19 Prill 2024

Bota e shokuar me racizmin serb dhe primitivizmin barbar të UEFA

Shkruar nga Asllan Dibrani

Teorikisht ne FIFA,UEFA, por edhe ne BE thuhet se politika është  e ndare nga sporti. Praktikisht UEFA dha një vendim penalizues  për Shqipërinë për arsyen e vetme se valëvitjen e flamurit autentik mbi Beograd i trembi.

Kjo është edhe një dëshmi se shqiptarët gjithherë kanë humbur në Tavolinat e bisedimeve deri me tash   politikisht dhe tani ishte një   vulë që i dhanë edhe në sport.

Te tilla vendime flasin qarte se tashmë jo vetëm UEFA , por edhe BE e kane marre seriozisht \"në shënjestër\" patriotizmin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Duke dhënë këtë vendim UEFA ka bërë qe në zemrat e shqiptarëve të ndizet me furishëm ndjenja kombëtare për te zhvilluar e mbrojtur një politikë mbarëkombëtare shqiptare. Në këtë në mbrojtje do të jenë , jo vetëm te futbollistët  që e përfaqësuan atë denjësisht ne një ndeshje diniitoze me Serbinë,por edhe të dëshirës për të fituar mbi padrejtësinë politike qe iu bënë tashmë  nga UEFA dhe  Evropa  ne vitet 1913 , qe e  copëtoj e ndau nga trysnia  serbosllave!!!.

Për dallim nga e kaluara, kur vendimet për ta merreshin arbitrarisht pa i pyetur shqiptarët fare, kësaj radhe edhe me \"bekimin\" e tyre !

Evropa morri një goditje të rënd   në shkallë botërore nga një shkelje flagrante   e kodit sportiv!

Shqiptarët u kënaqen vetëm me dorëzimin e dokumentacionit,dhe ndiheshin shumë komod se \"fitorja\" ishte e tyre pa e parallogaritur , që ka të bëjë me një popull barbar dhe primitiv  ne shkallën e civilizimit .Pa i parë manovrimet  dhe kurdiset   prapa shpine  me  njerëzit i  dyshimtë  , të korruptuar dhe të manipuluar nga qarqe të ndryshme ,  me çka Evropa morri një goditje të rënd   në shkallë botërore nga një shkelje flagrante   e kodit sportiv.
Shqiptarët, sidomos ata të Shqipërisë harruan se me kënd kanë punë, pra tani e tutje e kanë shansin historikë me e njohur se kush është Serbia, kush ishte dhe çka mendon Serbia për shqiptarët dhe për Shqipërinë ???.

Të veprojmë  për shtetndërtimin ekonomik-politik dhe ushtarak të një Shqipërie të fuqishme në rajon!

Çka të themi për këta që kanë marruar këtë vendim në dëm të shqiptarëve, normal se ashtë një vendim shumë i pa drejtë! Por, shqiptarët duhet të jenë këmbëngulës kur merren vendimet për ta, se vendimet e pa drejta nuk i kapërdijmë ! Shqiptarët kemi qenë dhe do te jemi viktimë e politikës Evropiane për deri sa mos te punojmë ashtu si duhet për shtetndërtimin ekonomik-politik dhe ushtarak të një Shqipërie të fuqishme.

- Serbia luan me dy karta politike  nuk ka dyshim,  duke e shfrytëzuar   edhe potencialin Rusisë. Duhet ta falënderojmë perëndinë që kemi në anën tonë SHBA-të, se për ndryshe Kosova e Shqipëria as që do të ekzistonin në faqen e dheut.

Hiqma tuten ta fali kalin thotë një fjalë popullore,Sa te duan le të frikësohet Evropa,  po  herët a vonë  gabimet  historike ndaj shqiptareve duhet te  permiresohen per ndryshe  ne Ballkan  nuk do të ketë stabilitet  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)