28 Mars 2024

Marrëveshje e re për ‘Parkun e ri të Paqes’

Shkruar nga Fidan Mustafa

Dialogu mes Kosovës e Serbisë, vazhdon, përkundër që shteti serb nuk është i gatshëm t’i zbatojë marrëveshjet e arritura. Madje, kjo e fundit edhe i shkelë këto marrëveshje çdo ditë para syve të ndërkombëtarëve dhe vet qeverisë së Kosovës.   

Sipas ministres për dialog me Serbinë, Edita Tahiri, deklaron se me 25 shkurt ka zhvilluar takim në Bruksel për mënyrën e heqjes së barrikadës mbi lumin Ibër, pa specifikuar mbi mënyrën (transformimin) dhe pajtimin e arritur rreth kësaj çështje në negociata.

Po ashtu, siç deklaron edhe vet Edita Tahiri, se është në negociata të vazhdueshme me përfaqësuesin e BE-së në Kosovë z. Zhbogar mbi afatet e heqjes së barrikadës mbi lumin Ibër, ku la të kuptohet arritjen e marrëveshjes dhe dakordimin me këtë të fundit.
   
Siç merret vesh nga burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht lidhur me këtë marrëveshje të arritur në Bruksel larg syve të publikut, mësohet që nuk bëhet fjalë  vetëm për heqje të barrikadave por edhe për ndërtim të një rreth-rrotullimi (barrikade të re) që do të kufizon dhe komplikon më tej lirinë e lëvizjes afër urës së Ibrit.   

Sipas kësaj marrëveshje të arritur në Bruksel nga Ministrja Edita Tahiri, (larg publikut) mësohet se në vend të barrikadës mbi Urën Iber ‘Parku i Paqes’ do të ndërtohet një rreth-rrotullim apo \'park i ri i paqes\' me përmasa të një uzurpatori të kësaj ane për shumë objekte te rëndësishme kulturore në këtë pjesë të qytetit.   

‘Parku i ri i paqes’ (rreth-rrotullimi), qytetarëve të Kosovës pritet të ju ofrohet si një premtim i mbajtur për heqje të barrikadës, e në fakt do të komplikojë mëtej situatën në këtë qytet duke e kthyer ‘parkun e paqes’ në uzurpator e kolonizues të pronave dhe monumenteve kulturore, siç janë Mulliri i vjetër, Xhamia e Ibrit, pronat e mbetura të shqiptarëve, etj.   

Ministrja për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, përveç anashkalimit të qytetarit të Kosovës për këtë marrëveshje dhe komunës së Mitrovicës për mos transparencë, kjo e fundit ka anashkaluar edhe Ministritë dhe institucionet përgjegjëse në Kosovë për monumentet kulturore siç janë; Ministria e Kulturës, Infrastrukturës, Planifikimit hapësinor, Bashkësinë Islame të Kosovës etj., pa i pyetur e konsultuar fare për efektet e mundshme të këtij plani në jetën e qytetarit e vet shtetit të Kosovës.  

Kjo marrëveshje e arritur për shumë nga institucionet e Kosovës dhe vet qytetarin e saj, mbetet një enigmë se në çfarë përmasa do ndërtohet ky rreth-rrotullim, cilat do të jenë kufizimet e lëvizjeve të automjeteve në këtë pjesë, sa do të zgjasë ndërtimi i këtij rrethi, apo do të jetë edhe një element shtesë për zvarritje të integrimit të qytetit në Mitrovicë mbi kurrizin e qytetarëve të saj, kjo mbetet të shihet në ditët në vazhdim....   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)