19 Prill 2024

Fondi për zhvillim, punësim dhe mirëqenie sociale e shëndetësore

Shkruar nga Blerim Burjani

Ky fond duhet të trajtoj çështjet të cilët mund të përkrahin zhvillimin ekonomike  dhe punësimin, i proklamuar si tillë ende nuk ka ndonjë skemë të këtij  fondi  që  do  të ishte  transparent  për të mësuar se çfarë përmban si i tillë.

Ky fond do të duhej të themelohet me ligje   që do të paraprinte zgjidhjeve adekuate të cilat i rëndojnë qytetarët.  Realisht ky fond emergjent duhet te emërtohet  Fondi për zhvillim ,  punësim dhe mirëqenie sociale e shëndetësore.

Ky fond duhet të trajtojë  në mënyrë emergjente dhe nuk mund të shkëpus  nga  nevojat  imediate çështjet  që ndërlidhën me punësimin , mirëqenien sociale dhe shëndetësore.

Ky fond duhet të ketë një dokument i cili do te konceptohet si formë strategjike në trajtimin e situatave emergjente të qytetarëve të Kosovës.

Ky dokument paraprakisht duhet të ketë pasqyrën e problemeve dhe instrumentet zgjedhëse, ku do të ndihmonte mjaftë shumë trajtimin e problemeve emergjente. Ky dokument bazë dhe analitik duhet hartohet  sa më parë.

Unë mendojë se për këtë ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore për të trajtuar problemet aktuale të natyrave të cilët ky fond do të ngjallte shpresën e qytetarëve.

Ky fond duhet të mbledhë pozitën dhe opozitën për thartuar dokumentin strategjik për zbatimin e fondit.

Ka shumë arsye për të mbledhë të gjithë  së bashku, spektrin e partive parlamentare dhe shoqërinë civile.

Kuptohet duhet te themelohet një grup punues rekomandues për qeverinë për të dhënë sugjerime dhe propozime dhe plotësuar atë.

Ky fond është në stadin fillestar dhe ende nuk ka ndonjë vizion apo gamë përfshirëse  por në vija të trasha deri diku dihet se çfarë do të trajtoj. 

Themelimi i këtij  fondi duhet të ketë disa  nga këto objektiva si në vijim:

1. Stimulimin e ndërmarrjeve prodhuese

2. Përkrahja e të rinjve në biznes  si kategori duket me  e rrezikuara dhe pa perspektivë  të cilët po marrin rrugën e migrimit;

3. Fondi duhet të përmbajë instrumentet lehtësuese ekonomike dhe fiskale për bizneset;

4.   Fondi te jetë i ndarë për veprimtari përkrahëse  dhe unike duke përfshirë këtu edhe sektorin  bujqësisë.

5. Fondi të stimulojë ndërmarrjet e posa themeluara për të inkurajuar zhvillimi e tyre si psh. ne lirimin e bizneseve te po sa themeluara nga tatimet se paku  deri ne një vit,pastaj ne importin e pajisjeve prodhuese për NVM.

6. Fondi të stimuloje punësimin e veçanërisht te gjejë zgjidhje për familjet te cilat janë nen asistencë sociale dhe të bëjë punësimin e nga një anëtari të familjes për këtë kategori, pra  te stimulojë punësimin e tyre edhe ne sektorin privat, atë publik dhe administratë te shtetit,në mënyrë që kjo skemë e asistencës të reduktohet vetëm për kategorinë e personave të sëmurë dhe të pa aftë  papunë. 

Me këtë politik do të zbritet ngarkesa e buxhetit te shtetit për kategorinë e tillë të personave  që ende vazhdojnë te jenë barrë e shtetit. Përmes   këtij fondi duhet ndërtuar shtëpi për familjet ne kushte te renda ekonomike e sociale. 

7. Fondi   sa i përket punësimit  duhet  te ketë një qasje për punësim sezonal  brenda shtetit që kategorizohet si punë publike apo angazhimin  e studentëve në punë publike.

8. Ky  fond duhet të përkujdeset edhe për mirëqenien sociale e  shëndetësore të  punësuarve ne sektorin privat.

9. Qeveria duhet të mbikëqyrë strikt sektorin privat për të respektuar ligjin e punës dhe te ndal diskriminimin ne këtë sektor.

10. Qeveria  përmes fondit duhet te vendos politikat e përkrahjes për periudhën katër  vjeçare të qeverisjes.

Ky fond ka edhe sfidat e veta si problemet e nepotizmit apo familjarizimit te shtetit, korrupsionin, punësimin partiak, problemet e përkrahjes se militanteve  te saj qe i ka , apo qe e kontrollojnë sektorin publik , priva dhe administratën shtetërore. Realisht  mund te ketë shumë pengesa për gjatë implementimit të këtij fondi.

Qeveria përveç këtij fondi duhet të hartojë politika tjera ose do të zbatojë dokumente strategjike të cilët janë të shumta po qëndrojnë në sirtarët e dikastereve qeveritar që një kohë të gjatë.

  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)