19 Prill 2024

Gjykata Kushtetuese Politike


Shkruar nga  Blerim Burjani

Ligji për  gjykatën Kushtetuese ka një varg mangësish të cilët kanë ndikuar negativisht ne dhënien e mundësisë njerëzve të cilët mund te kenë vetëm njohuri të përgjithshme apo punë të ndryshme të ushtruar nga një jurist për një periudhë  10 vjeçare, ja çka thotë neni 1.2 i këtij ligji: jurist të shquar me reputacion të shkëlqyeshëm profesional me jo më pak se dhjetë (10) vjet përvojë pune profesionale veçanërisht në fushën e së drejtës publike dhe kushtetuese të dëshmuar, mes tjerash, përmes punës profesionale si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, shërbyes  civil ose mësimdhënës universitar dhe punë tjera të rëndësishme të natyrës juridike”, ky paragraf i shkruar nga njerëzit e  para politikës, e nuk dihet as kush ka lujtë me këtë temë dhe cirkun që ka bërë?

Termi “e drejt publike”, nuk ekziston në asnjë fjalor juridik , dhe nuk dihet në cilën kontekst është përmendur.

Është lënë mundësia edhe për mësimdhënësit e fakulteteve edhe të shkollave të mesme më të drejt konkurrimi   në këtë post , kjo fare nuk ngjason me një gjykatë të këtij rangu,   më shumë ngjason për një pozitë  drejtori të ndonjë departamenti të shërbimit civil. Edhe kjo hallkë gjyqësore  u prish e u bë politike.

Është dhënë mundësi edhe për një hallkë më të lartë të gjyqësisë që do të mbikëqyren  shkeljet kushtetuese  është vendos në këtë ligj, apo çfarë importi është bërë?Bazuar në interpretim gjuhësor dhe atë logjik nuk ka kuptim si nocion dhe shërbim që mund të identifikohet për ata që konkurrojnë në cilësinë e gjyqtarit të kësaj gjykate.

Së pari vihet në spikamë se  kandidatët që aplikojnë për gjyqtarë në këtë gjykatë   duhet të je në gjyqtar , prokuror,avokat e jo kush të mbërrin madje edhe referent e ambasador.

Këta janë të parët që fitojnë këtë mundësi dhe  duhet të kanë prioritet në zgjedhje bazuar në interpretim logjik dhe interpretim gjuhësor. Herën e fundit rezultojë se një gjyqtare hoqi dorë prej procedurës së zgjedhjes për anëtare të Gjykatës Kushtetuese me arsye se është proces I montuar zgjedhor dhe reagime ishin të vogla, çka është edhe me keq në këtë shtet s’ka as kush e  as mekanizëm funksional që mund të reagoj, ky “ligj politik” jep edhe mundësi tjera “politike”, madje edhe” shërbyes civil të kenë mundësi të  marrin postin e gjyqtarit “, pastaj njerëz të teorisë dhe hulumtues si profesorë universitar për të ia qit kapuçin kësaj pune në fund të paragrafit thuhet ... dhe punë tjera të rëndësishme juridike’, duke lënë  një varg konfuziteti, apo lënë mundësi që edhe referenti juridik të fitojë këtë postë.

Së pari kërkohet 10 vjet përvojë ,nga e gjitha fusha juridike pra edhe referent juridik nëse ka punuar, kjo është e pa mjaftueshme si dhe spekuluese dhe e mundshme që njerëzit të gjithë që kanë punuar në cilin do institucion në se kanë punuare dhe si referent në çështje juridike mund të aplikojnë në këtë postë, madje edhe njerëz të emëruar politik të cilët, edhe ata nëse cilën variant mund të argumentojnë që kanë kryer punë juridike për 10 vjet me radhë apo  edhe  pse kanë  pas  ndonjë postë  politik.

Ky ligj nuk ka kritere kurrfarë për njerëzit të cilët deri dje kanë mundur te jenë anëtar të partive politike, pra nuk ka asnjë paragrafë të vetëm që e bënë të mjaftueshëm një kriter për të ushtruar postin e gjyqtarit.

Periudha dhjet vjeçare e përvojës për të ardhur ne postin e gjyqtarit është kriter themelor  pra kjo është shaka për një Gjykatë Kushtetuese. Kriteri i moshës pastaj ligi për gjykatë kushtetuese sllovene e kërkon moshën minimale 40 vjeç, kushtet për të marr këtë post është të jetë ekspert ligjor me eksperiencë mbi 25 vjet në cilësi eksperti gjyqësor, përvoja e një gjyqtari te Gjykatës Kushtetues se Gjermane është 35-40 vjet në fushën  gjyqësore apo ngjashëm , në Britani të Madhe kërkohet përvojë mbi 30 vjet në fushën gjyqësore shiko kriteret në ligjin për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës 10 vjet përvojë në fushën juridike bënë edhe referent juridik me kanë. Përvoja e  një gjyqtari të gjykatës kushtetuese spanjolle kërkohet 35 vjet në fushën gjyqësore.

Gjeneralizimi I kritereve të përvojës dhe fushat e parashtruara në ligjin për Gjykatën Kushtetuese janë cirk i vërtetë për të qen i punësuar në  këtë gjykatë, gjithçka është futë brenda këtij ligji me qëllim të manipulimit me kandidatët dhe kriteret, paramendoni ka me punua gjyqtar në një Gjykatë Kushtetuese dhe pjesën më të madhe të karrierës e ka kalua në cilësinë e referentit në shërbimin civil,  e  zyrës ligjore  e disa edhe që janë shkëputur nga fusha e punës juridike me vite të tëra pa ushtruar funksion as të juristit janë seleksionuar në listën për anëtar të gjykatës!

Kritere dhe hajgare s’kanë të ndalur me sistemin gjyqësor madje edhe atë në Gjykaten Kushtetuese e vendit e cila  është shndërruar në arenë politike dhe kush ka përkrahje politike por asnjë rendësi të vetme s’ka përvoja,  as së pari dhe as së fundi  të jetë në gjyqtar  apo  prokuror, por kanë futë kriter edhe përvojë të një shërbyesi civil apo  mësimdhënësi teorik,  por shumë laik për gjyqësorin.

Ligji për Gjykatën kushtetuese ka mangësi të mëdha dhe të pa paramenduar për krijimin e një sistemi efikas të punës së kësaj gjykate , kjo po I bien se lule është sistemi i gjykatave themelore dhe prokurorisë dhe përbërja e tyre,  se prej kujt  do të varet puna në Gjykatën Kushtetuese pra njerëzve që si dihet  a janë kanë referentë a  partiak a çka janë kanë ata?

Absurdi mbërrin edhe në këtë gjykatë, politizim i dukshëm me një ligj hajgaresh. Mund te merrni me mend asnjë nen në ligjin për Gjykatën Kushtetuese nuk shkruan çka nëse shkel kushtetutën një parti politike?

Përderisa Gjykata Kushtetuese sllovene në nenin 68. 4 thotë : partitë që shkelin kushtetutën çregjistrohen nga regjistri I veprimit në cilësinë e partisë politike, e këtu partitë merren vesh kanë me votuar s’ka dert, veç a është më profesion jurist  e bëhet anëtari gjykatës kushtetuese. Kriteret pirëse për të marr postin e gjyqtarit janë ekskluzive të jetë gjyqtar a prokuror. Për të ardhur keq në këtë shtet çka bëhet dhe nuk e di a ka kush ndonjë justifikim për këtë? Po e lamë  anash së kush u bë këshilltar I kësaj Gjykate Kushtetues në Kosovë.

Intereferimi s’ka te ndalur po sikurse edhe kriteret që vendosën për institucione të pavarura të shtetit. Edhe  kjo hallkë është politizuar,po sikurse edhe i tërë mekanizmi institucional i vendit,  më nuk po dihet kush është politikan e as kush është gjyqtar as avokat as kurrgjë?
  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)