19 Prill 2024

Monopolizimi i tregut nga mafia politike

Shkruar nga Faik Krasniqi

Në këto 15 vitet e fundit të pasluftës, kemi pasur pothuajse shumë pak investime të jashtme në Kosovë. E kjo për shumë arsye: për mungesë të rendit dhe ligjit, jostabilitetit politik, korrupsionit, rryshfetit, burokracisë, neglizhencës etj. 

Edhe ato pak kompani të huaja që kanë dashur të investojnë në Kosovë, janë larguar për shkak të rryshfetit të kërkuar nga kjo Qeveri.

Këtë gjë e kanë thënë edhe përfaqësuesit e atyre kompanive, dhe pastaj ato investime i kanë drejtuar drejt shteteve të rajonit. Por jo vetëm investimet e jashtme, por edhe shumë donacione nga jashtë për shkak të rryshfetit, burokracisë dhe neglizhencës, i kemi humbur. E kjo e gjitha për fajin e kësaj Qeverie në largim, por një pjesë të fajit e kanë edhe qeveritë paraprake.

Por Qeveritë paraprake deri diku mund t\'i arsyetoj, sepse deri në 2008 Kosova nuk ka qenë shtet i pavarur. Mbyllja e bizneseve po bëhet edhe për shkak të tatimeve dhe TVSH-së së lartë, dhe shkaku që kjo Qeveri ka favorizuar shumë kompani që janë të afërta me të, dhe ata duke krijuar monopol në ekonominë e përgjithshme në Kosovë, i ka dëmtuar në masë të madhe bizneset e tjera.

Që do të thotë se biznesi në Kosovë nuk ka qenë fare i barabartë. Kur bizneset nuk trajtohen njëjtë, është shumë vështirë të mbijetosh dhe vije deri tek falimentimi i biznesit. Zgjidhja e parë është që kjo Qeveri në largim të ik sa më shpejt, sepse është fajtorja kryesore për dëmtimin dhe ngjecjen e ekonomisë së Kosovës.

E dyta, të formohet sa më shpejt Qeveria nga koalicioni LDK-VV-AAK-NISMA. E treta, për të pasur investime të jashtme në Kosovë, pikë së pari duhet të mbisundojë rendi dhe ligji, të luftohet korrupsioni dhe rryshfeti, të hiqen procedurat burokratike për investitorët etj.

E katërta, duhet të punohet shumë edhe me diasporën shqiptare, sepse kemi me qindra-mijëra shqiptarë nëpër botë që janë biznesmenë të fuqishëm dhe të suksesshëm, por çdo investitor qoftë i huaj apo shqiptar, kërkon kushte dhe siguri për investimet e tij.

Asnjë investitor i huaj apo shqiptar, nuk investon pa iu garantuar investimi i tij, por edhe nëse nuk ka kushte si psh: rrymë 24 orë, ujë dhe gjithë infrastrukturën përcjellëse. Dhe këto të gjitha shteti duhet t\'ju garantoj.

E pesta, duhet të ketë ulje të tatimeve dhe TVSH-së për investimet e huaja, apo për të hartohet një plan ekonomik që investimet që vijnë nga jashtë, për 2-3 vite mos të kenë fare tatim. Kjo gjë është praktikuar në shumë vende në tranzicion dhe ka pasur sukses.

E gjashta, të hiqet monopoli që shumë biznese të lidhura ngushtë me njerëz dhe grupacione të caktura politike, kanë krjiuar dhe i kanë shkaktuar dëme të mëdha si ekonomisë së Kosovës, poashtu edhe bizneseve të tjera. Përmes këtij monopoli të krijuar nga bizneset e afërta me Qeverinë, kanë përfituar vetëm këto kompani dhe mafia politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)