20 Prill 2024

Në emër të popullit...

Shkruar nga Faik Krasniqi


Demokracia në vendet e zhvilluara nuk është dhuna e shumicës ndaj pakicës! Nuk do të thotë që ai koalicion qeveritar të rrijë në qeveri për katër vjet sepse është zgjedhur me vota!

Po ashtu nuk do të thotë që të lejohet të rrëzohet me dhunë nëse këtë gjë përpiqet ta bëjë opozita! Partitë, liderët dhe shqiptarët në përgjithësi,  të gjithë njëlloj janë!

Po të kishim qenë më të mirë, punët nuk do t\'i kishim aq keq! Por jemi popull gënjeshtar, hileqar, dredharak, i pabesë, egoist, idiot, mashtrues, mendjemadh... sepse kjo klasë politike është brumi i këtij populli dhe s\'kanë si të jenë më të mirë!

Prandaj mos mendoni që ndonjë lider apo parti shqiptare e ka hallin e popullit, ata thjesht luftojnë për pushtet, për ta rrëzuar tjetrin dhe vetë për të ardhur në pushtet!

Kjo klasë politike thjesht manipulojnë me popullin, se ky është i keqi dhe unë jam më i miri!

Unë jam më i mirë se tjetri sepse vjedh më pak se ky që është apo që ka qenë para meje në pushtet!

Të gjitha këto gënjeshtra dhe manipulime tash e disa dekada janë bërë dhe po bëhen \'\'në emër të popullit\'\'!

Gjatë fushatës premtojnë për megainvestime, mijëra vende pune, shëndetësi më të mirë arsim cilësor, liberalizim të vizave, jetë të dinjitetshme etj, kurse kur vijnë në pushtet harrojnë se çfarë i kanë premtuar popullit, por tallen me varfërinë dhe hallet e tyre, duke thënë se ato ishin vetëm premtime elektorale!

E popullit të shkretë do i shkojnë edhe dhjetë, njëzetë, tredhjetë, pesëdhjetë e njëqind vite të tjera duke jetuar me shpresë se do bëhet mirë, por njëkohësisht edhe duke iu besuar gënjeshtrave manipuluesve të kësaj klase politike që e kanë sjellur popullin në këtë deregje!

Unë jam skeptik dhe nuk kam shpresë se gjendja do të ndryshojë për të mirë, sepse gënjeshtrën dhe manipulimin e kemi në gjak!

Të shohim pas një dekade se a do ndryshojë kjo gjendje e rëndë - kuptohet nëse jemi gjallë dhe shëndosh e mirë!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)