25 Prill 2024

Ekuacionet e politikës

Rreth tri ngjarjeve të kësaj jave

Ekuacionet e politikës

Shkruar nga Faton Abdullahu

1

Për dorëheqjen e Albin Kurtit:

 Kjo dorëheqje ishte e jashtëzakonshme për nga taktika, jo edhe për nga strategjia, përkatësisht qëllimi. Sepse qëllimi është megjithatë mbetja në pushtet por në një formë tjetër - me autoritet dhe rikthimi në pushtet në një kohë tjetër me rikandidim.

Kam përshtypjen se Kurti është aq konfident në VV sa ushtrimi i pushtetit të tij me autoritet mund të bëhet jo vetëm me dhe nga pozita e kryetarit, por edhe nga pozita e anëtarit të thjeshtë.

 Ky autoritet i Kurtit në VV është forcuar me pushtet, por rikthimi i tij shumë i mundshëm me rikandidim do ta ushqej vazhdueshëm këtë autoritet dhe mund ta konvertoj e ta mbaj për një kohë edhe mbi pushtet. Këtë konfidencë në partinë e tij deri në shkallë të madhe e ka edhe ish Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

Prandaj ata që thoshin se Kryeministri Thaçi bëri gjest të vërtetë demokratik kur “u largua nga ky post për të mirën e Kosovës” gabojnë se ai këtë e bëri që të mbetet edhe më në pushtet me të vetmin qëllim për tu rikthyer kur këtë e kalkulon se është më fitimprurëse për te.

Sikur Kurti të mos e kishte sot këtë konfidencë në VV, kjo parti do të ishte parimisht më demokratike. Por ky raport i autoritetit me pushtetin nuk është i pazakonshëm, as tek ne dhe as tek jo pak lëvizje të majta gjithandej.

2

Për Jabllanoviqin : Sikur deputetët e Kuvendit aktual e sidomos atij të kaluar, sikur asambleistët e kuvendeve komunale, sikur shoqëria civile, mediat dhe intelektualët të reagonin më ashpër, në të vërtetë shumë ashpër, kur një pushtetarë serb në Kosovë ta zëmë përdorë emërtimin “Kosovë e Metohi (metohios – greqishtë tokë e kishës) apo thotë se ‘Kosova është Serbi’ apo diçka të ngjashme, sikur të gjithë këta t’ia ndalonin të gjithë Jabllanoviqve në Kosovë të shprehen kështu jo ligjshëm me reagime nga më të ndryshme të drejtëpërdrejta dhe të atypëratyshme, mistreci Jabllanoviq do të mendohej së paku dy herë para se të ofendonte kështu si ka ofenduar.

Por ai dhe të tjerët si ai, në emër të “fjalës së lirë” (e cila shlirohet jo demokratikisht për aq sa nuk reagojnë në institucione ata që duhet të reagojnë) dhe “barazisë së komuniteteve” (e cila deformohet për aq sa nuk mbrohet ligji nga ata që duhet ta mbrojnë) ofendojnë vazhdimisht.

Kjo punë nuk ndalet në rrugë dhe prej rruge, ky diciplinim nuk bëhet me protesta që megjithatë do të marrin fund pas pak ditëve. Por ky diciplinim i Jabllanoviqëve në institucione duhet të bëhet nga ata që paguhen prej taksapaguesve dhe të bëhet mbi baza ditore, pandalshëm dhe çdo kund.

Mirëpo sikur të ndodhte kjo që po sygjeroj unë, më heret dhe më ashpër, ragimi i tillë do të mund të kualifikohej se është vetëm kundër nacionalizmit serb në Kosovë, prandaj ka munguar kurajoja e deputetëve dhe e të tjerëve, se helbete mos po etiketohen se po e teprojnë.

Kështu si po reagohet sot kundër këtij ofendimi është reagim kundër nacionalizmit serb, por edhe Qeverisë së Kosovës, prandaj bëhet disi më lehtë sepse kalkulohet se do të ketë edhe përfitime poenash politik.

3

Për Trepçën: Riaktualizimi i çështjes së Trepçës i shton kësaj kompanie edhe një karakteristikë për të cilën nuk ishim sa e si duhet të vetëdishëm më parë.  Kjo karakteristikë është mundësia e re e involvimit të Serbisë në Kosovë përmes serbëve dhe komunave të Veriut.

Kjo është dëshmi se sa keq është menaxhuar Trepça deri më tani. Kjo është brengë e madhe se sa seriozishtë duhet ta marrin këtë problem qeveritarët aktual. Lexova shumë shkrime këto ditë se çfarë duhet të bëjmë ne rreth Trepçës, asnjë se çfarë do të bëj Beogradi rreth saj.

Duhet hulumtuar gjithanshëm se cilat janë veprimet e ardhshme të Beogradit zyrtarë si në Bruksel, si në Veri të Kosovës, si në legjislatur, e të tjera të ngjashme, që në këtë drejtim të mos ngecim mbrapa sikundër kemi mbet në këtë çështje. Përndryshe do të befasohemi prap.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)