19 Mars 2024

Luanët e Kombëtares Shqiptare

Shkruar nga Faik Krasniqi

Ndërsa pinte ujë në krye të një përroi që rridhte, një ujk pa një qengj pak më poshtë rrjedhës. Meqë e ndau mendjen ta sulmonte, egërsira filloi të mendonte një justifikim të besueshëm për ta bërë qengjin pre te vet.

 - Maskara, - bërtiti, duke iu afruar. - Si guxon të turbullosh ujin që pi unë?- Të lutem, më fal, - ia ktheu qengji me zë të mekur, - po nuk e kuptoj si ta turbulluakam unë ujin, kur ai rrjedh nga ti tek unë dhe jo nga unë tek ti.- Sido që të jetë, - iu kundërpërgjigj bisha.

- Mirë, po a nuk të kujtohet vetëm një vit më parë ke folur keq për mua pas kurrizit.- Oh, zotëri, - tha qengji, - unë nuk kisha lindur ende para një viti.

- Mirë, - vazhdoi me të vetën ujku, - nëse nuk ke qenë ti, ka qenë nëna jote, njëlloj është për mua. Sidoqoftë, nuk ke pse më kundërshton kot. Prapëseprapë do të ha për darkë. Dhe, pa thënë asnjë fjalë më shumë, u lëshua mbi qengjin e shkretë e të pambrojtur dhe e bëri copë e çikë.

Ata janë Heronjtë e Kombit!

Pas ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e cila edhe eskaloi si rezultat i dhunës së tifozëve, lojtarëve, huliganëve e sigurimit serbë ndaj lojtarëve shqiptarë, reagimet vijnë nga më të ndryshmet.

E si duket gjithçka do të mbyllet në tavolinë, duke shpresuar në rezultat pozitiv për kombëtaren shqiptare. Populli serb e konfirmoi edhe atë mbrëmje se ata nuk janë popull demokratik, duke e pohuar edhe në futboll se ata ndër vite ishin dhe kanë mbetur barbarë e injorant.

Disa thoshin se serbët janë njerëz të civilizuar! Ne shqiptarët e Kosovës dhe krahinave tjera shqiptare në ish- Jugosllavi, i njohim shumë mirë serbët, pasi për më shumë se një shekull, kemi qenë të okupuar nga këta barbarë.

Rasti i asaj nate është edhe një sinjal dhe mësim i qartë se populli serb nuk është një popull i civilizuar, sepse këtë me ato veprime ata konfirmuan fashizmin dhe barbarinë e tyre. Kjo ndeshje ishte mësim për ata që thonë se serbët janë popull i civilizuar. Serbët dhe civilizimi janë larg njëra-tjetrës.

Ata janë fashistë dhe barbarë. Djemëve tanë iu lumtë që si luana e mbrojtën Flamurin e Shqipërisë Etnike. Ata janë Heronjtë e Kombit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)