28 Mars 2024

Një Urim dhe Dëshirë për ndryshim

Shkruar nga Gani Qarri 

Ashtu si edhe më parë, të nderuar dhe shumë krenarë ndjehen shqiptarët kudo, e sidomos mërgimtarët në Diasporë, të cilëve larg atdheut edhe ashtu rrallë u bie të festojnë e gëzojnë kombëtarisht si dhe tubohen e urojnë bashkë shqiptarisht, dhe atë ndoshta vetëm në përvjetorë Pavarësie.

Mjerisht, kohët e fundit edhe ceremonia e kësaj feste, sikur po merr karakter lokal e krahinor, ndaj është për të ardhur keq sesi edhe në evenimente të tilla të veçanta kombëtare, ende ka “përfaqësues/e” që duan domosdoshmërisht të kufizojnë festimet vetëm për miq e kumbarë deri te benjaminë idilesh të ëndërruara, dhe kombëtarja të vërshohet me “erosianë” enkas të ftuar për krijim atmosferash "dylberiane" si ato në telenovelat amerikano-latine, të cilat mbeten të popullarizuara në Kosovë.

Çudia më e madhe është se ngjarje si këto, nxiten dhe organizohen pikërisht nga të ashtuquajtur përfaqësues të “kulturës” apo vet zëvendës-drejtues/et e ndonjë Qendre Kulturore si bie fjala në Cyrih të Zvicrës, ku në vend të afrimit, bashkimit dhe kultivimit të kulturës së njëmendët e gjithëpërfshirëse, aty vazhdohet me avazin e vjetër të tekeve personale, lokalizmave cinike, përçarjes dhe mbjelljes së gjendjeve konfliktuoze, njëjtë si dikur, apo thënë më drejtë, atëherë kur përfaqësuesja e tanishme nuk kishte ndonjë pozitë-shtetërore, në të cilën siç duket rastësisht është katapultuar dhe tani e keqpërdor atë pa të drejtë, kur dhe si t`ia dojë qejfi.

Gjendja bëhet edhe më e dhimbshme nga fakti se ne e njihnim edhe më parë sjelljen e saj konfliktuoze, por ja që duke mos-dashur ta kundërshtojmë  zgjedhjen e Ministrisë së Diasporës dhe mbështesim atë personalisht nga keqardhja, përveç një pjese që dinë ti përshtaten çfarëdo gjendje a situate dhe arrijnë të "afrohen" me secilin që vije në pushtet qoftë edhe në mënyrë të rastësishme dhe përkohësisht, të gjithë ne të tjerët u mashtruam, ngase rënia e burrit në luftë, nuk e mbushka me patriotizëm as shndërruaka automatikisht edhe gruan e tij në atdhetare, nëse ajo vet nuk është me shpirt dhe zemër e tillë.

Kjo, më së miri u pa dhe vërtetua edhe një herë më tepër në manifestimin e sivjetmë në emër të 28 Nëntorit, pranë Qendrës Kulturore në Cyrih, ku përveç  pjesëmarrjes së vogël të kurbetqarëve të këtushëm, dhe me më shumë të ardhur nga shtetet tjera euro-perëndimore sesa nga vet Cyrihu apo edhe Zvicra në përgjithësi, u vërejt se përveç mungesës së theksuar të flamujve dhe rekuizitave kombëtare, zëvendësdrejtoresha në vend të shkrimeve e poezive kushtuar kësaj dite të madhe ndonjërin prej të cilëve e kishte hequr nga lista krejtë, ishte përcaktuar më tepër në “Benjamin”, duke vënë në listën e recitimeve poezi idilike, në mungesë të të cilave ftoheshin shpejt e shpejt njerëz edhe nëpër korridore që në mënyrë urgjente të "bashkonin ndjenjat" dhe aty për aty të "kompononin" vuajtjet e përjetimet “më të mëdha”, për të përmbushur kështu  zbrazëtin në manifestim me sa më shumë dhembje zemrash,... pardon...“vlera kulturore” sipas  preferencave të zëvendësdrejtoreshës.

Për të fituar në rritje kjo çudi, edhe kryesuesi i shkshz, që të paktën në këtë manifestim, dëshmoi se e sundon atë si sulltan, dhe nëse ende nuk e ka privatizuar tërësisht,lë përshtypjen sikur edhe ai e ruan krijesën e tij për miq e jarana, me gjithë sjelljet përjashtuese, nuk e pati fare problem që të ngrihej dhe lavdëronte gjithëpërfshirjen e shoqatave të njëmendta krijuese si në Gjermani e Suedi, kur ata nga Suedia me vepra e autor të përbashkët, demonstruan sukseset e pamohueshme dhe arritjet e admirueshme të gjithëpërfshirjes, derisa ai vet harron ta ketë parasysh se si në Gjermani e Suedi, ashtu edhe në Zvicër.

Historia e krijuesve shqiptar nuk mund të shkruhet pa përfaqësimin e të gjithë autorëve në këtë vend, ani pse personalisht mjaftohej me mbledhjen e titujve të krijuar ad-hock, nëpër korridore nga poetë me “përvojë të pasur”  idilike për ti paraqitur ato një ditë në evenimente të ngjashme- me” vulën” e zëvendësdrejtoreshës aktuale, si arritje të larta të shkshz-s.

Kurse, për ti dhënë karakter sa më serioz gjithë këtij improvizimi dhe paraqitur veten si një udhëheqës tamam-dinjitoz, ai hodhi në erë edhe një “vepër” unikale madje atë e ofroi si patentë personale të quajtur edhe “vlerë-njohje”me të cilën gjatë kohës sa ai vet-aty promovonte shund pa kursim (ç)nderoi edhe persona e shoqata serioze si ajo e Krijuesve në Gjermani e Suedi dhe ndonjë recituese të pranishme, kokë më vete dhe  pa asnjë konsultim, komision apo grup vlerësues, të paktën për dhënien e mendimit mbi  "vlerat" nëse nuk kishte autorizim për ato të njëmendta ,atëherë për prodhimet e nxehta të çastit korridoreve që u mblodhën dhe lexuan në mënyrë “xhentëlmene”aty për aty, në praninë e pjesëmarrësve, për të cilat me gjithë karakterin kamuflues, askush nuk bëri vërejtje as diskutoi dhe sikur të kishin ardhur vetëm për to,morën nga prodhuesi “rebel”(siç do ta quante ai veten në ekzaltim e sipër) me shumë pasion shpikjet më të reja të tij, të proklamuara nga ai vet, që në atë takim “mitik” si “vlerënjohje”duke pranuar ato pa bë-zë as hezitim edhe krijues "të vjetër" që e cilësojnë veten të arrirë dhe lartë në profilet krijuese.

Madje sipas disa komenteve, për ta “sublimuar” pafundësisht këtë ngjarje të rrallë, në përpjekjet e pareshtura të tij që ti përshtatet çdo forme të të pasmeve të cilitdo që vë ato mbi të, një palaço-syretxhi, ishte kujdesur me shumë përkushtim që “syretave” të tij, tu shtohej edhe një tekst i dyshimtë, joserioz dhe i pabesueshëm, ku si lexues vendosen në mënyrë të gënjeshtërt edhe emra e atyre që për asnjë minutë nuk ishin në atë “ziafet arshikie” dhe as nuk morën fare pjesë në manifestimin e quajtur “shembullor”, gafë të cilën nuk mund ta mbulojë as me retushimin e “syretave”të shumtë të tij, që e vejnë përgjithësisht në pikëpyetje edhe si autor.

E për tu perfeksionuar deri në fund e gjithë kjo "mrekulli" krahinore dhe jo-gjithpërfshirëse, çdo gjë kaloi nën monitorimin e "rrept" të Konsullit dhe diplomatit konsullor siç na u shpjegua neve aty, ndërsa si shpërblim ata bashkë me zëvendësdrejtoreshën, kishin përgatitur edhe një “apero” së cilës më së shumti iu gëzuan benjaminët, ku nuk mungoi asnjëri dhe me gëzim vazhduan deri vonë idilën e rilindur "kulturore".

Në vend të përfundimit, përkundër të gjithave ajo që pafundësisht brengosë në manifestimet kombëtare, mbetet fakti i mos-ftuarjes së të gjithë krijuesve, dikush shkaku i konflikteve të vjetra që dikur zëvendësdrejtoresha kishte, e ndonjë tjetër nga mbjellja e zënkave të reja nga ajo, futja e përçarjeve krahinore , lokalizmat cinike dhe sjelljeve përjashtuese të saj, të cilat përderisa ky institucion ka karakter shtetëror, nuk guxojnë edhe më tej të mbeten “kulturë” dominuese në këtë Qendër qoftë kjo edhe Kulturore.

Ndaj të bindur se ka nevojë për një trajtim gjithëpërfshirës dhe më meritor edhe për mërgimtarët ,me shpresën se atdheu i tyre mund të bëjë të paktën kaq për ta, lusim ministrin e sapo-zgjedhur z. Valon Murati i cili njihet për atdhetarinë e tij dhe vlerën kombëtare, që si Përgjegjës  i ri për Diasporën, edhe në Qendrën Kulturore të Cyrihut, të dërgojë sa më parë Një Drejtor/esh gjithëpërfshirës/e-që përfaqëson të gjithë shqiptarët pa dallim, të pajisur me kulturë e mirësjellje njerëzore dhe karakter të njëmendët kombëtar, për tu thënë edhe këtu njëherë e përgjithmonë, jo-veprimeve të dëmshme e anakronike të  përfaqësueses së deritanishme lokaliste dhe praktikës së saj përjashtuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)