19 Mars 2024

Ekskursionet në Shqipëri, kënaqësi apo frikë për nxënësit dhe prindërit

Shkruar nga Fidan Mustafa

Ekskursionet në Shqipëri, ecin drejt ciklit të vazhdimësisë së normalitetit e kulturës civilizuese për shumë të rijnë e profesor, por si te tilla vazhdojnë ti shqetësojnë prindërit në këtë fillim vit shkollor pas incidenteve të njëpasnjëshme në ekskursione, përkundër asaj se prindërit duhet paguajnë nga xhepi i tyre çmim të lartë për një ekskursion të fëmijëve, ku mungon papërgjegjësia nga organizatorët, rreziku, parregullsitë që shoqërojnë nxënësit, e deri te frika se a do të kthehen shëndosh e mirë në shtëpi.  

Disa ditë më parë një nxënës nga Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan gjatë ekskursionit në Shqipëri - Durrës, gjeti vdekjen duke rënë nga ballkoni i apartamentit në të cilin gjendej.

Edhe pse nuk pati dëshmitar, një deklaratë kontroverse, përgjegjësi i këtyre nxënësve deklaroj: “I riu kishte një veti, ai ishte zgjuar në gjumë ‘jerm’ dhe ka rënë nga kati i pestë ku edhe ka banuar”. Familjarët demantojnë këtë deklaratë duke thënë se fëmija i tyre asnjëherë nuk kishte shfaqur veti të këtilla të ecjes në gjumë.

Gati një dekadë më parë, gjatë një ekskursioni në Shqipëri, 15 maturantë të Gjimnazit “Abdyl Frashri” të Malishevës humben jetën tragjikisht në aksidentin me autobus në afërsi të Fushë-Arëzës derisa po ktheheshin nga ekskursionet e organizuara në Shqipëri.

Në këtë aksident pësuan lëndime të rënda edhe 34 nxënës të tjerë, për të cilët ende nuk janë dëmshpërblyer nga kompanitë e sigurimeve, përkundër dëmtimeve të rënda, traumave të nxënësve dhe familjarëve të viktimave.

E organizatorët e ekskursioneve dhe përgjegjësit e shkollave, nuk ndjejnë asnjë lloj të përgjegjësisë për incidentet eventuale të nxënësve që shoqërojnë, derisa biletat e udhëtimit për profesorët e mësimdhënësit paguhen nga vet nxënësit e prindërit e tyre.
 
Ekskursionet vazhdojnë, pa u marrë në konsideratë aksidentet, incidentet e viktimave dhe problemeve që shfaqen thuajse çdo vit në organizime.

Shumtën e rasteve, interesimi për organizim të ekskursioneve iniciohet nga vet arsimtarët e profesorët duke përdorur disa nxënës, kjo për shkak të mundësisë së përfitimit nga ana e tenderëve bashkë me kompanitë e autobusëve dhe njëherë kryerjes së pushimit falas mbi supet e nxënësve.

Disa nga agjencitë turistike që merren me organizimin e ekskursioneve bëjnë të ditur për mënyrat e manipulimit dhe korrupsionit, ku gjithë kjo i drejtohet drejtuesve të shkollave.

Gjithçka funksionon në mënyrë ilegale, ku tenderët për organizim të ekskursioneve realizohen përmes rrugëve kriminale në kafe e jashtë objekteve institucionale, por para opinionit shfaqen tender transparent e të rregullt. 

Në shumë raste, organizatorët bëjnë marrëveshje me kompanitë e autobusëve për përqindjet e përfitimeve nga ekskursionet dhe vet caktim të çmimit për nxënës.

Një punonjës i një agjencie turistike shpjegon siç thotë ai për ofertat e tyre më të lira të cilat nuk mirën parasysh në tender, derisa fiton oferta me çmim më të fryrë, duke aluduar për krim të organizuar e korrupsion nga organizatorët e shkollave, mbi kurrizin e nxënësve dhe familjarëve kosovar. 

Parregullsitë e organizatorëve (Përgjegjësve të Shkollave) vazhdojnë edhe më tej, duke u lënë të lirë nga organet e drejtësisë, pa ndërmarrë asnjë hap në hetimin e shumë rasteve që përcjellin nxënësit e maturantët gjatë ekskursioneve dhe përfitimet e majme të kompanive ku në shumicën e rasteve, kompanitë e autobusëve përzgjidhen mbi preferenca partiake.

Jo rrallëherë, nxënëset janë të abuzuara edhe seksualisht gjatë këtyre organizimeve, me anë të përdorimit të drogave të llojeve të ndryshme, alkool e gjësende të dyshimta narkotike, e gjitha këto në pjesën më të madhe ndodhin në prezencë të mësuesve.

Fatkeqësisht, nxënësit kur kthehen në shtëpi organet e drejtësisë nuk merren me trajtimin e rasteve të kërcënimeve dhe abuzimeve ndaj vajzave, përdorimit të drogave e pasojat e sëmundjeve që përfitojnë nxënësit gjatë ekskursionit, ku në shumë raste izolohen nga organizatorët.

Si çdoherë, barra e përgjegjësia bie mbi familjen e varfër kosovare, duke u marrë me kurim të fëmijëve si pasoj e papërgjegjësisë institucionale.  

 


   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)