20 Prill 2024

A ka inkuizicion në Universitet

Shkruar nga Rexhep Ahmeti 

Duke qenë i habitur pse nuk pati asnjë informatë zyrtare lidhur me konkursin  e datës 25/07/2014 vendosa që me daten 22 tetor t’i drejtohem me kërkesë me shkrim vet Rektorit të Universitetit  të Mitrovices “Isa Boletini” lidhur me “fatin” e këtij konkursi.

Pyetjes sime se çka ka ndodhur me konkursin e lartëpermendur nuk iu përgjigj  me shkrim askush, as nuk u ftova në bisedë sqaruese.

Sekretari i UMIB-it  Xhelal Smakiqi me “zbuloi” teknikën gjysëmlegale të informimit  duke kërkuar përgjigjen (paksa sikur të fshehur) në Buletini që gjendet ne faqen www.umib.net. Në numrin 4 të Buletinit  gjeta procesverbalin ku unë Mr.sc. Rexhep Ahmeti, me status të doktorantit në Universitetin e Prishtines “Hasan Prushtina” isha eliminuar nga  zgjedhja- staf akademik në UMIB, ngase sipas Komisionit vlerësues nuk i  paskam plotësuar kushtet, sepse nuk posedoj doktoratën e kryer!

Komisioni në krye me ish-profesorit tim të magjistraturës  Prof. Dr. Arsim Bajrami, ose ka harruar ose nuk ka dashur ta shikojnë nenin 158 te Statutit te Universitetit  te Mitrovices “Isa Boletini” (UMIB-it) i cili ka sanksionuar ( po citojë):
                                       
                                               Neni 158 I UMIB ”Isa Boletini”

“1. Ligjëruesit do të emrohen për një periudhë fillestarev prej tre (3) vjetësh.
 2. Ligjërues mund të jenë kandidatët me përvojë të dëshmuar në Arsim, të cilet kanë  përfunduar nivelin e dytë të studimeve (Ma, Magjistraturë) dhe që kanë statusin e doktorantit te cilin e dëshmojnë me dokument të organit përkates…..”

Duke ditur se Komisioni vlerësues është i Universitetit të Prishtinës dhe ai nuk ka të drejtë të anulojë Konkursin e një Universiteti tjetër (në këtë rast të UMIB-it “isa Boletini”), siq ka vepruar faktikisht Komisioni i lartëpermendur në përbërje : 1. Prof. Dr. Arsim Bajrami, kryetar, 2. Prof. Dr. Osman Ismaili, anëtar dhe3. Prof.Dr. Visar Morina, anëtar, unë Rexhep Ahmeti me datën 23 tetor ushtrova një ANKESË drejtuar Rektorit Dr. sc. Alush Musaj , ku kerkoj që ai të veproj në bazë të Statutit të UMBI-it ngase disa nene aty nuk më përjashtojnë por me pranojnë juridikisht staf akademik në Universitetin në themelim, pasi kam dëshmuar me dokumente se kam punuar 7 vite në arsimin universitar në Mitrovicë.

Në ANKESË  dërguar Rektorit të UMIB-it argumentova me 5 prova pse unë përmbushi në tërësi kushtet që parashtron neni 158 i statutit te UMB-it lidhur me fitimin e të drejtës së ligjëruesit në këtë Universitet. Ne fund të Ankesës informova Rektorin e UMIB-it se  Vendimi dhe Propozimi i Komisionit të lartëpërmendur është de jure tendencioz, pa asnjë dyshim.

 Fakti se unë për ketë tendence nuk fajësoj dy (2) anëtarët e Komisionit përkatës dëshmon se kam të dhëna të tjera (tani konfidenciale) që vërtetojnë tendenciozitetin dhe inkuizicionitetin joakademik të mëhershëm të dikujt që unë Mr.sc. Rexhep Ahmeti me status të doktorantit të mos jem kurr, asnjëherë staf akademik.

Dhe ky dikush është Prof. Dr. Arsim Bjarami, ish-profesori im prej të cilit nuk kam prit se do të vazhdoj tendencën  aspak të arsyeshme lidhur me dëmtimin, linçimin dhe eliminimin tim, jo vetëm nga Universiteti  i Prishtinës por edhe nga ai  i Mitrovicës.

Unë vërtet nuk di t’i kem bërë ndonjë të keqe personale zotëri, Prof. Dr. Arsim Bajramit. Konsideroj se të pasurit e pikpamjeve (të miat,origjinale) të ndryshme nga profesori im lidhur me problematika  të ndryshme të shkencave  shoqërore nuk është kurrfar faji im por është një e drejtë imja e patjetërsueshme akademike kushtetusese.

Nuk deshiroj assesi që puna e linçimit tim dhe inkuizicioni konkret që është ushtruar ndaj meje prej vitit 2008, pas magjistrimit në UP, të jetë i lidhur edhe me emrin e Prof. Dr. Arsim Bajramit.

Të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet dhe çka do të tregojnë të dhenat e reja dhe faktet lidhur me çmontimin e linçimit  dhe inkuzicionit që është praktikuar me vite ndaj meje dhe familjes sime, vetëm  pse nuk kam lëshuar pe rreth çështjes kombëtare, demokratike dhe betimit të UÇK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)