26 Prill 2024

Rikthimi i historisë apo zgjimi kombëtar

Shkruar nga Metush Zenuni

Jam shume i nxene ngusht me temen qe dua ta trajtoj ne kete shkrim. Jo pse nuk kame cka te shkruaj, por pse ne kohen dhe rrethanat ne te cilat po jetojme, nuk kame dashur dhe nuk dua qe te rikthehem ne te kaluaren, nuk kame dashur dhe nuk kame pritur qe edhe pas gjakut te derdhur rreke te bijve e bijave me te  mire te kombit te detyrohem perseri te merrem me tema, te cilat ishin krejt normale ne kohen e roberise.

Dikur ne fund te viteve 90-ta, i deshperuar tej mase me gjendjen e roberise dhe pergjumjen e popullit nga nanurisja e te premteve dhe politika mjerane e Ibrabrahim Rugoves, pata shkruar nje poezi, permes se ciles enderroja qe ne nje te ardhme jo te larget, Kosova dhe trojet e roberuara do te clirohen nga pushtuesit dhe atehere do te shkruaja per te bukuren, natyren dhe dashurine.

Pas perfundimit te luftes clirimtare ne Kosove, pata filluar te mendoj se tashme erdhi koha qe ne si popull e kemi fatin tone ne duar dhe do te punojme ne zhvillimin dhe modernizimin e Kosoves, e cila nga lufta doli e djegur dhe e shkaterruar. Secili nga ne shihte nje enderr te realizuar per te jetuar i lire ne trojet arberore, ndersa secili kishte endrra te mbetura pergjysme  dhe tani kishte ardhur koha qe endrrat te behen realitet.

Fatkeqesisht menjehere pas perfundimit te luftes ne Kosove, nje pjese e madhe e popullit qe kishte bere sehir para dhe gjate luftes, ne bashkepunim edhe me disa komandant dhe ushtare te UCK-se filluan te zhvatin gjithqka qe u dilte perpara, pa menduar per interesa kombetare dhe per popullin e vuajtur e te djegur nga lufta. 

Shume nga ne filluam te ,,harrojme,, luften dhe gjakun e derdhur per liri, Dalngadale filloi te krijohet nje mentalitet gjithepopullor qe sa me shume qe ,,je i afte,, me vjedh e me perfitu, aq me shume do te respektohesh ne popull, ndersa vlera e njerzve intelektual apo te merituar, quhej paaftesi, injorance, budallallek e gjithqka tjeter.

LDK  dhe anterat e saj ishin te pergatitur per akrobacione dhe dallavere nga me te ndryshmet, por edhe ,,partia e luftes,, PDK ne vazhdimesi arriti te rekrutoje ne radhet e saj ish anetare te LDK- LKJ-se dhe ne nje kohe shume te shkurter arriti ta mesoj zanatin e servilizmit, hanjise, uzurpimit dhe krimit te organizuar.

Eshte thene edhe me heret se, nje popull qe harron te kaluaren, ajo i kthehet shumefish me keq dhe shumefish me e dhimbshme. Shqipetaret ne pergjithesi harruan vuajtjet, harruan rrugen neper te cilen kishim kaluar per afer 100-vjet si popull nen pushtimin e serbise fashiste dhe doemos qe kjo histori duhet te perseritet.

Vitet 2013-2014, jane vite qe shenojne rritjen drastike te ekstremizmit islamik dhe si pasoje e njerzve tru shperlare e mendje te roberuara, shkuarjen e nje numri te madh shqipetaresh ne vendluftimet ne Siri dhe shtetet tjera arabe qe jane ne konflikt.

Pati edhe shume shqiptar te vdekur ne keto luftime, ndersa ne Kosove dhe trojet shqiptare pergjithesisht, pati debate nga me te ndryshmet, fyerje dhe kercenime ne mes atyre qe veten quanin islamist ekstrem dhe te tjereve qe separi ishin shqipetar e me pas I perkisnin fese islame  dhe ishin per predikim feta te tille siq ka qene edhe nga gjeneratat e prinderve e gjysherve tane me vite e shekuj.

Viti 2014, do te jete viti me i veshtire per Kosoven dhe shqipetaret ne pergjithesi. Si pasoje e deshtimeve te njepasnjeshme te politikes dhe Qeverise te udhehequr nga PDK, per shumicen e popullit do te verehet nje deshprim i madh dhe pamundesi per te pare te ardhmen ne atdheun e tyre ku kane lindur dhe jane rritur, e veqanarisht e dhimbshme eshte deshprimi i atyre qe luftuan dhe dhane gjithqka per lirine e Kosoves dhe trojeve shqipetare.

Ky vit do te shenoje rikthimin e radheve te rinise qe ikin nga Kosova permes Serbise dhe Hungarise, per te ikur nga varferia dhe kapja ekstreme e shtetit dhe duke shpresuar jete me te mire, shenon valen e pakenaqesise se punetoreve dhe mesuesve, minatoreve, mjekeve e  dalngadale te gjitha shtresave te popullit.

Njeriu kur ndegjonte lajmet dhe lexon gazetat, menjehere fillon te paraftyroje vitet 1988- 1990, dhe shihet qarte se po perseritet si ne reprize e kaluara jone e dhimbshme, per te cilen shumekush kemi menduar se ajo tashme i takon te kaluares.

Per te plotesuar kete imazh te dhimbshem fati i keq eshte kujdesur qe edhe ne skenen politike te vie personi qe po ne ato vite ishte ne pushtet dhe i cili vrante e kthjelllte ne kurriz te popullit shqiptar dhe per interesa te serbise. Si ne vitin 1989 edhe sot, ne pushtet eshte zvarraniku Isa Mustafa. 

Ky njeri ne vitet 80-ta i pati sherbyer me devotshmeri Jugosllavise Titiste, Serbise se Millosheviqit dhe tradhetareve te kombit shqiptar, siq ishte Rrahman Morina, i cili me dhune erdhi ne krye te Qeverise se Ksoves, atehere krahine socialiste ne kuader te Jugosllavise.

Koalicioni i LDK-se me PDK-ne e korruptuar dhe te kriminalizuar skajshmerisht si dhe listen Serpska, le te kuptoj se  ky koalicion nuk eshte thjesht vetem nje koalicion i partive fituese ne nje sistem demokratik ne nje shtet normal, por eshte nje koalicion i ish mbeturinave te Jugosllavise dhe Serbise se Millosheviqit, te cilat ne kushte te reja jane bashkuar per te shkaterruar te gjitha vlerat kombetare te popullit shqiptar ne Kosove, vlerat e luftes, ekonomine dhe kulturen e ketij vendi te varfer e te dalur nga lufta dhe qellim perfundimtar kane pasurimin e tyre individual si dhe rikthimin e Kosoves ne Pokraine serbe, siq ishte perdhunisht deri ne vitin 1989.

Rizgjimi i Minatoreve te Trepqes, studenteve dhe popullit te jep shprese te mendosh se, megjithate populli po fillon te vetedijesohet, te zgjohet nga gjumi dhe te largoje njehere e pergjithmone mendjen dhe mentalitetin e robit nga te menduarit e tyre si qytetar te Kosoves.

Ata me greva dhe protesta kane shance qe te largojne grupet kriminale, parapolitike dhe mafioze nga pushteti dhe fatin ne dore te saj ta merr populli i vuajtur, punetoret, rinia dhe intelektualet, atdhetaret dhe ata qe gjithe jeten ishin ne sherbim te popullit, te luftes clirimtare dhe te kombit shqipetar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)