26 Prill 2024

Padrejtësia apo drejtësia

Shkruar nga Arian Ramadani

Të flasësh për drejtësi sot është bërë utopi apo iluzion,sepse thuajse kudo padrejtësia mbizotron, me keqardhje e them ketë mirëpo është një realitet i hidhur që po ndodh ne vendin tonë tash e sa vites pas mbarimit të luftës. Drejtësia është themeli i një shteti.

Mirpo ky parim në vendin tonë nuk është duke u zbatuar, e themë këtë duke u bazuar në padrejtësin që po i bëhet disa luftetarëve të Liris siq është rasti Kiqina ku këta të pafjashëm tash e trembëdhjet vite qëndrojn prapa grilave të dënuar pa asnjë provë të vetme për vepren të cilen ju është montaur.

Është për të ardhur keq kur ne mediat tona sheh sllogane të ndryshme me të cilet proklamohet “Drejtesia” në Kosovë duke u thirru në atë se në Kosovë askush nuk është i paprekshëm, askush nuk është mbi Ligjin.

Nësë këto sllogane janë të verteta atëher pse disa përsona që janë nga familjet e medha në Kosovë janë të paprekshëm janë mbi Ligji, kush duhet të jepë llogari për këto veprime të jashtëligjëshme, ndersa përsonat që kontribuan për vendin, mirëpo nuk pranuan të zhyten në punë të ndyera me të cilat merren këta përsona që proklamojn se Kosova është shtet Ligjor mbahen Padrejtesisht në burg për vepren e pakryer.

A thua vall këtë përsona për qka luftuan? Ta gëzojn Lirin, apo të vuajn Padrejtesin që po ju bëhet nga institucionet e shteti për të cilin luftuan ata.

Edhe sa kohë do të kaloj deri të zbardhja e së vertetës dhe te lirohen përsonat e pafajshëm nga burgjet që po vuajan padrejtesin, edhe sa kohë institucionet tona të Drejtësis do të guxojn ta dalin dhe të thonë të verteten rreth rastit Kiqina.

Janë këto disa pyetje që do të deshiroja te kemë përgjegjëje për to, por si duket ne vendin tonë duhet të jesh njëri nga familjet e medha me ndikom ose te kesh shërbyer për ta që të që të ndëgjoj dikush se qfar deshiron. Drejtesi për vëllezeri Ramadani dhe Kiqina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)