19 Prill 2024

Prioriteti i Qeverisë, zhvillimi ekonomik apo ndalja e pakënaqësive sociale

Shkruar nga Blerim Burjani

Situata e rëndë ekonomike në Kosovë kërkon një ministër energjik të përgatitur mirë, një përvojë të gjatë në sferën ekonomike të vendit, një përvojë mbi 25 vjet punë në këtë sektor, në të kundërtën ky sektor është dhe mund te jetë sa për sy e faqe, në gjendjen fare rëndë gjendet ekonomia e shtetit, vështirë do të pranonte të marr një post të tillë dikush që din dhe mund të besojë se mund të sanojë gjendjen ne ekonomi?

Sepse ky sektor nuk i dihet me fjalë popullore as ku e “ka kryet as këmbët”, përderisa gjasat për të ndryshuar diçka në këtë temë janë tersisht minimale.

Nëse kërkohet kurajo ajo duhet te gjendet duke bërë një mobilizim të plotë te njerëzve të këtij profil, pra kërkohet angazhimi e një ekipi me përvojë për të u marr meket fushë .Nëse nuk ndodhë që puna të fillohet dhe të përgatitet një raport apo analizë e saktë e gjendjes atëherë nuk mund te pritet ndonjë ndryshimi madh në këtë temë.

Ky sektor ka flejtë 7 vjet te fundit s’ka pas kurrfarë shprese të ringjalljes, përveç një hajgare administrative se Kosova ka ndreq pozicionin e të bërit biznes që s’ka lidhje me të bërit biznes por ka të bëjë me procedurat e regjistrimit të biznesit që tërësisht është teknik dhe burokratik.

Prioriteti i parë i kësaj qeveria, duket njëherë dëshpërimi i parë se ka ende konceptin e vjetër të Riinvestit, koncept me te cilin kishte aplikuar për grant në vitin 2007, e me çka kishte fituar grantin për të hartuar strategjinë dhe kurrë ajo strategji nuk kishte parë ‘diellin me sy “, edhe pse kjo strategji 2007-2013, nuk ishte hyrë në fuqi asnjëherë sepse politikisht kishte pas pengesa, kështu që nuk mund të flasim as për dështimin e as për diçka tjetër eventualisht.

Kjo strategji kishte përfshirë shumë ekspert nga fusha ekonomisë dhe eksperteve të ndryshëm nga fusha e punësimit, fusha sociale, organizatat ndërkombëtare, dhe edhe pas punës një vjeçare në të nuk hyri në fuqi kurrë,  e tërë puna kryer e ekspertëve vendore ishte vullnetare.

Shumë emra të fushave të shumta kanë punuar në atë strategji por se rezultati i saj nuk duel në sipërfaqe për arsye politike sepse me ndërrimin qeverisjes ne vend edhe strategjia ra poshtë. Koncepti vjetër i Riinvestit që paraqiti Isa është më te për diskriptiv.

Kosova ka nevojë për një vizion të qartë dhe pako ekonomike të masave

Qeveria e re po që se nuk harton një pako ekonomike të masave urgjente ekonomike nuk pritet asgjë të re të sjellë.

Vizioni duhet të hartohet më vëmendje të madhe, duhet ditur qartë ka të orientohet ekonomia e vendit, duhet të përfillet edhe udhëzuesi i BE për zhvillimin dhe masat ekonomike që favorizon tregun ekonomik edhe në Kosovë dhe ndihmojnë integrimin e zhvillimeve ekonomike të Kosovës me BE.

Vizioni së pari është më rëndësi jetike emergjente për të marr masa efikase që shpëtojnë ekonomin prej degradimit të plotë të saj.

PDK kishte proklamuar fondin për zhvillim ekonomik i cili nuk do ta shohë”dritën e diellit” e cila hesht plotësisht dhe se këtë qeveri nuk drejton PDK , për arsye sërish politike sepse kryeministri aktual u zotua se do të hap vende pune e hiq me pak se 120.000, pyetja është qysh dhe me çka?

 A mundet ndonjë pako e fuqishme ekonomik me sjellë këtë rezultat përgjigjeje ime është s’ka gjasa minimale, ky degradim kaq i madh i ekonomisë me vite nuk mund të sanohet për një periudhë katër vjeçare, pra momenti kërkon masa urgjente për sanimin e situatës nëse veç kjo mund të ndodhë, pak për tu besuar se mundet kur të marrin parasysh zhvillimet degraduese politizuese.

Gjendja sociale alarmante

A duhet të merret Qeveria me zhvillimin ekonomik urgjentisht apo me çështje sociale që po vijnë duke u rritur pakënaqësitë, si rezultat i deklarimit fillestar të Isës për zhvillimin ekonomik në radhë të parë, duke ditur se ky zhvillim ekonomik mund të ndodhë jo në këtë kohë dhe në këtë periudhë katër vjeçare ku sipas mendimit tim është dhe mund te jetë vetëm periudhë e marrjes së masave emergjente për të bërë një udhërrëfyesi ekonomik se ka duhet të shkojë vendi dhe me nxjerrjen e një pako stimuluese për biznesin,  sepse është e pamundshme të merret me një zhvillim të hovshëm ekonomik, pra gjasat janë të vogla, atëherë ka ti mbajmë?

Me rëndësi me punua në drejtim të lehtësimit të punës së NVM?A ka fuqi financiare buxheti i Kosovës me i lirua ndërmarrjet e posa regjistruara prej tatimeve për së paku një vjet?

A ka fuqi buxhetore shteti ynë të përballojë lehtësimin e importimit të lendes së parë për ndërmarrjet prodhuese te Kosovës? Apo pajisjeve teknike dhe mjeteve te punës për ndërmarrjet ?

A ka ndonjë strategji për sektorin publik Isa?Çka me bërë më këtë sektor?Me privatizua apo me dhënë ndërmarrje të tilla me koncesion a ka më shkua ?

A ka fuqi të ndikojë kjo Qeveri për procesin e deritashëm të privatizimit?Pra te merret me politika korrigjuese ?

Cili është fati i shumë marrëveshjeve kolektive me BSPK, SBASHKUN, Sindikatën e shëndetësisë, sindikatat e policisë dhe sindikatën e shërbimit civil?A do të munden me u implementuar këto marrëveshje ku të gjitha janë të shprehur në buxhet financiar.

Statistikat zyrtare thonë se vetëm 30 % janë të pa punë për derisa e vërteta është shumë më tragjike është se në Kosovë mund te ketë më shumë se 50% pa punë dhe pa perspektivë për të gjet një vend pune.

A ka nevojë Kosova për masa sociale përveç atyre ekonomike?

Duket qartë se Kosova ka nevojë edhe për një pako sociale dhe atë ekonomike së bashku, nuk mundet të imagjinohet një pako ekonomike pa atë sociale?

Larg jemi pakos sociale më shumë Isa flet për zhvillimin ekonomik se sa për çështje sociale?Pa zhvillim ekonomik s’ka pako sociale ?Po çka derisa të zhvillohet ekonomia me çështjet sociale?

Si të ndalen autobusët për emigrim dhe protestat e BSPK dhe sindikatave tjera .Isa nuk ka përgjigje këtu?Isa do tentojë të mbaj status quo të vazhdueshme dhe për të dhënë shpresë sindikatave sedo të bëhet mirë një ditë??  

Te presim janarin si ka thënë Isa e na tregon qysh me ndal varfrin së pari në Kosovë e pastaj si me zhvillua ekonomin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)