27 Prill 2024

Shtetin e kapi për fyti edhe pozita edhe opozita

Shkruar nga Blerim Burjani

Shumë fjalë janë dëgjuar sikur edhe komente shterp nga individë, misionar partiak, lider, të gjitha këto duken te jenë veç sa për konsum dhe për të bërë akuzë njeri ndaj tjetri, por se asnjëra palë nuk duket te jetë më e mirë përveç kapës të “shtetit për fyti”, bllokada, fjalë, akuza kundër akuza njëra ndaj tjetri.

Kapës të shtetit kohërave të fundit u hy në modë, fjalët te cilat i dëgjojmë për çdo ditë , pak kush prej neve beson se këta dy palët t nuk janë njëjtë.

Të dy palët përveç pushtetit askund mëndet si kanë. Shteti po ballafaqohet me këtë kategori te “kapsave “të cilët kur se din kur është bollë, njëra palë si opozita ka thanë se do të presim derisa të lodhet PDK duke   propozuar krye parlamentar, veç mendoni çfarë logjike është kjo?

Aspak nuk korrespondon më politikat e qëndrueshme institucionale dhe zhvillimin e rendit dhe ligjit dhe të drejtat demokratike. Tregomëni ku ka në botë të drejta të tilla të njëjta si opozita që është opozitë në saj të humbjes dhe fituese në suaza të votove të fituara?

Ku ka në një shtet që po e kërkojnë këto dy palë me luajt më parime dhe rregulla demokratike e mbi të gjitha me luajt me sovranin –popullin i cili i votojë që dikush të kujdeset për ta , por jo  këta njerëz  kujdesen vetëm për veti?Kujt i vyejnë këta njerëz?  

Çka dëshirojnë të bëjnë më këto lojëra pa kufi? Qytetari sipas kësaj logjike po u duka me këqyrë kush po lodhet prej njeri tjetrit dhe me iu  përmirësua jeta e tyre?

Njerëz këta që rrinë kafiterive dhe pinë kafe e qaj me liman nëpër shtëpia , e mblidhen herë para dite e herë pas dite veç me dal para kamerave me tregua se na jemi më të fortë?

Domethënë  qytetarët po duka me prit derisa këta të arrijnë komoditetin e tyre , aty ku synojnë? Nëse nuk ndodhë,  ata janë në gjendje deri ne pranverë me u marr  me lojëra të këtij tipi të pa përgjegjësisë, kohë ka  sa të duash?

Tash është kohë vjeshtë , shi e qytetarët pritojnë me u marr më ta?E këta kanë kohë deri në pranverë me bërë hajgare?

Më se shumti qesharak dalin duke përsërit njëjtë na i kemi numrat si opozita , a pozita thotë na kemi të drejtën kushtetuese? E populli sipas kësaj logjike po u duka me i shikua se çka po thonë?

Ata ende se din sa monoton janë bërë te qytetarët sa që më mirë mos me dal në Tv fare më i përsërit të njëjtat fjalë dhe muskuj politik? Kur po dalin në Tv edhe disa njerëz të cilët quhen opinionist e s’po dihet as kush janë ?

E as çka përfaqësojnë realisht me do frizura,  atëherë kjo skenë politike është shndërrua në një komedi të llojit të ”ditarit te stupcave”, janë bërë  humorist të shumtë në këtë taksirat të qytetarëve që po merren me politik.

Kohë e përkryer për të bërë hajgare?Përderisa bashkësia ndërkombëtare  deklarohet se nuk ndërhyn në këtë hajgare të bllokadave të tipit të komedisë “mahmutovit dhe regjepovit”, pozita dhe opozita nuk kanë kohë mjaftë shumë me pritë edhe ashtu duhet me i krye disa punë të mëdha si çështja e themelimit të asociacionit të komunave serbe, gjykatën speciale, dialogun me Serbinë, kështu që bashkësia ndërkombëtare do ti lenë mu “korit krejt më sovranin  deri në fund “, për t’iu thënë në fund  a e shihni sa larg jeni me demokracinë?

Këta njerëz janë bërë edhe imun ndaj përgjegjësisë, me fjalë tjera s’ka dert veç le te vazhdon kështu”, koha nuk harxhohet sikur edhe apetitet për pushtet nuk mungojnë fare.

Edhe do skena qesharake shihen prapa njerëzve të liderëve opozitar , do njerëz të cilët rrinë gati mos po bëhet diçka e lideri po i’u jep ndonjë post ministri, njerëz  këta  që s’kanë fituar vota fare edhe kurrë realisht s’kanë pas ndonjë ndikim kurrfarë, dhe kanë mbijetuar në saje të liderit,  kësaj situate i jepin një fotografi të gjendjes qesharake në këtë shtet.

Dalin me do letra përpara , s’po dihet a është duke u incizua ndonjë film komedi për programin e  vitit të ri?

Përplot konferenca shtypi , më mirë do  të ishte që mos të dalin në Tv derisa nuk arrijnë të bëhen serioz  me sovranin, deri këtu është komedi kjo gjendje, deri ku ka mbërri ideja apo strategjia mu shty partitë ndërmjet veti me shikuar deri kur po lodhet njëra palë”.

Pozita aktuale është në pritje  se kur po e zgjedhë krye parlamentarin, duket se deri ne pranverë do të propozojë kandidatë dhe s’ka zgjedhje te krye parlamentarit, qeverisje e tyre kishte përplot dështime në disa dikaster, as mendja  nuk duhet ti shkojë liderit të PDK  të udhëheq me disa njerëz të dështuar te deritashëm.

PDK nuk lëshon pe, thirret në të drejtën kushtetuese dhe votën e qytetarit, vetëm qytetari mund të  ia marr pushtetin, opozita po i bon presion në vazhdimësi me heq dorë, kjo strategji është përdorë edhe më parë nga një subjekt politik dhe kishte dështuar, në demokraci nuk dhuron  kush” pushtet badihava”, pushtetin e jep vota e qytetarëve.

Kështu kemi mbet pa institucione dhe pa shpresë se këta njerëz do të ulën e të flasin çka me bërë me votën e qytetarëve e jo ku po mbesin ata ne këtë pushtet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)