28 Mars 2024

Kur fukaraja me çizme të llastikut bëhet lider politik

Shkruar nga ngaFlora Morina

Të gjithë këna mësuar për parazitët në biologji, se skena politike është përplot parazitë dhe servil dhe pa kurrizor se kena bë mend,se kontrolli i dhe menaxhimi i institucioneve të pavarura kushtetuese është më i miri, kjo nuk është marr me mend, politizimi e ka përfshi dhe ngulfat vendin.

Shumë gjera që ndodhin në institucione janë të thjeshta për tu menaxhuar. më së lehti  e kanë me fitua vendin e punës dhe me mbajt nëse i thonë shefit qe ti e ke mirë gjithmonë,paramendoje kravata sa mirë të rrike në televizion ,paramendoje shef të gjithë të shikonin ty madje edhe kamerieret pëshpëritnin për ty.

Gjuha e kësaj kategorie është përbuzja e vetës ndaj shefit, puth- këmbës si me kanë lideri “mbret i kohës së gurit” por kjo  kategori është  pa dinjitet dhe moral, e ka shit vetën për shefin, duke thanë kështu është në Kosovë, shefi e ka në dorë , ai e din çka  bënë, po harron që shefin e ka pas fukara te \'dektë\', por tash i ka parat e qytetarëve dhe është  bërë i pasur.

Paramendoni si e kishit ndije vetën sikur dikush të iu kishë dhanë parat e taksa paguesve të një shteti që ka  biliardë e triliarda  buxhet ju te ishit i varfër dhe i rritur  i pështjellur  në këpuca të llastikut  deri në moshën madhore?

Paramendoni  çka kishit bërë kur për menjëherë ishit bërë i pasur me para të huaja?Kjo i ndodhë shtetit tonë. Kur fukaraja më pare të huaja  bëhet i pasur, ai për më ruajt  këtë ndikim dhe këtë kontroll është në gjendje çmos me bë.

Këta të ashtuquajtur lider politik të cilët kanë themelua organizata private si parti politike me vete kanë marr suitën e katunit dhe sahan lëpirësit e tjerë me vete, ose kanë ndërtuar “një kategori të njerëzve sahan lëpirës”, për ti shërbyer kontrollit të parës publike.

Liderët fukara dhe parazit që kanë jetuar nga lëngu i fshatit, ka pas vetëm një lopë në katun edhe atë e kanë shit për mu martuar sot janë bërë politikanë dhe sundimtar.

Ata kur shkojnë në fshatin e çizmeve të llastikut iu duket si kohë që ka perënduar për të ,por ende freskët dhe në lëkuren e vet e ndjen dhimbjen e llastikut në këmbë .”Kallabllak familje” , një sofër me hangar të gjithë ,është karakteristik e lidershipit politik të vendit.

Të gjithë këta ishin fëmijë dikur te mjerë e të varfër dhe për gjynah por më s’janë, tash kanë më bollëk, edhe me pare të huaja.

Paramendoni kur njerëzit e tillë janë rrit me një  qebe te katuni , nuk është marre me kanë i varfër  dhe i ndershëm,  marre është me kanë hajnë i parave të huaja, marre është më u pasuru më para të huaja, po sikur këta njerëz të kishin punuar si Bill Gats, apo Stiven Jobs kishim thanë këta kanë punuar shumë për vetën por janë edhe krenaria e kombit. Këta mjeranat me pare hasër më u bë milioner?

Qysh me shpjegua këtë dukuri? Këtu u bë rrush e kumbulla krejt?S’ka institucione që nuk i ka dalë fala, edhe Gjykatës Kushtetuese në fund. Prokuroria po, gjyqësorit po, krejt politik dhe çizme të llastikut?Prej mësuesit të katunit në gjyqtar e prokuror.

Të gjithë jemi të fshatit por nuk kemi bërë gjera të tilla të pahijshme sikur këta sot. Historia e jonë do ti përjashtojë këta njerëz të cilët e poshtëruan fshatin e tyre kur dolën në qytetet ,kur i morën dhe i vodhën  parat edhe bashkëfshatareve edhe qytetarëve  për të ndërtuar lukse me servilët e tyre.

Shefi është fjala më e përmendur në jetën politike  të vendit. Ky shef dhe shumë shefa të tjerë janë produkt i  i dal nga gjiza e kosi por se koha po vjen dhe do të vjen për njerëzit e fshatit dhe të qytetit, kur në pushtet do të vinë njerëz të cilët me mundin dhe djersën e vet është shkolluar sikur shumë lider botëror që një globi tokësor, ka punuar me djers si kamerier e taksistë por ka punuar pa ndal dhe në mënyrë të ndershme dhe ka mbërri të bëhet lider politik që i tërë kombi sot mburret më të prandaj edhe ne shqiptarët  duhet të gjejmë fuqi në Kosovë e gjetiu ku jetojmë me punua me djers , me para të tona të bëhemi te pasur ato të cilët kemi punuar ditë e natë e jo me para të huaja që herë do kur  nuk do t’ia shohim hajrin.     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)