28 Mars 2024

Rreziku nga qentë endacakë

Shkruar nga Uran Zogaj

Para disa ditësh në komunën e Fushë Kosovës, një fëmijë shtatë vjeçarë fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetoi kafshimeve të marra nga qentë endacakë.

Poashtu me datën 12.01.2015 në po të njëjtin vend ku kishte ndodhur rasti tragjik, një vajzë shtatë vjeçare ishte viktimë e tyre, por që fatmirësisht ajo i shpëtoi vdekjes, duke pësuar vetëm disa lëndime trupore.

Vajza i shpëtoi më të keqes falë disa punëtorëve të pastrimit të rrugës dhe fqinjëve që po kalonin në vendin e ngjarjes.

Mirëpo cfarë nëse në çastin e duhur nuk do të gjendeshin personat konkret?! Me siguri se edhe këtë vajzë do ta përcillte fati i njëjtë sikurse i djaloshit 7 vjeçarë. Këto janë vetëm disa nga rastet më aktuale që kanë ndodhur në vendin tonë, e që sigurisht që ka pasur raste të tilla edhe në të shkuarën.

Mirëpo shtrohet pyetja se deri kur do të zgjasë kjo gjendje? Deri kur Institucionet kompetente, qoftë ato lokale apo qendrore do të ndërmarrin masa konkrete për sanimin e kësaj gjendje?

Poashtu deri kur Organizata për Mbrojtjen e Kafshëve në Kosovë duhet të pranojë që këta qenë përbëjnë rrezik për popullin dhe të ndërmarrë hapa të caktuar me qëllim të parandalimit të një situate të tillë?

Ka edhe shumë çështje tjera që vlen të ceken, por do të mundohem t’i trajtojë disa nga më të rëndësishmet.

Në të vërtetë ky kërcënim që po shfaqet nga ana e qenëve endacakë konsideroj se sigurisht që kohë më parë do duhej zgjidhur dhe se nuk do duhej pritur kaq gjatë për një gjë të tillë.

Pas rastit të vdekjes së fëmiut 7 vjeçar, u bë bujë e madhe nëpër mediat tona televizive, madje kishte reagime edhe nga kryetarët e komunave të Prishtinës dhe Fushë Kosovës se do të ndërmarrin masa adekuate me qëllim të përmirësimit të kësaj gjendjeje, por gjithçka si duket mbeti vetëm deklarim.

Me këtë rast konsideroj se duhen marrë masa konkrete, përkatësisht që përfaqësuesit e institucioneve qëndrore, e posaçërisht nga Ministriae Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me ata të organeve lokale dhe përfaqësues të Organizatës për Mbrojtjen e Kafshëve në Kosovë, të caktojnë takime me qëllim të veprimit, pra, ndërmarrjes së masave në mënyrë praktike.

Faktikisht ndaj këtyre qenëve do duhej ndërmarrë masa praktike siç janë: kastrimi i tyre, sterilizimi dhe sigurisht edhe vaksinimi kundër tërbimit, që është edhe veprimi më i qëlluar. Prandaj këto do i vlerësoja si masa preventive (parandaluese) që do duhej të merreshin me këtë rast, e sigurisht që nëse nuk merren ato, pasojnë masat retributive (ndëshkuese) e që sipas mendimit tim nuk do duhej lejuar të vije deri tea to dhe janë zgjidhje e fundit.

Natyrisht se mbajtja dhe përkujdesja e kafshëve është e përcaktuar me Ligjin për përkujdesjen ndaj kafshëve të miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2005 dhe me këtë ligj janë paraparë parimet themelore lidhur me përkujdesjen ndaj kafshëve, mbajtjen, mbarështimin e tyre, operimet kirurgjike, shfrytëzimi i tyre për gara, transportimi i tyre dhe çështje tjera lidhur me kafshët.

Mirëpo në ligj gjithashtu theksohet se përjashtimisht lejohet vrasja e kafshëve, e këto raste përcaktohen nga ana e Ministrisë me Akt nënligjor (Neni 8, par. 4).

Pastaj me këtë ligj në një rast përcaktohet se kafshët agresive mund të vriten nëse ato paraqesin rrezik për jetën dhe shëndetin e kafshëve dhe njerëzve, sipas vlerësimit të dhënë nga ana e Shërbimit Veterinar dhe të Ushqimit të Kosovës (Neni 10, par. 1). Ligji thekson edhe “Eutanazinë”- vrasjen pa dhembje në rastet e domosdoshme për ruajtjen e shëndetit publik.

Prandaj edhe Organizata për Mbrojtjen e Kafshëve në Kosovë, si organizatë joqeveritare për mbrojtjen e kafshëve, sigurisht që duhet të jetë më aktive dhe të marrë veprime adekuate në lidhje me mbrojtjen e kafshëve.

Zakonisht ajo reagon në rast se ndokush keqtrajton kafshët, nuk kujdeset mirë apo bënë ndonjë veprim të padenjë ndaj tyre (që natyrisht që është i drejtë).

Mirëpo ajo duhet të dalë me deklaratë dhe të veprojë edhe me këtë rast, sepse qëllimi i tyre është edhe parandalimi i tragjedive që pësojnë njerëzit, sidomos nga qentë endacakë, parandalimi i shpërndarjes së epidemive dhe sëmundjeve nga ta dhe detyra tjera.

Pra, nëse nuk merren masat parandaluese, organet kompetente janë të detyruar t’i marrin masat e fundit- vrasjen e tyre.

Poashtu, mosveprimi i organeve të caktuara, bartë me vete edhe një çështje tjetër e që është vetëgjyqësia. Dijmë që vetëgjyqësia është e dënueshme dhe përbën veprim të kundërligjshëm.

Mirëpo nëse organet kompetente nuk marrin masat e duhura, atëherë qytetarët janë të detyruar në një mënyrë që të zbatojnë drejtësinë në mënyrë private dhe të kryejnë “rolin e shtetit” (vetëgjyqësi).

Vlenë të përmendim deklaratën e aktorit “Virusi”, i cili tha: “Ma gjeni një pushkë gjuetie dikush, e burgun, dënimin e krejt tjerat i maj une” (duke nënkuptuar për vrasjen e qenëve endacakë)

Pra, në një mënyrë qytetarët janë të detyruar të bëhen “vrasës”, me qëllim heqjes së mllefit që kanë përbrenda. Gjithashtu nuk duhet sjellur punën deri aty që këta qenë të shikohen si “armiqë” të qytetarëve, e jo kafshë si do duhej të jenë në realitet.

Andaj, uroj që ky shkrim dhe reagim i bërë nga ana ime, sado pak të ndikojë në vetëdijësimin dhe reflektimin e organeve kompetente, që të ndërmarrin masa konkrete me qëllim të përmirësimit të kësaj gjendje.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)