithatë sfidat me të cilat ballafaqohet vendi ynë paraqiten penges në zhvillimin e institucioneve të pavarura, duke nderhyrë politika.


Detyrë e agjencive të pavarura eshte rregullimi i jetës publike në mënyrë të pavarur.

Organi me i lartë i republikës Kuvendi, deri me tani ka themeluar rreth 31 agjenci të pavarura, të cilat në bazë të ligjit duhet ti raportojnë direkt Kuvendit.
Të Agjencitë e pavarura nuk ekzistonë një formë apo mënyrë e financimit.

Mënyrat me të cilat financohen janë të ndryshme dhe atë një pjesë e këtyre Agjencive financohen nga buxheti i shtetit, ndërsa pjesa tjetër përmes të hyrave vetanake, duke mos përjashtuar këtu edhe donatoret ndërkombetarë.

Mbi 13 Agjenci të pavarura nuk janë funksionale dhe janë me borde të pakompletuara, ku disa me muaj të terë, e disa edhe me vite. Jo efikasiteti i Kuvendit të Kosovës në mbikëqyrjen dhe kontrollin e këtyre Agjencive ka bërë që të ketë ngecje në ketë drejtim.

Kjo vonesë e emrimeve pengon në mënyrë serioze edhe funksionimit e këtyre insitucioneve të cilat duhet të jenë në shërbim të qytetarëve.

Problem kryesor të Agjencite e pavarura jane emrimet  ne pozitat e larta udhëheqëse që zakonisht bëhen në bazë të ndikimeve politike dhe klaneve të caktuara, duke emruar kështu njerez joprofesionist dhe partiak.

Emrimet e tilla pa asnjë kriter profesional dhe moral vetëm sa kanë shndërruar këto organe të pavarura në mekanizma të klaneve dhe partive politike.

Komisionet funksionale të Kuvendit të Kosovës nuk do të duhej të flinin, por të përcaktonin kritere objektive për me vleresu punën e insitucioneve të pavarura në bazë të raportimit.

Duke mos pasur përkrahje politike dhe vetëdijsim publik për punën e Agjencive të pavarura, atëherë ndikimi dhe partizimi është leht i arritshëm. Të gjithë jemi të vetdijshëm se deri me tani ka munguar presioni publik në departizimin dhe fuqizimin e Agjencive të pavarura.

Se çfarë rëndësie kanë Institucionet e pavarura tregon edhe fakti se kapitulli 12 i Kushtetutës së republikës së Kosovës flet për këto institucuone, të cilat janë kategori kushtetuese.

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) e cila ka për detyrë të administrojë shitjen, transferin dhe likuidimin e ndermarrjeve  shoqërore, në web faqen e saj tregon se shumica e menaxhmentit janë duke ushtruar funksionet si ushtrues detyre. 

Përveq anëtarëve të bordit të drejtorëve, të cilët janë të pakompletuar dhe nuk përmnedet asnjë emer në ushtrimin e këtyre pozitave edhe menaxhmenti pothuajse është i tillë, duke funksionuar me ushtrues detyre.

Nuk qëndron aq mirë as Agjencia Kosovare  Pronës (AKP), ku shumica e stafit menaxhues të këtij institucioni janë me ushtrues detyre.

Auteriteti i Aviacionit Civil të Kosoves (AAC)  që është përgjegjes për të garantuar sigurinë e aviacionit civil, rregullimin ekonomik të aeroporteve, dhe shërbimet e navigimit ajror nuk është aspak transparent sepse në web faqen e saj askund nuk përmenden emrat e bordit mbikëqyres, drejtorit të përgjithshëm dhe stafit menaxhues.
 
Nuk është e vetme kjo Agjenci që nuk ka të dhëna në web site-en e saj, por janë edhe shumë Agjenci të tjera e disa prej tyre qëndrojnë edhe me keq sepse nuk kanë as web site, sikurse Bordi Këshilldhënës për Mbrojtjen e Mjedisit (BKMM), Bordi i Pavarur për Rishqyrtimin e Ankesave Tatimore (BPRAT), Këshilli Kombëtar i Shkencës (KKSH), Këshilli i Kosovës për Trashëgiminë Kulturore (KKTK), Këshilli i Ujërave të Kosovës (KUK), Komisioni për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, Komisioni Qendror i Regjistrimit (KQR) etj.

Si mbikëqyres dhe ofrues i shërbimit të telekomunikimeve në Kosovë është Autoriteti Rregullativ i Komunkimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Bordi i të cilit tash e disa muaj i ka skaduar mandati.

Edhe Avokatit të popullit dhe pesë zëvendësve të tij u ka skaduar mandati dhe tanimë këto funksione janë me ushtrues detyre.

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale është një nder Agjencitë që nuk e ka të kompletuar bordin  dhe që nga skadimi i liqences për eksploatim, Trepça i ka shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës mbi 5 milione euro.

Vet vonesa e emrimit të anëtarëve të bordeve tregon se mungon koordiminimi i qeverisë dhe Kuvendit për të zgjedhur  këta anëtar. Dhe kjo vonesë zakonisht bëhet për shkak të ndikimit të partive dhe klaneve të tyre.

Praktikat e deritashme të zgjedhjes së anëtarëve të bordeve ka treguar se i vetmi kriter per tu zgjedhur si anëtarë i këtyre bordeve është kriteri partiak e klanor dhe kriteri joprofesional.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)