23 Prill 2024

Edhe Republika e Shqipërisë në Bruksel

Shkruar nga Xhevat Bislimi

Pas bisedimeve te Vjenes po behen kater vite qe Republika e Kosoves po qendron e shtrire gjere e gjate ne \"shtratin\" e Brukselit (gati si ne shtratin e Prokustit)...!

Kjo per nje arsye te \"thjeshte\": Serbia nuk eshte e kenaqur me humbjen e Kosoves...!!

 \"Prandaj, thote ajo dhe miqte e saj, cdo gje qe kane fituar shqiptaret duhet te rishqyrtohet ne shtratin e Brukselit...!

Pas ketij \"rishqyrtimi\", qe po vazhdon dhe s\'dihet kur do te perfundoje, Serbia nuk do te ndjehet e humbur ose, sic thone diplomatet evropiane, \"Serbise duhet t\'i ruhet fytyra\" (fytyra kriminale)...!

Por, qe te kenaqet edhe me shume Serbia, ne shtratin e Brukselit (prokustit) duhet te shtrihet edhe Republika e Shqiperise (shteti shqiptar), i cili ka marre zemer dhe po e ngrite si teper zerin per punen e Republikes se Kosoves...!!

Kete detyre sa antishqiptare dhe sa te shemtuar e ka marre persiper Salilul Berisha...! Nuk lane gure pa luajtur ne shtetin shqiptar dhe nuk lane dere pa trokitur ne Evropen Plake (dyerve te Evropes se Re u shmangeshin...) per te \"provuar\" se Republika e Shqiperise nuk eshte e zonja te \"veteqeveriset\"...!

Kudo qe shkuan dhe kudo qe trokiten kete refren kishin: \" na ndihmoni se nuk mund te merremi vesh me njeri-tjetrin\", \"populli yne eshte i papjekur per nje sistem dhe qeverisje demokratike, parlamentare\", \"shteti shqiptar dhe institucionet e tij (madje edhe parlamenti!) jane te kriminalizuara...\"!!

\"Edhe ne, thoshin ata, shqiptare si ata te Republikes se Kosoves jemi, prandaj nuk mundemi pa ju, pa Brukselin...\"!!

\"Ndihma dhe garancia juaj na duhet madje edhe per t\'u kthyer dhe per te qendruar ne Kuvendin (parlamentin) e Republikes...\"!!

Punen e kujt po bejne keta shqiptarezi?!! Apo Serbise, Greqise, Maqedonise sllave dhe miqve te tyre po u prish pune nje shtet i qendrueshem shqiptar?

\"U shofte me are e me fare\" ai shqiptar qe ia ka me hile (nga cilido krah politik, fetar, ideologjik, krahinor...) Shqiperise dhe kombit shqiptar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)