29 Mars 2024

Ça ke ti Marsida

Shkruar nga Kushtrim Gashi

Të flasesh për atë se çfarë ndodh në Kosovë, në Shqipëri, Maqedoni, Mal të zi, Luginen e Presheves, nuk ka të bëjë me kilometera, por ka të bëjë me ndjenjen kombëtare, kushtetuese, morale dhe mbi të gjitha njerëzore.

Dhe jo vetëm të flasim e të debatojmë, si e drejtë për tu shprehur e kritikuar, por edhe si një obligim dhe detyrim për të mbrojtur interesin e përgjithshëm të qytetarëve.

Nese është një vend në Kosovë që u gjakos për liri është drenica, nese ka nëna që bënë sakrificë për liri, atëherë janë nënat nga drenica, nese është një vend që ndryshojë historinë e Kosovës dhe të kombit shqiptar, atëherë është drenica.

Rrjedhimisht nese do të duhej të protestonte ndokush, atëherë ato duhet të ishin nënat nga drenica.

Aida Derguti nga vetëvendosje nuk është larg Jabllanoviqit sepse ofendojë qytetarët e drenices, duke i quajtur njerëz të malit.

A e di ti Marsida që në protestë nuk ishin minatoret e Trepçes, shoqatat e nënave, shoqatat e dala nga lufta?

U bojkotuan protestat nga këto organizata se u shndërruan protestat në protesta të partive, nga partitë dhe për partitë e assesi për qytetarët.

Këto protesta nuk kishin qëllim tjetër, pos marrjes së pushtetit me dhunë.

A e di që nxënësit e shkollave të mesme u manipuluan?

Është pushteti aktual në Prishtinë i drejtuar nga VV që ua dha driten jeshile drejtorëve dhe nxënesëve që të ikin nga puna dhe mësimi e të dalin në protestë.

Të rinjet po manipulohen dhe kjo nuk është risi, ketë gjë lëvizja vetëvendosje është duke e bërë që nga viti 2005.

Ishte viti 2007, kur isha pjesë e lëvizjes dhe vinin të rinje të moshave 15 dhe 16 vjeqare u bënin anëtarë edhe pse nuk kishin të drejtë për shkak se ishin minoren, por ata u manipuluan lehtë.
A e di që në protesta po flasin milioneret në emër të të varfërëve?

Po flasin ata që kanë paga nga 2 mijë euro, për ata që e kanë barkun bosh, po flasin ata që kanë shalla mbi 300 dollar për ata që nuk kanë as vesh-mbathje.
A e di që u dëmtua prona private?

Protestuesit dëmtuan jo vetëm pronen publike, por edhe atë private. Pronaret e lokaleve dhe veturave në kryeqytet duan kompensim, por nga kush, nga protestuesit apo nga organizatorët e saj?

Kush do të jep përgjegjesi për të lënduarit e protestave të fundit?

Nga kronologjia e ngjarjeve të tilla, si në Shqipëri dhe në Kosovë, askush nuk jep përgjegjesi, ashtu sikurse që nuk dhanë përgjegjesi as për 10 shkurtin e përgjakshëm të 2007 e as për 21 janarin e 2011.

Ça ke ti Marsida?

Në njerën anë thua se prej vitesh jetojë në Kosovë dhe as që pretendojë të di diçka, ndërsa në anën tjetër bjen në kundërshtim me vetëveten duke thënë se Albini është i vetmi lider që nuk bënë kompremise dhe shkon aq larg sa që predikon se shumë shpejt Albini do të jetë në krye të Kosovës.

Sa për ta kthjellur kujtesen, Albini shkeli të gjitha parimet për tu bërë pjesë e pushtetit.
Para tetë vitesh vetëvendosje në nëntor të vitit 2007, bënte fushatë për mos pjesmarrje në zgjedhje dhe shpërndante fletushka në të cilat shkruhej \"Jo zgjedhje për parti, referendum për liri\".

Në atë fletushkë i bëhej thirrje qytetarit të Kosovës së vota jote me 17 nëntor është : votë për parti e jo referendum, legjitimim të negociatave me Serbinë, pakon e Ahtisaarit (autonomi të gjerë nën Serbi).

Nuk vonojë shumë dhe në vitin 2010, kjo lëvizje nga fushata për mos pjesmarrje në zgjedhje bënte fushatë për zgjedhje, ku mori pjesë dhe rrjedhimisht u bë parti dhe pjesë e sistemit për të cilët Albin Kurti thoshte se janë e keqja e Kosovës.

Jo vetem kaq, por në vitin 2014, vetëvendosje, si një parti anti negociatore shndërrohet në parti pro negociatore. Ajo si pjesë e bllokut bënte \"lufte\" për ti udhëhequr negociatat, përkatesisht për legjitimim të negociateve më Serbinë, çfarë hipokrizie a Po jo?

Kjo është vetëvendosje e cila nuk zgjedh mjete e as metoda për të ardhur në pusht.

A e di ti se aktivistet vetëvendosjes me 10 qershor 2007, menduan që moren fund?

Para shumë vitesh edhe unë si një i ri, sikurse këta tjerët sot, isha aktivist i vetëvendosjes dhe jo për pak kohë, por për rreth një vit e gjysmë. Ishte 10 qershori i 2007, kur George W. Bush erdhi në Tiranë dhe e bëri të qartë se Kosova shumë shpejt do të bëhet shtet i pavarur.

Në zyrët e vetëtendosjes isha bashkë më shumë aktivist, por për një moment isha në një dhomë vetum me Glauk Konjufcen dhe Xhelal Sveqlen kur Bushi tha se Kosova do të bëhet e pavarur, me të degjuar ketë gjë, Glauku tha ku morem fund!

Ky ishte momenti që është dashur ti gëzohej çdo shqiptar, por kësaj nuk iu gëzua Glauku e Xhelali.

A e di ti se aktivistet e vetëvendosjes nuk festuan pavarësinë?

Ishte 17 shkurti 2008, pavaresia pritej të shpallej, e gjithë Kosova po festonte ama unë bashkë më shumë aktivist të tjerë nuk festuam. Neve shikonim televizorin të qetë dhe askush nuk fliste asnjë fjalë, thuajse u shuajt vetëvendosje!

Albini, për disa ditë ishte i mbyllur në banes dhe nuk dilke nga ajo. Askush nuk dinte se çfarë do të ndodh me vetëvendosjen. Derisa dolën më një qëndrim se pavarësia është një hapë para-tre hapa mbrapa.

Duke parë këto rrethana, por edhe shumë të tjera që ndodhen atë kohë në lëvizjen vetëvendosje, në prillë të 2008, u largova, duke mos u kthyer kurrë më, si dhe duke mos ua dhënë atë kënaqësi të më përjashtonin.

Atë botë pat filluar një fushatë e eger kundër aktivisteve që mendonin ndryshe nga kreret e vetëvendosjes, disa u përjashtuan, u linquan e u etiketuan, vetëm e vetëm pse mendonin ndryshe.

A e di ti se Albini nuk dha dorëheqje pse ishte demokratë, por pse ishte strateg?

Tanime, Albini u largua nga partia për tu rikthyer prapë dhe në vend të tij po vjen personi më i besueshëm i tij, i cili edhe po të dojë s’mund ta rrezikoj.

Albini prapë do ta ketë timonin e partisë, ndërsa Visari do të jetë kukull e tij. Po të kandidonte Shpendi për kryetar, Albini assesi nuk do të hiqte dorë nga rikandidimi, që do të thotë se të vetmin rival në parti Albini e ka Shpendin dhe jo të tjerët.

Përndryshe e gjithë kjo \"demokraci\" që po eksporton vetëvendoje nuk është asgjë tjetër pos një telenovelë latino-kubane.

Si do të vij Albini në krye të Kosovës, përmes revolucionit apo?

Shumë nga aktivistet e lëvizjes vetëvendosje thirren në revolucionin ukrainas se duhet të bëhet edhe në Kosovë.

Demonstrata e së shtunës dhe e së martes, pothuajse kishin ketë qëllim. Aktivistet e VV-së të mbeshtetur ketë radhë edhe nga dy subjekte politike, njëra në shuarje e tjetra në rënie u munduan që të jetësojnë, por ju dështojë.

Në Kosovë me 8 qershor kemi patur një proces zgjedhor që na kishin për lakmi edhe vendet fqinje.

Zgjedhjet muren notën maksimale si nga vëzhguesit vendor, ashtu edhe nga ata ndërkombëtar dhe si të tilla nuk u kontestuan as nga subjektet opozitare. Protestat e mbajtura në Kosovë për dallim nga Ukraina ishin të dhunshme dhe aspak të qeta.

Kështu që partitë opozitare mund të ftojnë qytetarët në protesta dhe të shprehin pakënaqesit e tyre ama jo duke dëmtuar të ardhmen tonë, jo duke paraqitur Kosovën në sy të botës si shtet i dështuar sepse ky është qëllimi i Serbisë, ky është qëllimi i armiqeve të Kosovës.

Demokracia ka rregulla, andaj ato duhet respketuar edhe nese protestohet të bëhet në mënyrë të dinjitetshme sepse Kosova nuk është Ukraine!



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)