16 Prill 2024

Po flitet se

Shkruar nga Cenë Pushkolli

Nëpër çarshi të Prishtinës, të Shkupit, të Tiranës, (lexo: të Çamërisë që aktualisht jetojnë jashtë Çamërisë), të Preshevës, të Tuzit e të Plavë e Gucisë, ku më pak e ku më shumë flitet se shqiptarët do të jenë më mirë vetëm atëherë kur bëhet Ribashkimi kombëtar shqiptar. Po, po kështu po flitet.

Po flitet se menjëherë pasi është ndërprerë loja e futbollit ndërmjet Kombëtares Shqiptare dhe të asaj Serbe, ideja e Ribashkimit Kombëtar është ngulitur në zemrat e shqiptarëve atdhetarë.

Loja e futbollit të sipërpërmendur merret si pretekst përndryshe ideja e RIBASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR ka marrë hovë që nga Pavarësia e Kosovës, zaten për atë kauzë ka luftuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe jo vetëm ajo.

Po, po flitet gjithashtu se Ribashkimi Kombëtar Shqiptar është i mundshëm nëse për këtë pajtohen edhe klasat politike gjithandej trojeve shqiptare.

Për hir të vërtetës tash e disa kohë, respektivisht që nga Pavarësia e Kosovës, ku më pak e ku më shumë po flitet se Shqiptarët dhe trojet shqiptare(në kufijtë e sotshëm, sepse dihet se si Londra 1913 na ka copëtuar dhe na ka lënë në këto hapësira ku jemi sot) Zoti i Plotfuqishëm e nderoi kombin shqiptar dhe trojet tona duke na dhuruar tokë të mirë, pasuri mbitokësore, pasuri nëntokësore, me pasuri ujore, si edhe me klimë të mirë.

Për të gjitha këto njeriu do të duhej të ishte falënderues, por mjerisht nuk është sa duhet. Le që nuk është mirënjohës ai edhe nuk punon sa duhet nuk i jepë hakun, tokës, pasurive tokësore, pasurive nëntokësore, pasurive ujore qofshin ato ujëra të ëmbla apo të njelmëta. Fatmirësisht sot shqiptarët gjithandej trojeve shqiptare janë më mirë se që ishin bie fjala dje e pardje, kjo është meritë e popullit e jo e klasave politike.

Pikërisht pse janë sot më mirë se dje e pardje, po flitet se vetëm klasa politike në gjithë hapësirën shqiptare është duke ia humbur vlerat këtyre pasurive.

Po, po, po flitet se asgjë nuk është duke e penguar klasën politike me u marrë me probleme nacionale, me interesa kombëtare.

Bile-bile po flitet se sikur klasa politike e Shqipërisë Londineze, e Kosovës Historike, e Iliridës e Kosovës Lindore si edhe shqiptarët e Malësisë së Tuzit, të Plavë e Gucisë e të Çamërisë tregonin pak më tepër interesim që marrëdhëniet ndërmjet veti të jenë më të mira në të gjitha fushat e jetës, nesër çështja e Ribashkimit Kombëtar do të ndodhte shumë më lehtë.

Kështu siç janë të ndarë shqiptarët në disa shtete të mirat që na i ka dhuruar Zoti i Plotfuqishëm jemi fare pak duke i shfrytëzuar, prandaj sa më parë që do të ndodhë Ribashkimi Kombëtar aq më përpara Shqiptarët në gjithë Rajonin dhe jo vetëm në rajon do të ishin faktor i stabilitetit ekonomik e besa edhe atë politik.

Një Shqipëri e tillë(lexo: e tërë, pra e Ribashkuar) edhe Evropës dhe më gjerë do ti ndihmonte me vende të reja pune, po, po në atë Shqipëri do të kishte “bukë” për të gjithë sepse dihet se shqiptari denbabaden ka qenë bukëdhënës, po, po ka qenë dhe është bukëdhënës si në kohëra të luftës po ashtu edhe në paqe.

Po flitet gjithashtu se sikur klasa politike e të gjitha trojeve shqiptare të kthjelleshin dhe të largoheshin nga haku që nuk u takon në njërën anë e në anën tjetër të mendonin më shumë për vëllezërit e motrat e tyre sigurisht se nuk do të kishte kaq skamje nëpër vendet tona.

Kosova kohëve të fundit po ballafaqohet edhe me një dukuri mjaftë shqetësuese, e ajo është migrimi nëpër vende të ndryshme të Evropës, ky migrim kaq i madh në shekullin 21 është i pa shpjegueshëm dhe i pa pranueshëm.

Por gjendja e shqiptarëve është në pozita të vështira e të pafavorshme për një jetës normale, kështu që në këto rrethana ai është i shtrënguar të kërkojë shpëtim për vete dhe për anëtarët e familjes.

Sikur klasat politike të angazhoheshin më shumë për popull se sa për veti me siguri se gjendja e shqiptarëve do të ishte për lakmi.

Mjerisht sot për sot ne shqiptarët përkundër pasurive që i zumë në gojë më sipër nuk jemi në gjendje të organizohemi që ato resurse ti shfrytëzojmë sa më shumë që është e mundur.

Është mirë dhe e thërras klasën politike si edhe atë akademike e shkencore të trojeve shqiptare që të bashkëpunojnë ndërmjet veti për një të ardhme kombëtare më të mirë si në aspektin politik, ekonomike si edhe në aspekte të tjera.

Njerëzit e pendës si edhe klasat politike  këtë gjë ia ka borq popullit, zaten ky ka qenë edhe betim i ushtarëve të të tri ushtrive kombëtare shqiptare.

Natyrisht se nëpër çarshi flitet edhe për shumëçka tjetër, flitet për korrupsion, flitet se si gjyqësia është e politizuar dhe si e tillë i jep të drejt partiakut të vetë e jo ati që ka të drejt.

Flitet edhe për njerëz pa merita se si janë bërë magjistra e doktor shkencash brenda nate, flitet gjithashtu se si janë pasuruar brenda këtyre pesëmbëdhjetë viteve të pas luftës. Mendojmë dhe shpresojmë se në një Shqipëri të RIBASHKUAR nuk do të ketë vend për ata që kombëtarisht nuk janë të pajisur sa duhet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)