28 Mars 2024

Strukturat në ndryshim dhe problemet e vazhdueshme në Ballkan

Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, vendet e Ballkanit me planin qendror të vjetër, filluan të përjetojnë procesin e tranzicionit të dimensioneve të ndryshme shoqërore ekonomike, politike, sigurie dhe kulture.

Popujt e vendeve të Ballkanit, më shumë se ndryshimet sociale, politike dhe ekonomike që kishte dëshmuar një njeri në vendet Perëndimore, u detyrua ti përjetojë brenda një kohe të shkurtër pra brenda pak vjetësh. Pavarësisht se me anë të reformave në Ballkan, që nga viti 1990 kanë ndryshuar shumë gjera, ato përballen me disa shqetësime thelbësore.

Ndryshimi ekonomik i vendeve të Ballkanit, filloi në mënyrë të pa fat. Për shkak të luftërave që u përjetuan me procesin e shpërbërjes së Jugusllavisë së Titos, vonuan procesin e tranzicionit ekonomik të disa vendeve, madje mbetën të detyruara që të tejkalonin rrënimin e luftës.

Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania pavarësisht se nuk u përfshinë në luftë, i patën shumë të vështira kushtet e fillimit të tranzicionit ekonomik. Shqipëria doli nga periudha e planit qendror në një gjendje shumë të varfër. Bullgaria në fund të kësaj periudhe kishte mbetur shumë e varur nga tregtia e jashtme e Bashkimit Sovjetik.

Kurse Rumania zotëronte një socio-ekonomi shumë të brishtë për shkak të përpjekjeve për një ekonomi të pavarur të liderit komunist, Nikolay Çavuşesku.

Pavarësisht të gjitha këtyre vështirësive, brenda 25 vjetësh Ballkani kaloi nga një ndryshim kolosal. U hodhën hapa të rëndësishme për zbatimin e ligjeve, u rrënjëzua botëkuptimi i demokracisë, u garantuan të drejtat e njeriut dhe u bënë punime për kthimin e rajonit në një vend me stabilitet me një treg të vlefshëm për ekonominë e tregut.

Ashtu siç u realizuan përmirësime në fushën e ekonomisë, me ndihmën e shoqërisë ndërkombëtare u përjetuan edhe përparime në procesin e paqes dhe rajoni shkoi drejt bashkëpunimit me njëri-tjetrin. Krahas kësaj, vendet e rajonit, hodhën hapa të rëndësishme edhe drejt integrimit në institutet evropiane dhe atlantike.

Para 25 vjetësh, as populli bullgar dhe as ai rumun, nuk mund ta imagjinonin se nga një shoqëri e izoluar, do të kalonin në një shoqëri me të drejta demokratike dhe liri dhe aq më shumë se do të bënin pjesë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Edhe Kroacia dhe Shqipëria u bënë anëtare të NATO-s, madje Kroacia u pranua anëtarja e 28-të e Bashkimit Evropian. Ndërsa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, realizojnë reforma të rëndësishme në rrugën drejt unionit.

Nga ana tjetër, NATO-ja përforcon edhe më shumë ekzistencën në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Me praninë edhe më gjerë të NATO-s në Ballkan, besohet se demokracia dhe stabiliteti i Evropës do të përhapet edhe më shumë në Ballkan. Si rrjedhojë e të gjithë këtyre faktorëve, mund të thuhet se mundësia se në Ballkan mund të përjetohen ngjarje dhune në nivel aq të lartë sa lufta, është tepër e ulët.

Ashtu siç dihet, në vitin 1990, në Ballkan, pakicat u përdorën si një shkëndijë për të filluar përleshjet. Kurse objektivi i vendeve të Ballkanit për tu integruar në institutet evropiane dhe atlantike, që përbëjnë edhe themelin e politikës së tyre të jashtme, bëhet ndikues në rregullimet e statuseve ligjore dhe politike të pakicave në vend. Edhe pse këto vende nuk i shohin pakicat me syrin e pasurisë kulturore, eliminohet atmosfera që të përjetohen përleshje mbi pakicat apo që të sulmohen vendet fqinje.

Por përsëri, këto zhvillime pozitive, nuk nënkuptojnë se janë zgjidhur problemet e rajonit. Pasi nga hapësira e ish Jugosllavisë, vetëm Sllovenia dhe Kroacia kanë arritur në një nivel të konsiderueshëm stabilitetin. Ndërsa në Kosovë, Serbi, Bosnje-Hercegovinë dhe Maqedoni, vazhdon të ketë tension me burim të shkuarën.

Ndërkaq në rajon vazhdon në një farë mase edhe politika e bazuar në identitetin etnik dhe nacional. Kurse niveli i ulët i mirëqenies shkakton edhe tendencat ekstremiste të djathta. Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, niveli i prodhimit të brendshëm bruto (PBB) të Turqisë i llogaritur me parimin e fuqisë së shitblerjes në vitin 2013, ishte sa 89% e totalit të prodhimit të brendshëm bruto të 10 vendeve të Ballkanit.

Ky përcaktim, tregon në mënyrë të qartë nivelin e ulët të mirëqenies së këtyre vendeve. Ka mundësi që edhe në të ardhmen, disa grupe margjinale që do të jenë kundër bashkëjetesës së grupeve etnike, do të vazhdojnë të krijojnë probleme sigurie ndaj popullit të këtij rajoni. Por çfarë i intereson Ballkanit tani, është që me kushtet rajonale dhe ndërkombëtare, të bëjnë të dështojnë ata që mbështesin përçarjen edhe më shumë të rajonit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)