26 Prill 2024

Asistenca sociale si lëmosh institucionale

Shkruar nga Flora Morina 

Mjaftë më lëmosh, më mirë është për të bërë përpjekje për të bërë një zhvillim ekonomik, për të filluar së paku me ndonjë ide apo vizion zhvillimor, kujt sot i intereson ideja zhvillimore te partitë politike, ata shikojnë vetëm për vetën e tyre, si të përfitojnë diçka?Populli ka kohë ai  pret?

I varfër po,  me plotë fëmijë pa pare edhe për të blerë gjera individuale dhe familjare?  Nuk ka pare as për autobusë lokale lere me të shkojë në Hungari apo te migroj si po thonë?

Shteti pasiv  është rezultat i këtyre politikave të skamjes dhe fukarallëkut të madh që mbretëron, gati 50% janë kategori sociale dhe jetojnë sot për nesër, përderisa 15% në varfri  ekstreme.

A po mërzitet kush për këtë temë? Si duket jo? Edhe organizatat ndërkombëtare kaherë kanë lëshuar Kosovën, shumica e shteteve të zhvilluara Kosovën nuk e përmendin si shtet me probleme të mëdha më përjashtim kohërave të fundit kur fillojë emigrimi masiv?

Me me herët  të  gjithë mendonin se puna është mirë! Dhe se duhet të vazhdohet me trendët tjera. Për plotë familjare skamnore të sëmurë , me një shëndetësi  katastrofave  shtetërore , pa sigurime shëndetësore dhe pa barna madje edhe te listës esenciale janë rezultat i të bërit biznes me një kategori të madhe të  qytetarëve të Kosovës.

Ministria e punës dhe zyrtarët e saj dalin nëpër tv ndonjëherë e tregojnë shifra si  Agjensioni i Statistikave  dhe ata deklarojnë  madje edhe gjera të kundërta, nuk iu dihet se cili institucion e ka shifrën reale apo saktë?

Shefi i Agjencionit  Statistikore i PDK fletë për cifra të partisë e këta tjerët flasin për punën se çka ka bërë deri tash Ministria e Punës? Kotë krejt, s’ka nevojë më me na treguar por me marr ndonjë veprim me na bind që fukarallëku dot reduktohet.

Ma mirë me nxit punësimin ose me stimuluar punësimin e  së paku një anëtari të familjeve të varfra dhe më i hjek nga skema se sa me i lëne ne skemë sociale dhe me dhen para,me ofrua zgjidhje sociale për familjet e varfra apo për të siguruar strehim social apo më ndërtua ndonjë ndërtesë për banim. Të gjitha këto gjera ndodhin para syve tonë, kjo kategori nuk ka para për të ekzistuar?

As për tu shëruar në rastet e sëmundjeve,  por natyrisht pushtetarët po kanë para me ble vila në Prevallë dhe me hap kompani private sa të munden? E për fukara nuk ka nevojë ndonjëri të mendojë kjo situatë është shqetësuese dhe e pa pranueshme?

Askush nuk mund të pranojë një gjendje të tillë e më së paku dështimin  institucional!Për këtë arsye ekziston shteti e jo për pushtetarët për atë arsye duhet zvogëluar parat dhe privilegjet e ashtuquajturve deputet qe rrinë kotë, në shumicën e rasteve i gjen kafiterive duke pirë vodka e raki rrushi? Kush po mendon e për qytetarin askush?

Qytetari sipas tyre duhet të mendoje vet? Të gjej rrugën vet të jetës prandaj edhe ndodhi eksodi dhe nuk do te ndalet edhe aq shumë , kotë një pjesë të qytetarëve e kthejnë nga vendet perëndimore pjesa tjetër  shkon, s’ka këtu gjë?

Këto gjera zgjidhen me një reformë të përgjithshme institucionale dhe jo me deklarata te kuvendarëve  për mos ikje madje disa prej tyre u kercnojshin? E çka të bëjnë familjet e varfra?

Të pajtohen me vdekjen e ngadalshme te tyre dhe skamjen e tmerrshme? A kush të kujdeset për bonjakët dhe personat me aftësi  të kufizuar , të margjinalizuara  edhe nga shteti?

Për çdo ditë gati Kosova po hasë edhe me një kategori tjetër ne rritje e pleqve të vetmuar në shtëpi  të sëmur dhe të pa aftë dhe pa para?

Ata e kanë vërejt se shteti për ta nuk ka nevojë të mendoje se pushtetarët kanë punë tjera me interesante të bëjnë për të bërë para për vete dhe ble  automjete luksoze.       

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)