28 Mars 2024

Kosova nuk është Ukrainë!

Shkruar nga Kushtrim Gashi

Në vitin 2004 në Ukrainë, bashkësia ndërkombëtare kontestojë zgjedhjet të cilat u mbajtën. Zgjedhjet u kontestuan nga vëzhguesit vendor, por edhe ndërkombëtare, andaj mijëra demonstrues u tubuan pa lejen e pushtetit në sheshin e pavarësisë në Kievë.

Demonstruesit kërkuan zgjedhje të reja dhe demokratike. Ata qëndruan aty, këndonin kengë dhe protestonin të qetë, pa dhunë.

Pasi protestuan disa ditë, Gjykata supreme shpalli të pavlefshme rezultatet e nëntorit dhe njëkohësisht urdheroi që të organizohen zgjedhje të reja.

Revolucioni u emërtua si i portokalltë, sipas ngjyrës që zgjodhën protestuesit dhe një revolucion i tillë mundësojë zgjedhje korrekte në dhjetor të vitit 2004, në të cilat zgjedhje fitojë kandidati i opozites.

Shumë nga aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje thirrën në revolucionin ukrainas, se duhet të bëhet edhe në Kosovë. Demonstrata e së shtunes dhe kjo sot, pothuajse kishin ketë qëllim.

Aktivistet e VV-së të mbeshtetur ketë radhë edhe nga dy subjekte politike, Nisma, që është në shuarje e AAK, që është në renie u munduan që të jetesojnë, por ju deshtojë.

Dallimet ndërmjet Kosovës dhe Ukranies janë të medha si nga forma ashtu edhe nga përmbajtja. Në Kosovë me 8 qershor kemi patur një proces zgjedhor që na kishin për lakmi edhe vendet fqinje.

Zgjedhjet muren notën maksimale si nga vezhguesit vendor, ashtu edhe nga ata ndërkombëtar dhe si të tilla nuk u kontestuan as nga subjektet opozitare. Protestat e mbajtura në Kosovë për dallim nga Ukraina ishin të dhunshme dhe aspak të qeta.

Kështu që partitë opozitare mund të ftojnë qytetarët në protesta dhe të shprehin pakënaqesit e tyre ama jo duke dëmtuar të ardhmen tonë, jo duke paraqitur Kosovën në sy të botës si shtet i deshtuar sepse ky është qëllimi i Serbisë, ky është qëllimi i armiqeve të Kosovës.

Opozita fatëkqësisht po përdor qytetarët me qëllim të marrjes së pushtetit më dhunë sepse milioneret në protesta po flasin në emër te të varferëve, eh qe assesi nuk përfaqesojnë interesat e tyre.

Deklarata universale për të drejta të njeriut në nenin 20 thotë \"se secili ka të drejtë të lirisë për tubim të qetë dhe shoqërim\".

Amandamenti i parë i Kushtetutes së SHBA-së thotë: \" se kongresi nuk do të bejë asnjë ligj që e ndalon të drejtën e njerëzve që të tubohen në mënyrë të qetë dhe të kerkojnë nga qeveria të ndërmarrë hapa për përmirësimin e problemeve\".

Qytetarët e praktikuan ketë të drejtë në Kosovë dhe institucionet e respektuan, por dhuna është veper penale që dënohet me çdo ligj vendor e ndërkombëtar, ajo nuk tolerohet.

Gjithsesi që në secilen shoqëri e në secilin shtet, më qëllim të funksionimit duhet një rënd. Njerëzve u duhet dhe pritet që të kenë të drejtën elementare pa frikë nga sulmet ndaj tyre përsonalisht, ndaj pasurisë së tyre ose ndaj ndërgjegjes së tyre.

Policia e siguron ketë mbrojtje. Pa këto fuqi, liria e të shprehurit në demonstrata lehtë mund të shndërrohet në sundim të mases, në rastin tonë në sundim të partive opozitare.

Tash e një shekull në SHBA debatohet se ku do të vihet vija ndërmjet lirisë së shprehjes dhe kufizumit racional, por përfundime ende nuk janë arritur.

Gjykatësi i gjykatës supreme të SHBA-së Feliks Frankfurter shkruan se \"konfilkti ndërmjet të folurit dhe interesave tjera është problem po aq i vazhdueshëm sa është edhe shqetësues\".

Megjithatë Gjykata ka pranuar të drejtën e pushtetit qe t\'i rregullojë sipërfaqet e jashtme dhe ta mbajë rendin publik.

Ndërsa nga ana tjetër, pushteti nuk mund të ndalojë fjalimet vetëm e vetëm pse ato mund të mos u pelqejnë.

Demokracia ka rregulla, andaj ato duhet respketuar edhe nese protestohet të bëhet në mënyrë të dinjitetshme sepse Kosova nuk është Ukrainë!


 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)