26 Prill 2024

A duhet Gjykata Speciale të merret edhe me kriminalitetin ekonomik?

Shkruar nga Kushtrim Gashi

Parlamenti i Kosovës më shumicë votash në prill të vitit të kaluar ratifikoi marrëveshjen Kosovë-BE, e cila i hapi rrugë themelimit të gjykatës speciale.

Ratifikimi i kësaj marrëveshje ishte bazuar në shkëmbimin e letrave ndërmjet presidentes së Kosovës, Atifte Jahjaga dhe përfaqësuses së lartë të BE-së Catherine Ashton.

Në aspektin juridik, ky shkëmbim i letrave apo korrespodencë nuk ishte marrëveshje ndërkombëtare dhe si e tillë e cënon Kushtetutën tonë.

Presioni i madh i bashkësisë ndërkombëtare bëri që të cënohet akti më i lartë juridik i shtetit.
Drafti i ligjit për gjykatën speciale, i cili u prezantua para disa ditesh parasheh dhoma të specializuara dhe prokurori të spcializuar, që do të jenë në kuadër të sistemit gjyqësor të Kosovës ama do të jenë të pavarura nga çdo nivel i sistemit të gjykatave në Kosovë, që do të thotë se do të kenë përparesi ndaj çdo gjykatë të vendit tonë.

Si rezultat i kësaj në Kosovë po krijohet një shkallë e re e sistemit gjyqësor dhe kësisoji krijimi i kësaj gjykate në njerën anë është rrënim total i sistemit të drejtësisë, përkatësisht drejtësisë vendore, të UNMIK-ut dhe asaj të EULEX-it, ndërsa në anën tjetër është biznes ekonomik dhe politik.

Meqense kjo shkallë e re e gjyqësore po na imponohet dhe bashkësia ndërkombëtare po na kërcenon, me mundësin e krijimit të kësaj gjykate nga këshilli i sigurimit, në rast se nuk e bëjm ne, atëherë përfaqësuesit tanë, do të duhej të pakten të shfrytëzonin që në komptencë të kësaj gjykate të jetë edhe kriminaliteti ekonomik.

Qe nga paslufta u bënë 15 vite dhe të gjithë jemi të vetdijshëm se kriminaliteti ekonomik ka bërë kerdin, me të gjithë ato veprime dhe sjellje të kunderligjshme të personave fizik dhe juridik, me të gjithë ato veprime që pengojnë afarizmin ekonomik, ndërsa pjesëmarrësve në ketë afarizem u shkaktojnë dëme të mëdha materiale dhe financiare.

Veprimi i kryerjes së kriminalitetit ekonomik zgjatë shumë dhe sa më i gjatë të jetë, aq më i vështirë është zbulimi i kryerësve, ndërsa dëmet materiale të këtyre krimeve rriten çdo her e më shumë.

Ketë e dëshmojnë rastet e skandaleve dhe aferave të ndryshme në vendin tonë.

Kemi rastet e keqpërdorimeve nga zyrtarët vendor e ndërkombëtare të miliona eurove në KEK, në PTK, në privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore, në ndërtimin e rrugëve, në doganë, si dhe në shumë kompani të tjera publike.

Duke pasur parasysh që kriminaliteti ekonomik është shumë i ndërlidhur me ekonominë, biznesin, jetën politike dhe është vështirë të zbulohet dhe evidentohet, realisht në vendin tonë është shumë i përhapur, atëherë pashmangshëm gjykata speciale do të duhej të merret edhe me ketë kancer të shoqerisë sonë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)