29 Mars 2024

Kundër Jabllanoviqit apo kundër pranisë së Serbisë

Shkruar nga Xhevat Bislimi

Deklarata e ministrit të Isahashimit (Jabllanovicit) me të drejtë shkaktoi pakënaqësi dhe indinjatë te çdo shqiptar në Kosovë e më gjerë (në krejt Shqipërinë). Por, a duhet që kjo pakënaqësi dhe kjo indinjatë t\'i mobilizojë dhjetra mijëra shqiptarë në protesta anembanë Kosovës me moton: \"Të dorëhiqet ose të shkarkohet Jabllanoviçi\"...!

Ta zëmë se ky Jabllanoviçi, i cili nuk do të duhej të ishte fare pjesë e Qeverisë së Republikës, po jep dorëheqje ose po shkarkohet... Çfarë do të ndryshonte në marrëdhëniet tashmë të krijuara dhe të «kornizuara» midis Kosovës dhe Serbisë?!! Largimi dhe zëvendësimi i Jabllanoviçit me një «viç» tjetër nuk e ndryshon fare gjendjen dhe nuk e përmirëson pozitën nënshtruese  dhe poshtëruese të Kosovë.

Po dëgjojmë edhe thirrjet \"Jabllanoviç jashtë...\", etj. Thelbi i problemit nuk është këtu vëllezër e motra shqiptare. Çështja është te ndryshimi i këtij raporti Kosove-Serbi në favor tonin dhe në të mirë të sovranitetit dhe të pavarësisë së Republikës së Kosovës…

Me kushtetutën e Ahtisarit (bisedimet e Vjenës) dhe, posaçërisht me bisedimet dhe marrëveshjet e Brukselit, Republika e Kosovës e ka ndarë sovranitetin dhe pavarësinë e saj me Serbinë...! Prania e Serbisë, ndërhyrja dhe ndikimi i saj në të gjitha çështjet e brendshme të Republikës së Kosvës, qoftë përmes pakicës serbe, qoftë përmes Kishës ortodokse, qoftë përmes \"Listës serbe\" dhe qoftë përmes formave, ndërhyrjeve dhe kanaleve tjera, është fakt i pamohueshëm dhe i legalizuar me marrvëshje të ndryshme, me kushtetutën ahtisariane, me ligje dhe akte tjera, është fakt që bënë “muuu”!

Çdo gjë që është në Kosovë, që i përket Kosovës dhe që lidhet me Kosovën po ndahet me Serbinë pushtuese në tavolinën e bisedimeve të shtruar nga “ndërkombëtarët”…!! Prania e Serbisë, interesat e saj, ndërhyrja dhe ndikimi në rregullimin e brendshëm të Republikës sonë po fuqizohet edhe më tej me mbështetjen edhe të miqve të saj (Serbisë) dhe të \"miqve\" tanë ndërkombëtarë...!

Ndarja e Mitrovicës dhe e Kosovës me vendosjen e kufirit te ura e Ibrit (sot \"parku\" i Ibrit!), pastaj përmes komunave \"serbe\" (10 komuna...!!), përmes \"zonave të mbrojtura\" dhe \"eksterritorialitetit\" të kishave të uzurpuara dhe të përvetësuara nga princat dhe krajlat e Serbisë pushtuese, është një fakt i pranuar dhe i \"legjitimuar\" edhe nga institucionet vazale-kuislinge të Kosovës...!!

Me një fjalë, Serbia është ulur këmbëkryq në Republikën e Kosovës me lejen e institucioneve vazale të Prishtinës!! Kjo është ÇËSHTJA! Kjo është çështje mbi çështjet tjera (aktualisht)...!

Republikë (shtet) sovrane dhe të pavarur me Serbinë brenda nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrën e kurrës. Këtë duhet ta kuptojë çdo shqiptar që e do këtë vend dhe kombin shqiptar, që do Kosovën shqiptare e jo shqiptaro-serbe...

Është e qartë si drita e diellit që Kosova po rrëshqet me shpejtësi drejt një republike me sovranitet dhe pavarësi të kufizuar dhe të kushtëzuar nga Serbia...!! Këtë projekt e ka mbështetur dhe sponzorizuar herë tërthorazi dhe herë drejtpërdrejt ajo që ne jemi mësuar ta quajmë \"bashkësi ndërkombëtare\"!

Me \"pëlqimin\" dhe \"vullnetin\" edhe të kësaj bashkësie ndërkombëtare Kosova është shndërruar në një karantinë të Evropës nga e cila mund të dilet në Evropë vetëm përmes Serbisë dhe rrugëve ilegale. A thua edhe ky është një projekt për shpërnguljen e shqiptarëve dhe për ta balancuar e stabilizuar, krejtë “paqësisht”, një Kosovë shqiptaro-serbe?!

Klasa politike dhe institucionale e Kosovës, e korruptuar, e kapur, e paaftë, e shantazhuar..., është \"përzgjedhur\", është mbështetur dhe po mbështetet edhe nga “bashkësia ndërkombetare” për ta mbajtur Kosovën tonë në gjunjë, të izoluar, të dëshpruar dhe në depresion...!

Sot, bashkëkombës të dashur, është më e qartë se kurrë që krejt qeveria dhe krejt Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk peshon sa \"Lista serbe-Serbia\"...! Pa pëlqimin e kësaj Liste-Serbisë nuk mund të merret asnjë vendim i rëndësishëm dhe me interes të përgjithshëm kombëtar...!

Madje, edhe FSK-ja nuk mund të shndërrohet në Ushtri të Republikës pa pëlqimin e Listës-Serbisë...!! Shteti I Kosovës nuk ka të drejtë as të ketë forcën e duhur për t’u mbrojtur pa pëlqimin-lejen e “Listës serbe”-Serbisë…!

Me ligjin e fundit për ndërmarrjet shoqërore pakicës serbe-Serbisë iu njoh dhe iu legalizua edhe një e drejtë! Pa pëlqimin e komunave serbe nuk mund të bëhet asnjë privatizim apo ndryshim i statusit të ndonjë ndërmarrjeje shoqërore në publike, pra as i Trepçës...!

Së shpejti pritet edhe krijimi i \"zajednicës\"-bashkësisë së komunave serbe, që do të thotë finalizimi i planit serb për Kosovën, i vitit 2004 (Lexojeni me vëmendje planin e miratuar nga Kuvendi i Serbisë...!)...

Prandaj, populli shqiptar në Kosovë dhe partitë, shoqatatë, organizatatë, lëvizjet politike-atdhetare.. duhet të organizohen dhe të mobilizohen për largimin-dëbimin e Serbisë nga Republika e Kosovës, për ndarjen dhe pavarësimin e plotë të Kosovës nga Serbia... Kjo është ÇËSHTJA!

Protesta-demonstrata e nesërme do të tregojë edhe se sa është i informuar dhe i vetëdijsuar populli shqiptar në Kosovë për pozitën e tij të vështirë… Jo vetëm nesër, por edhe në ditët në vijim secili nga ne ka për detyrim t\'i njoftojë bashkëkombësit tanë dhe t\'i mobilizojë ata rreth kërkesës, angazhimit dhe këmbënguljes për shkëputjen e plotë të Kosovës nga Serbia dhe ndikimi i saj...

Janë këto çaste historike për fatet e Kosovës dhe të çështjes shqiptare në Iliri-Ballkan... Kjo çështje, shkëputja e plotë e Kosovës nga Serbia dhe ndikimi i saj duhet parë edhe si interes dhe si kusht i qëndrueshmërisë, i paqes dhe i fqinjësisë “normale” në siujdhesën (rajonin) tonë.

                                                                 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)