29 Mars 2024

Anamorava jetime

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Po të pëlcasi cipa një herë, se ka hallë për tjetër here. Proverb shqiptar

Edheherave tjera, me rastin e emërimit të ministrave dhe kompletimit tëkabineteve qeveritare, edhe në dy mandatet e kaluara, kur i pari iqeverisë ishte Hashim Thaçi, por edhe me rastin e zyrtarizimit tëkabinetit të ri qeveritar të udhëhequr nga Isa Mustafa, përfaqësimirajonal, dhe deri diku edhe proporcional,  me rastin e emërimit tëministrave në ekzekutivin e vendit, gjithnjë, u shkel me “dy këmbë”, nëveqanti  sa i përket pjesëmarrjes së tyre nga, rajoni i sektorit tëLindjes, përkatësisht, nga Anamorava dhe Ferizai.

Në të vërtet,në qeverisjet e kaluara, Anamorava,  kishte  edhe  një kryeministër ”ymërshkurt”, (Bajram Kosumi) i cili, për periudhën kohore  sa ishte bile  “me letra” kryeministër,  as vet,  por as rajoni prej nga vjen,  nuk iapanë fare hajrin,  dhe shumë shpejt shkoi në harresë, me disa “afera”qëkishin  edhe elemente të filmave porno - fantastik, e që ishin  reale apotë montuara,  më së miri,  vetëm ai e  din,  dhe kuptohet,  edhe  ata,  që ia  përgatitën,  dhe ia plasuan në media,  dhe atë,  me të vetminqëllim,  që ta largojnë,  sa më pare,  nga skena politike.?

Gjithashtu,Anamorava,  pati edhe dy ministra (Ahmet Isufi dhe Fatmir Rexhepi) tëcilët,  me plot të drejt, me dorëheqjet e tyre,  mund të emërtohen,ministra me  një kredibilitet  bukur të lartë moral karshi popullatës,që nuk është shënuar në asnjë rast,  deri më tash,  në qeverisjetvijuese,  dhe siq dihet,  që të dy,  dhanë,  dorëheqje nga pozitat etyre,  vetëm për arsye  të ndjenjës së përgjegjësisë (bile deklarativishtkështu është arsyetuar dorëheqja) morale, por,  pa u sjell ndonjë dobielektoratit të tyre, përkatësisht banorëve,  prej nga ishin deleguar,edhe   sa i përket zhvillimit ekonomik,  infrastrukturor, shëndetësor,  kulturor..kurse,  për disa ministra tjerë  e zëvendësministra tëqeverive të kaluara, po nga sektori i Lindjes, përkatësisht Gjilani,mund të themi se ata,   njihen dhe identifikohen,  vetëm,   për ndonjëaktivitet fushate apo promovim partiak, kur shtyheshin me brylla dhe ibënin “temena”, para liderëve të tyre,  si  të PDK-së para Hashim Thaçit, kur ai vizitonte Gjilanin,  e aspak nuk mbahen mend,   për dickatë mire e dobiprurëse,  që u sollën Anamoravës,  dhe anamoravasëve!

Dorënnë zemër, edhe pse Anamorava, në gjitha përbërjet legjislative që ngapaslufta,  pati deputetë e deputete,   gjithnjë,  në Kuvendin e Kosovës,nga gjitha subjektet politike,  që ishin pjesë e jetës parlamentare,  edhe pse,   ky numër ishte  në disproporcion  me strukturën  numerike të popullatës, krahasuar me rajonet tjera jashtë sektorit të Lindjes,  fatkeqësisht,  edhe ky përfaqësim,  të shumtën e rasteve,  ishte shumëlargë  angazhimeve,  premtimeve dhe obligimeve, të marra e të dhanuanagjatë fushatës,  por,  të shumtën e rasteve,   më tepër,  ishinangazhime për përfitime përsonale, familjare,  partiake,  e here hereedhe interesa klanore të partive ekzistuese,  që në fund,  rezultuan,  edhe me përqamje, përplasje, ndamje e konfrontime, raste-raste,  edhefizike!

Pse gjithnjë ndodhën këto në Anamoravë, kush e bëriplanin dhe përgatiti këto dështime, kujt i konvenuan dhe kush këtufitoi, këtë e din më së miri dhe  le ta  thonë subjektet poltike tëAnamoravës,  e në veqanti krerët e  këtyre subjekteve politike atje,por,  një gjë dihet se  humbësi dhe  ai që po e paguan dështimin,paaftësinë dhe papërgjegjësinë e këtyre të zgjedhurve të popullit,  është,  popullata,  që gjithnjë po mashtrohet.

Edhe ne debate te drejtpërdrejta,  edhe në takime  rasti e ndeja, kam pasur rastin disahere, të potencoj e edhe të drejtoj kritika direkte, ish kryeministrit Thaçi, por edhe disa ministrave tjerë, të qeverisë sëkaluar, për mosinvestime në Anamoravë, dhe përgjegjia e vetme e tyre,  gjithnjë ka qenë,  se nga Anamorava,  mungojnë projektet konkrete dhe tëdetajuara, por deputet dhe  ish kryetarë komunash,  sipas tyre,  gjithnjë kanë kërkuar ndihmë,  qoftë gojore apo me kërkesa të shkruaragjysmake dhe të pakompletuara e  pa plane konkrete e të arsyetuara,  siç kërkojnë rregullat dhe ligjet ekzistuese, andaj edhe janë refuzuar
      
Neqeverinë Thaci 1 dhe Thaci 2, vërtet Anamorava si rajon i Kosovës,  ishte e anashkaluar dhe e përbuzur, sa i përket  përfaqësimit meministra dhe  investime e projekte zhvillimore në kët rajon, por,  sipasasaj,  që pamë e përjetuam, me instalimin e  qeverisjes së udhëhequr ngakryeministri ri Isa Mustafa, Anamorava mbeti edhe më large përfaqësimitnë kabinetin qeveritar,  me ministra, kësaj radhe,   jo vetëm ngaAnamorava,  por edhe  nga  sektori i Lindjes, përkatësisht Ferizai.

LutfiHaziri, kryetar komune në Gjilan,  dhe i cili,  ka bukur gjynahe edhe  nga koha e mëhershme për  mos përfaqësim në qendër, përkatësishtkabinetet qeveritare,  nga Anamorava, me kuadër edhe professional edhemoral, në kabinetin aktual qeveritar të udhëhequr nga bashkë partiaku i  tij,  kryeministri Isa Mustafa,  në “minute e fundit” arriti  qëGjilanit, tia,  “lag buzët”me një kuadër në pozitën e ministrit tëshëndetësisë, (Imet Rrahmani) edhe pse një emër anonimus, por koha do tëtregoj,  se cili,  është karakteri dhe profesionalizmi i tij?

Ndërkaq,subjekti tjetër politik,  Pdk e Hashim Thacit,  edhe pse kishtepremtime ,  dhe kësaj radhe,   ishte edhe nevojë imediate,  për tëtreguar edhe respekt, por  edhe solidaritet e kooperativitet, meqëllim,  që ky subjekt politik,   në këtë qytet me peshë të madhestrategjike,  ka përjetuar dhe po përjeton, në këto momente jo edhe tëmira,  Anamoravën,  ta përfaqësonte  bile me një ministër, por edhe kësajradhe,  këtë nuk e bëri,  dhe ky veprim,  me siguri,  do të ketëpasoja,  jo vetëm për konsolidimin e partisë,  por edhe për shthurjedhe thyrje të reja në kët parti, që ka kohë që po vlon nga brenda, poredhe  për zhgënjime e mosbesim,  edhe  tek popullata e gjërë,  eAnamoravës.

Z. kryeministër dhe ministër,  Hashim Thaçi,  edhe kësaj radhe,  na hyre në hak?!
 
 
 
   

 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)