19 Prill 2024

Diçka po zihet

Shkruar nga Blerim Burjani

Pakënaqësitë që kapluan shtetin kohen e fundit kanë prejardhje të ndryshme nga ato te rrenave e mashtrimeve para elektorale, e deri te gënjeshtrat e thura se politika e shtetit tonë është e vetëdijshme për dialogun dhe kahen e këtij dialogu me Serbinë.

Ka shumë arsye që sillen vërdallë në kokat e shumta të njerëzve , grupeve te shumta sociale e klasore në vendë.

Në Kosovë nuk dallojnë shumë partitë prej OJQ , edhe një e vërtetë tjetër- shumë donator ndërkombëtar stimulojnë OJQ politike dhe njerëz të pakënaqur nën petkun e shoqërisë civile.

Se diçka është zi e po zihet vazhdimisht s’do mend, punët nuk janë mirë. Ka grupe njerëzish të pakënaqura me kallabllakë, e disa njerëz të këtij spektri po flasin,  e po rrinë ne mes veti dhe diskutojnë  se kur po bien kjo qeveri, e qysh me ra i tërë ky mekanizëm i deritashëm politik?

Për këtë ende nuk po dihet, por që diçka po përziejnë po dihet. Sidoqoftë Kosova ka njerëz të zhytur politikisht në interesa të shumta politike dhe biznesore sa që po i stimulojnë ose i kanë stimuluar shumë njerëz të cilët po merren me politik ne prapavijë, tash a mbërrijnë a jo si dihet? Me rëndësi është se kane kuptuar se me vota nuk rrëzohet skena politike.

Tash shteti i ynë u mbushë me shumë tipare të pakënaqësisë prej atyre sociale, edukative, politike etnike, pastaj kur ti shtohet anarkia që ndodhë prej shumë viteve dhe përfitimeve të shumta të disa njerëzve politik e partiak defitivinisht paraqitet një gjendje e rëndë politike dhe pasiguria.

Problemet me rende e ligj vazhdojnë të jenë prezent në shumë dimensione vendore, kështu duket të jetë tash por për të vlerësuar këtë janë mekanizmat kushtetues e ligjor.

Opozita e bashkuar ne protesta për Trepçën dhe dorëheqjen e Jabllanovicit ka edhe kërkesa tjera për te ndërruar edhe mënyrën e qeverisjes së shtetit, ka shumë motive të pakënaqësive që blloku opozitar dëshiron ti përcjellë ne media dhe për të i ftuar qytetarët për të iu ndihmuar në përkrahjen e kërkesave, kjo duket lojë pse jo nëse mund të ndryshohet mirë nëse jo me rrit faktorizimin e vet para qytetareve.

Ikja e qytetarëve të Kosovës jashtë shtetit është brenga me e madhe aktuale, edhe këtu ka shumë motive për ikje prej atyre të varfërisë ekstreme dhe jo perspektives e deri te kerkesa për një jetë më edhe më të mirë për ta dhe familjet e tyre.

Krejt e kuptueshme marrja me politik e mos kreativitet në punësim ne mos mbështetje të sektorit te privatë ka nxit reaksione te shumta negative.

Tash kemi një opozitë edhe me të lodhët se në mandatin e kaluar, kur të i shtohet edhe reduktimi i rolit te opozitës në shtet që është aktualisht,  atëherë përfundimisht s’ka mbet gjë tjetër në këtë vend.

Pakënaqësitë politike të drejtuar për Trepçën janë interesante, ka disa njerëz të opozitës që dëshirojnë përmes Trepçës të bëjnë politik sërish për vetën e tyre, Trepça nuk ka rolë si dikur kuptohet siç kishte në komunizëm rolë politik të fuqishëm, sot Trepça ka rolë ekonomik edhe shumë të vogël për momentin,  për rivitalizim të kësaj ndërmarrje duhet investuar miliarda, por ku te merren ato miliarda për investime nga buxheti i Kosovës a?

Kthimi i Trepçës në cilësinë e ndërmarrjes publike është mjaftë komplekse, sepse dikush duhet të paguaj kontestet dhe borxhet e saj?

Me cilat pare dhe të kujt të paguhen?Kthimi ne ndërmarrje publike apo edhe me keq siç dëgjohet ndonjëherë nga disa njerëz në pronë shtetërore, automatikisht do të thotë se borxhet e saj duhet paguaj Kosova, pasi qe Serbia s’është fare e interesuar për borxhet e saj dhe shkatërrimin që ia kë bërë Trepçës viteve ’90.

Këto dilema duhet menduar saktë?Duhet ditur pastaj sa para duhet investuar për rivitalizim të Trepçës? Lehtë është më fol e me debatua, por kush të investoj dhe sa?

A ka planë visibiliteti dhe a ka ndonjë planë për të plasuar produktet e saj ne tregjet ndërkombëtare? Marrja me Jabllanovicin është njëjtë si te merresh me shtetin serb, edhe po që se ai do të shkarkohej do të vinte një i njëjtë nga listë ne vendin e tij.

Bashkësia ndërkombëtare nuk do kacafytje

Bashkësia ndërkombëtare nuk do kacafytje në mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, sepse vlerësohet si shumë e dëmshme dhe e rrezikshme për Kosovën.

Andaj duhet gjetur modalitete të veprimit demokratikë, dhe kuptohet duhet gjetur modalitete ligjore për të bindur serbët kosovar të pranojnë të shkëputen nga shteti serb.

Duhet bërë më shumë punë edhe politike edhe ekonomike në këtë drejtim për të ndal serbët lokal të merren me implementim të politikë së Serbisë në Kosovë.

Serbia ka një strategji dëshiron që përmes serbëve lokal kosovar të behët hisedarë në vendimmarrje në institucionet e shtetit të Kosovës.

Kjo është e pa pranueshme duhet bërë me dije listës serbe se ata obligohen të zbatojnë politikat e shtetit të Kosovës dhe të punojnë për interesa te serbëve të Kosovës e jo për Serbin.

Qasja ndaj listes serbe

Tash edhe në këtë segment duhet të ketë politik të mençur nga institucionet e Kosovës dhe kuptohet qasje tjetër ndaj listës serbe.

Ata duhet të pranojnë si serb lokal se do të punojnë dhe do të përkushtohen interesave të shtetit të Kosovës , si dhe mund te kenë respekt ndaj Serbisë por jo te jenë të dëgjueshëm ndaj saj.

Me këtë politik dhe qasje te deri tashme ndaj listës serbe nuk arrihet asgjë përveç faktorizim të liderëve lokal serbë siç është Jabllanovici, e Serbia do ta shfrytëzoj për vete edhe për konsum të brendshëm politik të saj, Jabllanoviç ka arrit që përmes protestave për shkarkim të tij të bëjë emër politik edhe në Kosovë edhe në Serbi, mediat serbe kanë stërmadhuar rolin e tij në Kosovë, kjo bëhet me qëllim të shfrytëzimit të tij për rastin e Kosovës.

Opozita edhe me e lodhte se ne mandatin e kaluar  

Opozita politike në Kosovë nuk po gjënë rrugë as metodë tjetër për të iu qasë dhe kundërshtuar pozitën e cila është shumë fish me e fuqishme, tash duhet menduar realisht vetëm VV është opozitë, andaj roli i VV duhet të jetë më i fuqishëm po që se veç dëshirohet të bëhet presion me i madh ndaj pozitës, por edhe VV e ka të vështirë ai po vuan pa njerëz politik dhe kuadër atë e karakterizon vetëm pakënaqësia ndaj pozitës në Kosovë por s’ka emra politik as intelektual.

Kosova asnjëherë deri me tash nuk ka pas opozitë , ka pas individ por jo strukturë ballafaqimi programore në rrafshin politik.

Marrja e opozitës me Trepçën është problem se nuk dijë ka të qaset politikisht dhe tentojnë me shfrytëzuar këtë çështje për të bërë presion politik mbi institucionet qeveritare.

Pra duhet menduar më shumë se ka do të kanalizohet politika opozitare, edhe pse edhe tash është e përçarë deri në fund ku VV nuk lëshon frontin e të bërit opozita kryesore në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)