19 Prill 2024

Misioni i ri për Kosovën

Shkruar nga Xhevat Bislimi

E para, shperngulja e shqiptareve... Sa me shume aq me mire. Kete "mision possible" e kishte filluar qeveria PDK-LDK me Hashimin kryeminister, e kishte thelluar qeveria e Hashimpacollit dhe po e vazhdon me intenzitet te shtuar qeveria e Isahashimit...!

Ky MISION ka perkrahjen e pa rezerve te Serbise neofashiste, agjencite dhe autobuset e te ciles po i transportojne shqiptaret tane per ne Hungari e tutje...!!

Te gjitha \"celulat\" e sherbimeve sekrete serbe dhe sherbimet tjera mike te Serbise kane marre porosi te qarta per pergatitjen shpirterore dhe mendore si dhe per \"mobilizimin\" e shqiptareve per te ikur nga ky vend i \"mallkuar\"...!!

Ne Llap keto dite nuk po ka bileta per te gjithe ata qe po kerkojne te ikin me autobuset e Serbise...!! Po behet fushate edhe per frikesimin e shqiptareve nga nje sulm i shpejte i Rusise ne Kosove...!! Ne krahinen e Llapit eshte perhapur me shume kjo propagande, kjo lufte speciale...!!

Qeveria serbe u ka dhene urdher te prere te gjitha agjencive dhe segmenteve te saj shteterore qe te ndihmojne me te gjitha rruget dhe mjetet kalimin e lire dhe te rehatshem te shqiptareve qe po shperngulen e po ikin ne \"token e premtuar\", ne Evrope...!!

 Institucionet e Republikes se Kosoves jane teresisht te paralizuara dhe te pamundura per ta penguar kete shperngulje te \"bardhe\" te shqiptareve...!!

Kjo, sepse, kreret e ketyre institucioneve jane vene me kohe e sherbim te projektit te nje Kosove me sovranitet dhe pavaresi te kushtezuar dhe te shantazhuar nga Serbia, te nje Kosove shqiptaro-serbe...!! Keshtu do te dobesohej elementi shqiptar ne Kosoven tone...!

Pjese aktive dhe mbeshtetese pa rezerve e ketij projekti antishqiptar eshte edhe nje numer i vendeve dhe qeverive evropiane, te cilat nuk po pengojne kete shperngulje te shqipatreve... Madje po e ndihmojne hapur e fshehur...!!

E dyta, ndalimi me te gjitha rruget dhe mjetet politike, ekonomike, sociale... i shpernguljes se pakices serbe nga Kosova, nga njera ane, dhe angazhimi per kthimin e sa me shume serbeve ne Kosove qe ka per qellim rikolonizimin e Kosoves me elementin sllav-serb...!

Per kete qellim po derdhen qindra milona dollare nga Serbia, dhjetra miliona euro nga Bashkimi Evropian, i cili vetem per kater komuna serbe ne Veri ne fund te vitit 2014 ka dhene 30 milone euro...!!

Asnje cent per rikthimin e shqiptareve te debuar me dhune, terror e gjenocid (para, gjate dhe pas Luftes...) nga Veriu i Kosoves...!

 Per mbajtjen e serbeve ne Kosove dhe per kthimin e koloneve te rinj edhe qveria e Kosoves po jep dhjetra miliona euro, por asnje cent per kthimin e shqiptareve te shperngulur me dhune, terror e gjenocid...! Per kthimin e koloneve serbe qeveria e Kosoves ka edhe nje ministri te posacme dhe fonde e buxhet te vecante...!!

E treta, MISIONI I RI po zhvillohet dhe po angazhohet per ta bere te pamundur krijimin e shtetit te Kosoves dhe per te deshmuar para botes se shteti i Kosoves eshte \"MISSION IMPOSSIBLE\"...!!

E katerta, shqiptaret duhet te organizohen dhe te bashkohen edhe njehere ne nje Levizje a Parti te vetme per ta bere te pamundur kete MISION TE RI ne Kosove dhe per ta ruajtur qenesine shqiptare te Kosoves...!

Qendrimi indiferent ndaj zbrazjes se Kosoves nga shqiptaret eshte i pafalshem per secilin prej nesh... Edhe ne kohet me te renda dhe me te erreta per Kosoven kishte burra shqiptare qe angazhoheshin, propagandonin dhe perpiqeshin te pengonin shpernguljen e shqiptareve nga Serbia per ne Turqi dhe vende tjera... Ndersa sot...?!!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)