25 Prill 2024

Fat i madh që u ndërpre ndeshja

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Njerëzit gjithnjë urrejnë më së tepërmi, ata të cilëve ua kanë lakmi. (H.Mencken)

Sikur ndeshja futbollistike Sërbi-Shqipëri të mos ndërpritej tre minuta para perfundimit të gjysëmlojës së parë, me siguri, pasojat do te ishin të paparashikushme dhe shumë tragjike për palën shqiptare.

Nëse i bëjmë një kronologji ngjarjeve,  deri në momentin e ndërprerjes së këtij takimi, shumë fakte flasin se ekipi shqiptarë, jo vetëm lojtarët dhe stafi percjellës, por edhe pjesa tjetër e delegacionit shqiptar, me siguri, kanë përjetuar situata dhe momente dhune, kercënimi dhe frike, që vështirë, është, edhe të përshkruhen.

Siq kemi vërejtur, e cdo gjë edhe është regjistruar, me të hyrë të ekipit shqiptarë në fushë, qirrjet dhe klithjet shtazarake të tifozerisë sërbe , prezentonin skenën dhe atmosferën, që paralajmëronte dhunë e urrejtje, apo thën shkurt, kërkohej gjak shqiptari, dhe një fjalori,  që i gjasonte mitingjeve të Millosheviqt, kur pas ndryshimeve kushtetuese te vitit 89, vizitonte Kosovën, në kohën e pushtetit apsolut sërb në Kosovë, kur, edhe atë kohë, kërkohej, koka e shqiptarit, dhe cdo shqiptar, ishte cak I dhunës.

Në veqanti, 1o minutat para se të ndërpritej ky takim, kur ekipi i kombëtares shqiptare, arriti të konsolidoj bukur mire radhët, dhe pati edhe disa raste shënimi, ishin sinjale shpresëdhënëse ,  se ekipi sërb mund të përballej edhe me humbje, jo vetëm turma e tifozëve sërbë, por edhe shtabi teknik i kombëtares sërbe, u qartën dhe pos ovacioneve kërcënuese, filluan edhe të hudhnin gjësende plasëse në teren dhe drejt lojtarëve të kombëtares shqiptare, me cka, paralajmërohej, një fortunë dhe një dhunë e paparë, ndaj ekipit musafirë, që këto momente, ishte më i mirë, me lojë e me sjellje sportive në teren.

Paramendojeni tash, kur fal pikërisht ndërprerjes së këtij takimi, 3 minuta para përfunddimit të pjesës së parë, kur, (po e përsërisë) fatlumësisht, ekipi shqiptarë, pas shumë peripetive , dhunës, sharjeve e kacafytjeve, jo vetëm në teren me lojtarë por edhe me roje sigurimi e staf teknik të ekipit sërb, në zhveshtore …tashmë gjindet në Shqipëri, të kishte ndodhur që të zhvillonte takimin, dhe të shënonte fitore, në stadiumin e Beogradit, atëherë, shumica e lojtarëve shqiptarë, por edhe ata pak shikues shqiptarë që ishin present, do të ktheheshin jo me aeroplan dhe me gervishje, të fyer e dhunuar, por(e them me keqardhje) në arkivole, apo vetëm pjesë të trupit të disa prej tyre, që do të ishin, pre e shfryrjeve të epsheve shtazake,  të tifozerisë dhe nacionalistëve sërb.

Sllogani më përfolur dhe më i theksuar “Vraji shiptarët” (Ubij shiptare), që nga fillimi i ndeshjes ,  në rast të vazhdimit të ndeshjes, dhe hipotetikisht po e them, të fitores eventulae të reprezentacionit shqiptar, do të ishte baraz me një bilanc katastrofal, dhe me pasoja të shumta në njerëz, kuptohet nga pala shqiptare, dhe ate, si në lojtarë ashtu edhe staf civil e shikues, dhe, kuptohet , cdo deklaratë e mëvonëshme mes dy kryministrave apo dy shteteve, do të ishte e pakuptimtë.

Bile, bile, nëse bazohemi në deklaratat e gjithë lidershipit sërb, pa dallime të mëdha, edhe pas ndërprerjes fatlume të këtij takimi, mllefi dhe fjalori nacionalist dhe shovenist, është mesazhi dhe brumi kryesor drejtuar opinionit, andaj, në rast të fitores së ekipt shqiptar, ndaj kombtares sërbe, kët mllef nuk do të kursenin ta zbraznin edhe fizikisht, jo vetëm “varrëmihësi, ” apo presidenti sërb Nikoliq, as “i vogli” i Millosheviqit-ministri Daciq, por as kryeministri , “product shqiptari” , Vuqic, e shumë zyrtarë tjerë sërb.

Edhe pse kanë kaluar afër një javë nga ndërpreja e këtij takimi, dhe kuptohet edhe nga reagimet edhe të sportëdashësve të shumtë botëror, por edhe politikajve, një gjë po shihet dhe duket haptazi, se fajtor kryesor, për kët situate të krijuar, është pala sërbe, por , megjithate, fjalori shovenist sërb, nuk ka të ndaluar, dhe jo vetëm nga goja e politikajve kryesor sërb, që me të drejt edhe po cilësohen si vazhdimsi e politikës millosheviqiane, por ajo që vlen të potencohet, është, se as mediet sërbe, nuk kanë ndryshuar fare, në raport me shqiptarët, dhe pothuaj, të gjitha, në vazhdimësi, në ballinat e tyre dhe kryelajm kryesor, publikuan informata, ku shqiptarërt paraqiteshin si kriminel, banditë, provokatorë, hajdut…!

Ajo që vlen të përshëndetet, dhe kuptohet edhe na gëzon, për ne shiptarët, është fakti se pos lojës të pëlqyer të kombëtares shqiptare, dhe qëndrimit dinjitoz karshi dhunës ndaj simbolit kombëtar, lidershipi shqiptarë jo vetëm në Shqipëri, kësaj radhe, tregoi një pjekuri të lartë me prononcime dhe reagime shumë dinjitoze karshi deklarateve ndjellakeqe të politikajëve sërb.

Në veqanti, kryeministri shqiptar Edi Rama, ishte symbol I një burreshtetasi që do tia kishin lakmi shumë shtete, pasi që artikuloi shumë bindshëm, arsyeshëm, dhe me kohë ndaj kësaj situate, duke dëshmuar vlera morale, kombëtare dhe shtetëformuese, pa ndonjë retorikë, që janë vlera demokratike të një shteti, që synon të ndërtoj një të ardhme, që garanton stabilitet dhe prosperitet, jo vetëm për rajonin por edhe më gjër.
 


 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)