19 Prill 2024

Ribashkimi i shqiptarëve akt i domosdorshëm i qetësimit në Ballkan dhe Evropë

Shkruar nga Asllan Dibrani

 Raportet politike  gjithmonë kanë qenë   të ngrira me Serbinë dhe me  popujt  grabitqar  fqinje që as edhe një shtet  fqinjë nuk  është formuar  pa gllabëruar tokat shqiptare. Kjo ndodhi me padrejtësitë  qe ju servuan shqiptarëve në formimin e shteteve për rreth  në dëmin e shqiptareve.

Gjenocid i ëndërruar dhe i përsëritur nga  serbët ,grekët ,maqedonasit dhe  malazeztë,   po edhe i praktikuar nga  klasa e tyre politike  që po hartojnë  edhe sot e kësaj dite plane për zhdukjen  e shqiptarë sikur qe ndodhi ne stadiumin e Beogradit duhet te ndalet.

Kjo  atmosfere donë një ndryshim  preventiv të domosdoreshëm politike , po edhe në hartën gjeografike  që padrejtësive historike ndaj shqiptareve  tu kthehet e drejta a vet   që të jenë të lirë në  tokat e veta!

Eskalimi  i ngjarjeve  nga   retorika  e  ekstremizmit serb  dhe  primitivizmi  i tyre nxori në shesh urrejtjen  ndaj  shqiptareve në stadiumin e Beogradit . Skenari   praktik  i ngjarjeve që përfshiu Maqedoninë ,agresiviteti  grek dhe ai  malazez    ndaj shqiptarëve, kërkon një   obligim   përmbajtjesor   patriotik,

vizionar, politik dhe  kombëtar  për një ndryshim të vetëvendosjes   dhe  ndalimit  e të drejtës së pakufizuar të kolonializmit shekullor serbo-malazez, maqedon dhe grek mbi tokat etnike shqiptare në Ballkan.

Kërkesa e shqiptarëve që të mëvetësohen nga tutela kolonialiste serbosllave dhe e të tjerëve , është e ligjshme dhe e drejtë deri në  (Ribashkimin  si akt i domosdoshëm i qetësimit  të situatës  në Ballkan dhe Evropës)!

- Është proces i pashmangshëm dhe i pandalshëm historik që shqiptarët duhet ta bëjnë dhe  Evropa duhet ta përqafoj,  sepse me fajet e saj  u bë padrejtësi ndaj shqiptarë. Le ti pranoj fajet e veta. 

Kosova, ashtu edhe qendrat e tjera  qe iu morën  \"Shqipërisë Etnike\" tanimë i kanë  potencial  e nevojshëm intelektual, dhe politik  pa u trembur ta shprehin  publikisht para bote, bile edhe   zoti.Edi Rama , që pas 70 vitesh po e viziton Serbinë  t\'u thotë shtruar dhe hapur serbëve dhe të tjerëve , \"Se e  keni një    histori të rrejshme , një shtet artificial  nga e cila duhet të bisedohet  për ndryshimin e tyre deri ne realizimin e të drejtave tona  për   formimin e \"Shqipërisë   natyrale\",   (as e vogël as e madhe, aq sa ka qenë  dhe aq sa kemi mundur ta shpëtojmë nga     grabitqaret)... !!!???.

-Të gjitha këto elemente përbëjnë tërësinë e ligjshme të përmbushjes së kërkesës historiko-politike dhe juridike për ribashkimin dhe krijimin e një shteti të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan.

Ribashkimin e gjithë kombit shqiptar  me forcat e tij politike dhe të \"Shqipërisë Etnike\" ua kemi borxh fëmijëve tanë, sot dhe nesër.

Kjo sfidë, donë vullnet punë dhe obligim kombëtar , pa çka,  kjo çështje madhore dhe e shenjtë nuk mund të arrihet, para se  të krijohet  uniteti paraprakisht i parimeve  dhe  synimeve tona  historike.

Pra të ulemi  të gjithë në “Një sofër mbarëkombëtare të  lidhet (besa -besën) që kishin disa burra të kombit dhe falë tyre e shpëtuam atë që e kemi ” .

Kjo  alternativë  e vetme na  sugjeron  pavarësisht nga ambiciet politike karrieriste dhe përplasjen  pas  kultit të interesit individual,që është një nga mikrobet më të rrezikshme  tek shqiptarët, që dëmtuan   kauzën kombëtare gjatë historisë.

Beograd-Moske dhe Athinë, nga frika se shqiptarët do të jenë rrezik potencial për popujt sllav  të ardhur  në tokat tona po edhe  për Greqinë që e kemi  Çamërinë si peng aktual  i politikës greke po i mohojnë te drejtat tona edhe se historia i mbanë mend  se kur  i aneksuan trojet tona.

Me propagandën e tyre,  tregojnë shantazhojnë dhe mohojnë të drejtat e shqiptarëve edhe në instancat ndërkombëtare  siç veproj Beogradi këto ditë. A thua nuk ishte ngritja e flamurit  të Serbisë  provokim që u ngrit në Tiranë nga   kleriku i kishës serbe.

Për  ngritjen e flamurit tonë mbi stadiumin e Beogradit   serbët u treguan   shumë   agresiv edhe se kishim të drejtë nga konventat ndërkombëtare. Mos te harron Beogradi se tapitë e shqiptarëve janë   të konservuara në  arkivat e ndryshëm si në  Stamboll , Athinë dhe në Romë , që  do ti afrohen edhe Beogradit.

 

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)