24 Prill 2024

Letër e hapur 2, drejtuar Fatmir Limajt

Shkruar nga Kushtrim Gashi

I nderuari Limaj gjatë terë këtyre muajve ju gjithë energjinë dhe mundin e shpenzuat për koalicionin e humbësve të quajtur bllok ose LVAN dhe prapë si ideator dhe “mesit” i tij nuk arritet ta shpetoni.

Për gjashtë muaj radhazi ishit rreth bllokut të përbashkuar me një dëshirë e një qëllim, të gjithë kundër Thaqit, por spatet shpetim.

Në Malishevë gjatë terë kësaj kohe kur ju ishit i \"zen për interesa madhore\" ndodhen ngjarje të shumta.

Direktivat tuaja u zbatuan në përpikëmeri dhe spastrimi partiak u krye me sukses. Në institucionet lokale tanime edhe pse punojnë vetëm militantet e partisë suaj, fenomeni i tenderomanisë nuk po funksionon ashtu siq ua ka enda sepse shefi i zyrës së prokurimit Haxhi Krasniqi dhe tre zyrtar të tjerë nga kjo zyre janë nën hetime.

Ju premtuat qeverisje ndryshe dhe model të qeverisjes për komuna të tjera në Kosovë.

Për çfarë qeverisje dhe modele e kishit fjalën?

Për qeverisje dhe modele të të korruptuarve apo jo?

Gjithsesi këto modele dhe lloje të qeverisjes keni instaluar në komunën e Malishevës.
A e dini se Kryetari i komunës qe vjen nga partia juaj Ragip Begaj është nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare?

A e dini së drejtori i arsimit Blerim thaqi është nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe konflikt interesi?

A e dini se shefi i arsimit Halim Hoti është nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
A e dini se drejtori i Qëndrës së komptences Nazmi Zogaj është nën hetime për keqpëdorim të detyrës zyrtare?

A e dini se zv.drejtori i po kësaj shkolle Januz Kastrati punon me aktakuzë të ngritur për shpërdorim të detyrës zyrtare si dhe është nën hetime për mashtrim dhe falsifikim?
A e dini se ushtruesi i detyrës së shkollës së mesme në Kijevë Sami Toplana është nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare?

A e dini qe drejtori i Qëndres Sociale në Malishevë Blerim Begaj dhe zyrtari i po kësaj qëndre Bali Krasniqi punojnë me aktakuzë të ngritur për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti?

A e dini se në kohën e masave të dhunshme, përkatësisht në vitet 90-ta, 50 qytetarë janë larguar nga puna në Komunën e Malishevës, ndërsa në pushtetin e instaluar nga ana juaj mbi 140 qytetarë?

Për ketë lloj qeverisjesh e kishit fjalën, për sundimin e kleptokracisë. Me ketë lloj sundimi dëshironit ta katandisnit edhe Kosovën, ta bënit kerdin ashtu siq keni bërë në Malishevë.

Në letrën e parë qe ua kam drejtuar iu pata dhënë nje porosi, ku pata cituar \"“The Good, the Bad and the Ugly”: “I like big fat men like you. When they fall they make more noise”. (Më pëlqejnë burrat e mëdhenjë e të trashë si ju. Kur rrëzohen bëjnë më shumë rrapëllimë). Në mënyrë që rrëzimi dhe zhurma të jenë fenomenale. Andaj rrezimi juaj ka filluar z.Limaj me shkatërrimin bllokut qe aq shumë e deshet ama nuk ja ditet renin.

Fati i subjektit tuaj poltike do të jetë i njejte sikurse edhe i partisë ORA, e cila nuk arriti të kalojë pragun zgjedhor prej 5% në zgjedhjet parlamentare në vitin 2007, ashtu sikurse edhe FER-i dhe LDD-ja. Kështu qe Nisma nuk do të ketë gjasa të mbijetojë assesi, ajo ishte vetem për një përdorim.

Arritje e juaj z.Limaj ishte mashtrimi i qytetarëve të Malishevës, kur ju hyre shtëpi për shtëpi duke qarë, eh duke ju ankuar se je viktim.

Mashtrimi, viktimizimi dhe aktrimi të solli në parlament, ndërsa qytetarëve të Malishevës u solli mjerim.

Një ditë para nënshkrimit të koalicionit ndërmjet PDK-së dhe LDK-së deklaruat në faqën tuaj në facebook se ky është koalicioni i arrogancës së numrave ama shumë shpejt harruat së blloku ishte ai qe u thirrke në numra e jo në rregulla demokratike qe tani aq shumë po i permendeni.

Po në ketë postim bëra një koment dhe ju thash: More ju deri dje jeni thirr në arrogancën e numrave, qa u ba tash a e tradhtuat edhe veten a? Mos u merzit se edhe ty do të pret fati i Nexhat Dacit.

Nuk vonoj shumë dhe e fshijtë komentin tim eh të shumë qytetarëve tjerë qe kanë menduar ndryshe nga ju dhe jo vetëm kaq, por na bllokuat në ketë rrjet social në menyrë qe të mos kem mundësi të komentojm.

Cudi a po jo, kërkoni respektimin e rregullave demokratike ama nuk respektoni mendimin ndryshe. Kjo nuk është asgjë tjetër pos arrogancë kundër qytetarëve, qe vazhdimisht trumbetoni se punoni për interesin e tyre.

Një lider i mire nuk do të irritohej dhe të sillej arrogant vetëm e vetëm pse kritikohet apo përqeshet nga qytetarët sepse në fund të fundit lideri i mirë punon për interesin e qytetarëve dhe do të kërkon voten e tyre.

Ju nuk duhet të harroni se në kohën bashkëkohore fuqinë e mendimit ndryshe nuk mund ta ndaleni.

Qytetarët kanë të drejtë të dinë dhe të gjykojnë gjithqka. Ata kanë të drejtë të luftojnë për të vërtetën, prandaj qytetarët janë bërë makth për ju!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)